Erdogan-Haradinajt: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë?

0
793
Ramushi - Erdogan

Dita, 31 mars 2018

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar ndaj kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm dhe kreun e AKI në Kosovë.

Në një takim me partinë e tij, ai e quan Haradinajn përgjegjës për shkarkimin e tyre, dhe i bën thirrje kosovarëve t’i kërkojnë llogari.

Kryeministri i Kosovës largoi nga detyra personin në krye të inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, është shprehur Erdogan.

Ai vijoi më tej duke thënë se përkrahja që Haradinaj ka treguar ndaj “gylenistëve” do të dënohet nga vetë kosovarët.

Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë, e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe ti për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që njoh, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë.

s.a/dita