DY SHQIPTARË ME “ATLLARË”, NJË NË PRISHTINË, TJETRI NË NOVI PAZAR

0
1113

Nga Xhafer LECI

Figura e shiqptarëve në Evropë identifikohej jo vetëm me veshjen tonë kombëtare, por edhe me zakone tjera, si me kuaj të bukur e të shpejtë, mbajtjen e armëve…

Këtu po sjell dy shqiptarë, me kuaj dhe pamje si të kalit të Ali Pashë Tepelenës! Baca Mehmet Berisha-Dyzi, nga fshati Dyz i Llapit, i cili ndërroi jetë në Prishtinë dhe të shqiptarit Rasim Redžović (Rexhoviq), nga fshati Glluhavicë e Tutinit.

Më poshtë do të shkruaj për 3 (tre) vëllezër shqiptarë të besimit katolik, Preka-Prenqe, Kuka-Kukiqi, Tuta -Tutiçi, të gjithë të asimiluar, shumica të mulimanizuar, por, edhe të sllavizuar. Arsyet e këtij muslimanizimi apo të sllavizimit, janë pushtimet e ndryshme, tryesnia e vazhdueshme e pushtuesëve, mungesa e shkollimit, analfabetizmi masiv i asaj popullate, dikur, shqiptare. Sot janë qindra familje të cilët jetojnë në Sanxhak, përkatësisht, Novi Pazar (Pazari i Ri), Turqi, Mal të Zi, Serbi dhe nëpër botë. Askush nga këta nuk dinë më të flasin shqip! Disa e pranojnë se janë shqiptarë me origjinë, e disa jo! Rasim Rexhoviq është pjesëtar i familjes Preka-Prenqe.

Husein Habibović në librin e tij „Gluhavica kroz Vekove„ Faqe 164,165 shkruan se, qyteti Tutin, ka marrë emrin sipas një udhëheqësi të luftës kundër ushtrisë turke, Jakub Tuta -Tutiçi. Sipas autorit të librit në fjalë, Husein Habiboviç, shkruan se, Rashid Tutiç, i lindur më 1936, në Dobri Dug të Tutinit, është njohës i mirë i së kaluarës së familje së tij, edhe për emrin e Tutinit…

Unë, Xhafer Leci, kam lexuar në shtypin boshnjak. Sipas traditës, emri i sotëm i jepet Tutin në vitin 1831, kur kalonte kapetan Hussein-Begu Gradaščević me ushtrinë përmes territorit Tutin, për të luftuar kundër ushtrisë turke dhe reformat e kryera nga Sulltan Mahmudi II.

“Narod je bio iznenađen njenim prolaskom i tutnjavom”. (Njerëzit e asaj kohe ishin të befasuar nga kalimi dhe trazirat e saj). Që në gjuhën boshnjake e quajnë Tutnjava-Tutin.
Leksioni i dytë thotë se Mbretëresha e fundit ilire, Teuta, ka qëndruar në një kodër mbi qytet, dhe me këtë u quajt qyteti -Teutin, i Teutës, sot Tutin…


Në foto: Mehmet Berisha-Dyzi, e huazuar nga një shkrim i z.Mithat Lepaja. Mehmet Berisha, i njohur në popull si Mehmet Dyzi. Dyzi është një fshat i Komunës së Podujevës. Baca Mehmet Dyzi, njihet në Llap e Gollap, Prishtinë e më gjerë, si një burrë i ndershëm, i dukshëm me veshje kombëtare, me kali të mirë, për të cilin, jo pak herë, ka paguar dënimin-gjobën nga policia-milicia, siç e quanin atëherë, duke ecur qendrës së Prishinës me atin e tij. Njihet edhe si pleqnar, por edhe për mbajtjen e armëve, dihet të fshehura në shtëpi. Baci Mehmet, si nacionalist që ka qenë, me një rast kishte thënë: “As qeni mos mu baftë komunist!” Djali i Bacit Mehmet, miku im i mirë, Nazmi Berisha, tash 80 vjeçar, ish i burgosur politik, i cili ka vuajtur 20 vjet burg, në kohën e diktaturës së egër enveriste në Shqipëri. (Lexo librin: “20 vjet në burgjet e Enver Hoxhës”).

Rrëfim: Në vitet 1970-ta, me një rast, në një kuvend pajtimi gjagjesh, në rajonin e Llapit, ku kishte marrë pjesë edhe axha im, Zukë Leci, kaçak, burgaxhi shumëvjeçarë, luftëtar dhe pleqnar. Pas një bisede në atë kuvend; “mexhlis”, e cila nuk i kishte pëlqyer axhës tim, Zuka i thotë Mehmet Dyzit: “Ti tek je çorr bre burrë”! Mehmeti ia kthen: “Unë njenin sy, e ti të dy çorr i paske”! Pasi që mbaron pajtimi, si zakon i shqiptarëve-burra që është, Mehemt Berisha, kur e përcjell Zukë Lecin, e sheh se Zukën po e shoqëronte vetëm një mik i tij, Mehmeti i thotë: “Tek je trim bre Zukë Leci, kam mendue se bashkë me ty janë nja 10 burra këtu, me ato fjalë e më ate zë të madh që folshe ti”. Duke u përshëndetur, ia shtrëngojnë dorën njëri tjetrit dhe përqafohen burrërisht. Në fakt, Zuka është kushëri i parë i tim at, por neve, për respektin që kishim, e thrrisnim axhë, sepse ai ka pasur vetëm një vëlla, Mehmetin, të cilin ia kanë vra kolonët serbo-malazezë më 1916, për çka edhe ka pasuar hakmarrja…


Në foto: Rasim Redžović (Rexhoviq), marë nga libri i kushërinit të tij, Husein Habibović „Gluhavica kroz Vekove„ f.206
Rasimi, përpos që i ka dashur kuajt e mirë, edhe armet e mira, ka ndihmuar shumë njerëzit me nevoja, ka qenë mjeshtër i shumë zanateve. Me një fjalë i respektuar nëpër oda.

Senad Šemsović (Shemsoviq) nga gjaku kusheri i Rasim Rexhoviq-it, për ndryshe djalë i motrës së gruas time, më ka treguar, se Rasimi ka pasur një orë të vjetër 360 vjet, me qystek,cilën e ruan gruaja e Rasimit, cila ende jeton. Një historik të shkurtër të një familje shqiptare, dikur, me besim katolik. Sipas historianit Dr.Ejup Mušović, “Stanovnistvo Sjeničkog i tutinskog kraja”, (Popullsia e Sjenicës dhe Tutinit me rrethina ), Beograd 1989. f 94, 237 dhe 238. Sipas një versioni, para nja 300 vitesh, në shekullin XVII, nga Malësia janë shpërngulur shumë shqiptarë të fisit Shkreli, duke u vendosur në disa fshatra të Peshterit e tjera, Komuna e Tutinit. Po veçoj 3 vëllezër, Preka Kuka dhe Tuta, cilët në fillim janë vendosur në fshatin, Dobri Dub, e më vonë në Novi Pazar, në Glluhavicë, Tutin, në Turqi, Serbi dhe shumë vende tjera nepër botë, Preka-Prenqe, Kuka-Kukiqi, Tuta-Tutiçi.


Familja e më të vjetërve të Preka-Prençe, në Novi Pazar. Foto e huazuar nga libri në fjalë i Husein Habibović, f.275

Vetëm në Tutin sot jetojnë mbi 70 familje të Tutës- me mbiemër Tutiçi. Tutiçët jetojnë edhe në Novi Pazar, Turqi, Mal të Zi etj. Tutiçët shumica janë muslimanizuar dhe vetën e njohin më shumë si boshnjakë. Një numër bukur i madh i tutiçëve, të cilët sot jetojnë në Mojkovac në Mal të Zi, janë sllavizuar, për dallim nga këta të Sanxhakut, të cilët janë muslimanizuar, por e pranojnë se janë me prejardhje shqiptare. Ata të sllavizuarit e Mojkovcit nuk e pranojnë! Disa familje nga Preka-Prenqe, dikur, sipas emrave të 5 vëllezërve, sot kanë këta 5 mbiemra, Kahroviç, Shemsoviç, Rexhovic, Habiboviç dhe Nuroviç.

Kur jemi tek familja Nurović (Nuroviq), kujtojmë zonjushën Amina Nuroviç, e cila bëri bujë të madhe, në të gjithë hapësirat shqiptare, me rrëfimet e saja, se, ajo është me origjinë shqiptare, dhe se dëshiron që shqiptarët e Sanxhakut, të Novi Pazarit e tjerë, t`u kthehen rrënjëve të tyre të vjetra…

Disa nga familja Preka, pas muslimanizimit të tyre, sot jetojnë në Çaçak të Serbisë dhe rrethina, të sllavizuar, me mbiemrin Prekiç, disa janë shpërngulur në Kosovë dhe sot jetojnë si shqiptarë të besimit katolik, Preka. Unë, pyes, kush e di a ka ndonjë lidhje familja e besimit katolik në Kosovë, me mbiemrin Prenka, me këtë të Saxhakut Preka?

Gjermani-Wendlingen, 1.4.2018