Ne nuk jemi vilajet i Erdoganit

0
490

Turqia s’mundi të na zhbëjë dot për 500 vjet, dhe s’do e bëjnë dot as për 5 mijë vjet

Nga Arbana Xharra, 29 mars 2018

Që nga viti 2013, unë nuk udhëtoj në Turqi, dhe nuk e shfrytëzoj asnjë linjë fluturimi nëpërmjet saj.

Kjo, për shkak të paralajmërimeve nga organet tona të sigurisë se unë mund të arrestohem nga sigurimi i atjeshëm për qëndrimet e mia publike për autokratin Erdogan.
Ish-ambasadorja turke, sikurse edhe ambasadorja aktuale kanë shkruar letra të hapura kundër meje. Kam pas polemikë të ashpër publike me të dytën.

Nuk po i numëroj qindra kërcënime dhe fushatën e egër të erdoganistëve kundër meje.

Por, është fakt i ditur se Erdogani është aleat i Rusisë. Amerika dhe Evropa janë duke e shqyrtuar largimin e tij nga NATO për shkak të veprimeve të tij kundër agjendës evropiane.

Erdogani është tiran që ka mbushur burgjet me gazetarë, intelektualë dhe eksponentë opozitarë.
Erdogani çdo ditë kërkon nga Amerika deportimin e Gylenit në Turqi, për të nisur pastaj ciklin e hakmarrjes ndaj tij.
Natyrisht se Amerika nuk bje e një kërkese të tillë.

Mijëra turq: profesorë, shkrimtarë, aktivistë që kanë guxuar të flasin haptazi kundër diktaturës dhe krimeve të Erdoganit u është hapur dera në Evropë dhe SHBA.

Asnjë gylenist nuk i është dorëzuar Erdoganit nga perëndimi deri sot.
Këtë e paska bërë sot Kosova.
Kjo është goditje e rëndë për shtetin tonë.

Unë e kam rreziku familjen me angazhimin tim në funksion të alarmimit të shtetit dhe shoqërisë kosovare për rrezikun nga agjenda islamiste e Erdoganit për Kosovën.

Do ta bëjë sërish të njëjtën gjë, nuk do të hesht!
Thjesht, ngase nuk jemi vilajet i Turqisë.
Kosova është Evropë, e orientuar qartë nga Perëndimi, por në asnjë mënyrë nga Lindja.

Ma merr mendja, që teksa i lexojnë këta rreshta, shumë erdoganistë nëpër institucione, në universitet, në polici e në FSK, do të shkrehen nga gëzimi, me paramendimin se arrestimet e sotme janë triumf.

E di që ka edhe mijëra të tjerë ushtarë ideologjik të Erdoganit nëpër trojet shqiptare.
Por, një dua t`u them. 500 vjet s’kanë arrit të na zhbëjnë, as edhe 5 mijë të tjera JO!