JIŘÍ ORTEN (1919 -1941)
Jiří Orten (emri i vërtetë ishte Jiří Ohrenstein) (Kutná Hora, 30 gusht 1919 – Pragë, 1 shtator 1941) ishte poet çeke.
Ai ishte nga një familje hebreje dhe vëllai i regjisorit Ota Ornest, ai studioi në Konservatorin e Dramës në Pragë deri në vitin 1939, një vit vendimtar për Evropën dhe për jetën e Ortenit. Trupat okupuese gjermane mbërritën në Bohemi dhe Moravia, dhe ligjet e racës së tretë të radhës hynë në fuqi menjëherë. Ai kishte një jetë shumë të shkurtër, sepse ai vdiq vetëm 22 vjet pas një aksidenti trafiku: ai u godit nga një ambulancë gjermane. Ai u varros në varrezat e reja hebraike në Pragë.
POETIKA
Në moshën 17 vjeç, në vitin 1936, filloi të shkruante në gazeta dhe revista, dhe që nga viti 1939, për shkak të ligjeve racore ai përdori pseudonimet Kerel Jìlek dhe Jiřì Jakub. Ai i përket grupit të artistëve të rinj Ohnice (Malerba) që punuan në vitet e pushtimit nazist (së bashku me Bednø, Bon, Bezovsk, Hirshal). Në veprën e tij janë të njohura ndikimet e poetit çek Halas, përveç R. Weiner, Rainer Maria Rilke, F. Jammes, dhe gjithashtu nga filozofia e Kierkegaard dhe de Unamuno. Në punën e tij të shkurtër letrare ai arriti të shprehte konceptin e tij negativ të ekzistencës, ndjenjën e dhimbjes dhe ankthit dhe ndërgjegjen e një vdekjeje të afërt. Një koncept i jetës emblematike për të gjithë gjeneratën e tij të detyruar të jetojë në një gjendje historikisht të vështirë, të minuar nga rreziqet e menjëhershme, të privuara nga perspektivat për të ardhmen e normalitetit dhe qetësisë.
Foto di Nastya Kaletkina
E NDËSHKUARA
Ai do të të ketë si një brilant.
Do të mbyllë gjatë netëve grilat.
Për të numëruar yjet do t’i shërbesh.
Ja një yll, ja dhe një tjetër
dhe ka shumë e më shumë prej tyre.
Në thellësi ai do të të gërmojë
gjer në qendrën e zjarrtë të fundit,
brenda teje për t’u takuar me ëndrrën e tij.
Në përmbysje, do të të gërmojë përsëri.
Madje edhe për numërimin e ëndrrave do t’i shërbesh.
Ja ëndrra që njeh gjithçka,
dhe ka shumë më pak prej tyre.
Nuk duhet të kesh frikë. Sepse ai e di
atë që do të humbasësh brenda vetes pas gjakut.
O Perëndi e madhe, mund të të pyes
sa e thellë është ajo që zhytet,
dhe si mund të më ndëshkosh,
ose me ferrin, nëse mund të të quaj të tillë,
ose me dashuri, nëse të tilla janë në mëngjeset
mbrëmjet e të cilave do të jenë paqësore,
ato mëngjese me mjegull dhe mosbesim,
gërmuar në mënyrë të saktë,
ose me të kundërtën time të pafundme,
përsëritje e ngurtësuar,
ose me dëshirën për të ndjekur
në fluturim shpendë dhe ëndrra, për të qenë gjithçka?
Nuk duhet të kem frikë. Sepse ai e di
atë që brenda meje do të humbas pas gjakut.
Vetëm për shkakun tënd unë të pyesja.
Janë të pakta fjalët që do peshojë përjetësia.
E kam ndëshkuar mjaft veten time tashmë
dhe nuk do pyes më tjetër here.
Qoftë në fund, qoftë në fillim,
dhe humb babanë, humb nënën
dhe të humbasësh veten në zemër
që zvogëlohet ngadalë si hëna,
si lavdia e hidhur në Unamuno*,
të jem një varrezë e mbipopulluar,
dhe ende të mos përshëndes kurrë
qiellin që harron të agojë, –
sepse shpresonte ta dinte,
atë që në vetvete do të humbasë pas gjakut.
*Miguel de Unamuno y Jugo : shkrimtar, poet, eseist filozof spañjoll
Përktheu: Faslli Haliti