AH MOJ KOSOVË !

0
809

AV. XHABIR ZEJNUNI

Trupi prap mue m’u coptue,
nji dhimë tjeter seç m’u shtue,
Çakorr, Zhgleb, Belluh e Kull,
shkau sot m’i muer mue.

Tan jetën trupi gjak m’kullon,
se mishin kojshia po ma copton,
tash vjen dita që ai mbaron,
e veç koci mue m’tepron.

Shumë u sulën me thika mbi mue,
sa ma thell oh tue m’i ngule,
por ma shum dhimje m’shkaktuen,
ato thika që fmit e mij m’i ngulen.

Ça ju bani nana e juej,
kaq shpejt hasha tue m’ra mue,
n’sy të botës ju tue m’turpnue,
t’hujit fjalën ju veç me ja ndigjue?!

Kaq pa mshir ma vizuet trupin,
pa ju dridh hiç as çerpiku,
që pa viza me e degdis gjinden,
an e man Europës kurvë.

Ça t’kam ba o i madhi Zot,
që me shka mue m’le t’rrethuem,
kush ma shum e kush ma pak,
t’ngim mos pas tue m’gllabrue?!

Ngrehu popull e çohu n’kam,
menjiher tan me u bashkue,
se shum t’zeza ditë po vijnë,
që Kosova ju me u mungue.

Po nuk u batë të tan bashkë,
shkau kurr s’ka me u ndal,
mishin e kocat pa m’i hangër mue,
edhe vizën përher OH me ma vue.