VAZHDON KARVANI I POETËVE

0
1052

Shkruajnë: Hajrush Redenica dhe Zymer Mehani

Karvani i poetëve pasi që kishte një rrugëtim shum të gjatë nëpër troje shqiptare, sidomos me fokus në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc Medvegjë), tani janë kthyer në Kamenicë, Drenicë, Prishtinë, për të vazhduar ditëve të ardhshme në Kastriot, në Vushtrri etj.

Më 27/03/2018, në Shkollën “Migjeni” të fshatit Kllodernicë të Skenderajit u përkujtuan 56 dëshmorët dhe martirët e kësaj treve, të rënë më 27/03/1999, me ç’rast u mbajt dhe një program kulturoro-artistik nga nxënës të kësaj shkolle. Ti’ dëgjosh ata fëmijë duke recituar poezi për më të dashurit e tyre, gjyshin, gjyshen, xhaxhallarët, hallat dhe për të gjithë të rënët pë liri, ishte një emocion i papërshkrueshëm. Në këtë Përvjetor Përkujtimor morën pjesë shumë nxënës, student, baballarë, nëna, xhaxhallarë, mësues e mësuese, Takimin madhështor e bëri edhe kryetari komunës së Skenderajt z.Bekim Jashari me stafin e tij.

Karvani i poetëve i përbër nga Prof. Zymer Mehani, shkrimtari Fadil Curri, Poeti Rudi Berisha, Poeti Hajrush Redenica ishin të ftuar si mysafirë nderi nga Familja, BEKAJ, për çka kësaj familjeje ju shprehim mirënjohje. Gjatë rrugës poetët u ndalën të vizitojnë dhe të bëjnë homazhe edhe në varrezat e të rënëve, në fshatin Kllodernicë, pastaj poetët u pritën në odën e z. Faik Bekaj, ku u shtrua dhe një drake tradicionale drenicase.

Karvani I poetëve pastaj vazhdoi rrugëtimin për në qytetin e Skënderajt, në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në përurimin e librit poetik “ Marsi i ditëlindjeve” të poetes Emine Imeri, me ç’rast poetja Imeri të gjithë pjesëmarrësit i shpërbleu me nga një libër. Pas përurimit të librit në fjalë, poetët vazhduan rrugëtimin për në Prekazin Legjendar, për të bërë homazhe tek Kompleksi Memorial i Jasharëve.

Më 28 / 03 / 2018 u vizitu njëra ndër shkollat më të vjetra dhe ndër më të mëdhatë në Prishtinë, Shkolla fillore dhe e mesme e ulët ‘’Elena Gjika’’. Fillimisht Poetët Zymer Mehani dhe Hajrush Redenica u pritën nga sekretari i shkollës z. Nazif Biqku, i cili na njohu me historikun e kësaj shkolle, me ç’rast kuptuam se kjo shkollë punën e vetë edukativo-arsimore e ka filluar prej vitit 1942. Prejj vitit 1945 dhe deri në vitin 1992 u qujat “Vuk Karaxhiq” dhe prej asaj kohe quhet ‘’Elena Gjika’’ Tani kjo shkollë ka gjithsej 1667 nxënës, prej tyre 150 të komiunitetit turk. Kjo shkollë ka 95 punëtorë, prej tyre 80 janë mësimdhënës dhe të tjerët punëtorë të administrates dhe teknikë.

Aty, në ambientet e shkollës u vërejt një stërngarkim i klasave mesatarisht me nga 34 nxënës. Kjo shkoll punon me dy ndërrime, posedon edhe bibliotekën, për të cilën poetët dhruan pak libra.

Poetët Zymer Mehani e Hajrush Redenica pastaj vazhduan për në klasën, ku u pritën nga talented e rinj, të cilët kishin shkruar poezi dhe ese. Fillimisht hapjen e orës letrare e hapi poeti Hajrush Redenica dhe pastaj mësuesja Mire Gashi, e cila i recitoi tri poezi, për të vazhduar pastaj me vogëlushët me punimet e tyre.

lexuan këta fëmijë:
Era Sallahu, kl.V4, Poezi kushtuar Adem Jasharit;
Era Vllasaliu, kl, V5 “Nënës”;
Eris Hasani kl, Vlll1 “Një heroi”;
Melos Kuqi, kl, Vlll1 “Skënderbeu”;
Arisa Krasniqi, kl, V1, “ Elena Gjika”;
Toska Gashi, kl, V1 “Pyeta gjyshin”;
Erda Osmani, kl, Vlll1 “Festat e marsit”;
Erza Krasniqi kl, Vlll4 “Lulja”-ese;
Dea Sokoli, kl.V 3 “Udhëtimi”
Amela Breznica, kl, V3“Pranvera”
Vesa Krasniqi, kl, V3 “Bukuritë…”
Anila Gashi, kl, V3 “Pranvera”-ese
Rita Shala, kl, ll5 “Portreti i Skënderbeut”I.K. (recitim)
Dea Halimi, kl, “Libri”
Sara Çitaku, kl, lV2 “Kosovës”
Anika Neziri, kl, Vl4 “7 Marsi”
Lisa Hasani, kl, V2 “Stina e pranverës”
Rita Kelmendi, kl, lV2 “Pranvera”-ese
Sihana Koçinaj, kl.V2
Rina Elshani kl, V2 ”Ku janë?”
Emira Azizi, kl. V1 “Pranvera”
Lejla Isaku, kl. V1