Isak AHMETI
SHENJTORI I LIRISË
——————————-
Kohë më parë Fehmi Ajvazi ,shkrimtar dhe publicist i njohur, nxori në dritë librin studimor me titull:Figura e Adem Jasharit,botues “Lena Graphic Design”,Prishtinë ,2018,recensuar nga Dr. Sulejman Abazi, Dr. Bujar Dugolli dhe Dr. Sevdai Demiri. Ky lubër, të cilin po e marrim në shqyrtim, është shkruar me një teknikë të veçuar,sa të thjeshtë dhe të qartë,po aq edhe të ndërlikuar e shkencore nga pikëpamja e zbërthimit të gjerë e të thellë të figurës së Adem Jasharit(Mirsad Dakaj);libri vjen ,jo rastësisht, në përvjetorin e 20-të të Epopesë së UÇK-së.
Në këtë libër ,që lexohet me një frymë, është shpalosur trinomia jetësore e figurës së Adem Jasharit apo,siç është shprehur edhe vetë autori,tri karakteristika boshtore,tri shtylla të jashtëzakonshme që e përthekojnë figurën e tij.Këto karakteristika apo shtylla boshtore ,siç shprehet autori,janë:
-dita e lindjes,
-emri dhe
-mënyra e vdekjes.
Këto karakteristika ,ç’është e vërteta,janë sinkretizuar prej një strukture unike dhe padyshim edhe të pazbërthyeshme deri në fund…Adem Jashari ,beson autori, ka qenë një figurë e dhënë,një figurë delikate , një figurë misionare.Janë këto tri shenja të shenjta që,sipas vlerësimit të autorit ,ndërlidhën me figurën e Adem Jasharit.Prandaj jo rastësisht kjo figur është quajtur:SHENJTORI I LIRISË.
STRUKTURA E LIBRIT
————————————
Libri studimor:Figura e Adem Jasharit ,i autorit Fehmi Ajvazi,është strukturuar në tri pjesë ,me shtatë kapituj( nr.3 dhe 7 janë të një simbolike biblike),dhe përbëjnë tërësinë e librit ,ku është shpalosur ,mjaft bukur,profili i”natyrshëm” dhe i “mbinatyrshëm”i Adem Jasharit.Strkutura e librit në fjalë është kjo:
Hyrje
Pjesa e parë, përmban pesë kaputuj.
Kapitulli i parë:KORNIZA E IDENTITETIT
-Shenjat e çuditshme
1.Dita e lindjes,
2.Emri dhe
3.MbiemriKapitulli i dytë
QARKU I NJË KOHE
Krismat e një nate dhjetori
Zanafilla e një Sparte të reKapitulli i tretë
MAKTH ROBËRIE
Ëndrra dhe lutje
Imazh I
Imazh II
Imazh IIIKapitulli i karërt
NËN HARKUN E ZI
Lajmëtari
Goditësi legjendarKapitulli i pestë
TRI DITË LUFTE
Rrethimi
Tri ditë lufte
Tronditje dhe habiPJESA E DYTË
Kapitulli i gjashtë
FIGURA E ADEM JASHARIT
Fryma e alternimit
Tipologjia fizike
Faktori gjenetik
Tradita dhe historia
Faktori gjeografik-klimatik
Karakteri
Vetëdija dhe shpirti
Roli patriotik dhe mobilizues
Fenomeni i lirisë dhe i sakrificës
Epiteti i figurës legjendarePJESA E TRETË
Kapitulli i shtatëSHENJTORI I LIRISË
Epilog
Kthimi në zanafillë
Kodifikimi
Pse ky libër…?
Librin e tij në fjalë ,të strukturuar kështu, autori e ka ndërtuar me shumë përkushtim e pasion,me shumë të dhëna,me shumë të dhëna krahasimtare, për të na dhënë kështu njërën nga figurat më legjendare të Kosovës.Fillim e mbarim libri është shoqëruar me materiale përmbajtësore , me fakte, me përshkrime , me citime e referenca të mjaftueshme për të konstatuar se figura e tij nuk mund të shpjegohet me asnjë lloj teorie.Në libër ka edhe të dhëna historike-dokumentare,dëshmi krahasuese si dhe metodologji të ndryshme përmes të të cilave është shpalosur me hollësi profili i natyrshëm dhe mbinatyrshëm i figurës së Adem Jasharit.
Ky libër , që është me karakter hulumtues-studiues, përfshin çështje fundamentale,që lidhen me figurën e njërit prej heronjve më legjendarë të popullit tonë dhe se ajo ,sipas autorit,nuk mund të shpjegohet deri në fund me asnjë lloj teorie apo ligji shkencor dhe përtej shkencor.Kjo figurë e çuditshme(kështu ma pat karakterizuar vetë autori ,në një takim të përbashkët miqësor në Prishtinë,me Sarë Gjergjin,poet elitar dhe studiues i letërsisë)është ndërtuar mbi një sistem të çuditshëm trinometrik.Kjo është theksuar edhe në libër,madje në një formë mjaft interesante dhe bindëse
Në përmbyllje
———————–
Duke u mbështetur në rregulla dhe metoda të caktuara shkrimi dhe studimi,në të dhëna,burime,dëshmi, fakte relevante e të tjera ,autori në fjalë, na e ka dhuruar një libër të rrallë , të veçantë, me shumë vlera, për figurën e Adem Jasharit.Dhe jo rastësisht autori,pas një pune hulumtuese dhe përkushtimi të rrallë , do të konstatojë me të drejtë se Adem Jashari nuk erdhi mes nesh rastësisht.Erdhi ,beson autori, si i dhënë…!Dhe si “i dhënë” erdhi mes nesh me një mision të caktuar legjendar-mitik.Prandaj ,gjithnjë sipas vlerësimit të autorit të librit në fjalë, Adem Jashari personifikon së gjalli dhe pas rënies -flijimit , atributet dhe frymën e figurës së shenjtë!Ky është kryemendimi i autorit, që burimin do ta ketë nga të gjeturat ,nga dëshmitë dhe nga elementet e dhuntishme dhe delikate që e shoqërojnë fund e krye figurën e tij.