7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

ROBERT FROST – poezi

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

(Robert Frost)
1874-1963

Robert Frost u lind në San Francisko më 1874 dhe vdiq në Boston më 1963. U formua  në New England në një mjedis ende rural. I ndërpreu studimet për të jetuar duke punuar herë si mësues e herë si fermer: një zgjedhje sociale e tokës kjo, ku zuri rrënjë poezia e ti.

RRUGA QË NUK MORA



Dy rrugë degëzoheshin në një pyll
të verdhë
dhe më vinte keq të mos t’i rrihja të dyja
dhe duke qenë vetëm një udhëtar mbeta gjatë
duke e parë njërën deri sa të mundja,
Pastaj mora tjetrën, sepse ishte po aq e bukur,
dhe mbase kishte  një pamje më të mirë,
sepse ishte me barishte dhe më pak e rrahur;
Edhe pse rrahja i kishte bërë, gati, të njejta.
dhe atë mëngjes të dyja aty ishin të barabarta,
me gjethe që asnjë hap njeriu s’i  kishte nxirë.
Oh, e lashë  të parën, për një ditë tjetër!
Duke e ditur se një rrugë çon te një tjetër rrugë,
dyshoja nëse se s’do të kthehesha kurrë pas.
Do ta tregoj me një ofshamë
diku pas vitesh dhe vitesh:
dy rrugë degëzoheshin në një pyll
dhe atë që ishte më pak e ndjekur, e rrahar
atë mora unë dhe kjo bëri krejt ndryshimin.

FAMILJA E TRËNDAFILIT

Trëndafil është një trëndafil,
Dhe ka qenë gjithmonë një trëndafil.
Por, teoria tani është një tjetër
Një mollë mund të jetë një trëndafil,
Edhe një dardhë, dhe kështu
Një kumbull mendoj.
S’i dihet
Ç’do të jetë trëndafili i ardhshëm;
Ti sigurisht je një trëndafil
– 
Dhe gjithmonë ke qenë e tillë.

KULLOTA
Dal për të pastruar burimin në kullotë;
do të ndalem vetëm që të fshij gjethet
(e mbase do të pres gjersa uji të kullohet);
nuk do të rri shumë. Eja dhe ti.
Dal që të kthej viçin e vogël mbrapshtë
i cili qëndron afër s’ëmës.
Është kaq i njomë,
ai dridhet kur e ëma e lëpin me gjuhë.
Nuk do nuk të rri shumë. Eja dhe ti.

Përktheu: Faslli Haliti

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit