Foto: Çfarë mbeti pas protestës!

0
491

Dita, 31 mars 2018

Duket si zonë lufte vendi ku u zhvillua sot protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit.
Protestuesit kanë shkatërruar totalisht sportelet e kompanisë ku do të paguhej tarifa e kalimit.

Pas dy orësh përplasje me policinë, e cila u tërhoq për të shmangur ndonjë tragjedi, zjarri ka shkatërruar gjithçka.
Ajo ç’ka ka mbetur pas tregohet në këto foto të dërguara në “Dita”. e.r./dita


Foto: Kush e dërgon Saliun në protestë?

Sa herë që bëhen protesta janë disa emra që nuk mungojnë asnjëherë, këta ose kanë ‘shpirtin e protestës” ose kanë qejf të shohin zjarr dhe tym.

Në tubimin e sotëm në Kalimash, i cili kishte si qëllim kundërshtimin e taksës së rrugës ka qenë edhe Sali Lushaj, raporton Dita.

Lushaj njihet si një nga njerëzit e afërt të Sali Berishës dhe ka qenë për shumë vite truproja i tij.

e.r./dita