Laku i shtrembur i censuristëve gjakatarë

0
733

Tregim nga libri “Mëkatarët e mizorizmit”.

DO TË QËNDROJ I BURGOSUR 40 VJET I FOLA HETUESIT.

Kurse shefit dhe operativit të sigurimit Ismail Rama i kërkova dyzet e pesë mijë letra formati A4 për të shkruar 155 libra.
Për dijeni Z. Edi Rama kryeministri i përkushtuar për të drejtën të vërtetën me kontribut të çmuar në proçesin historic për dosjet e sigurimit dhe për triumfin e reformës në drejtësi. Artisti dhe piktori i talentuar i papërtuar. Edhe ish gazetari i aftësuar i kulturuar, mendimtarë vizionarë i admiruar.

Znj. Gentjana Sula e përkushtuar për dosjet e sigurimit.
Tregimin duhet ta lexojë Aleksander Çipa kryetari i Unionit të gazetarëve.

SALI LEKA

E kam obligim me treguar: 85 librat e mia me poezi dhe tregime të mrekullueshme të dobishme deri në viitn 1991 i ka daktilografuar gazetari i përkushtuar Dhimitër Fullani, redaktori i aftësuar, i kulturuar në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” Tiranë.
Këto vepra letrare artistike shembullore nuk i botuan gazetarët langaruck, zgërdhec, gelboc, reziluck, obskurantë sharlatanistë monstruozistë. 106 censuristë gjakatarë të etur për batërdi antinjerëzore.

Aq mëkatarë zuzaristë mizoristë të egër ishin duke shkelur punën e madhe shkëlqimtare të kolegut tyre Dhimitër Fullani, i palodhur, i papërtuar me kontribut të çmuar.
I NDERUAR Z. EDI RAMA
E NDERUAR ZNJ GENTJANA SULA

Mua më njohin 225 shkrimtarë dhe gazetarë. 220 nuk kanë shkruar as dy fjalë për tregimet e miat të mrekullueshme të dobishme shembullore.
Vetëm 5 shkrimtarë Dukagjin Hata, Spase Thanasi, Haki Koltraka, Mevlud Buci, Kujtim Dusha kane shkruar vlerësime pozitive për veprat e mia letrare artistike me tregime dhe poezi lirike erotike eposike brilante të shkëlqyera të mahnitëshme.
Tregimin “Laku i shtrembur i censuristëve gjakatarë ” znj Mirela Kumbaro duhet ta lexojë bashkë me punonjësit e ministrisë së kulturës.
Duhet ta lexojë znj. Jonila Godole me punonjësit instituti për demokraci dhe kulturë mediatike.
Tregimin duhet ta lexojë Z. Agron Tufa drejtori i institutit për studimin dhe verifikimin e krimeve të komunizmit, dhe punonjësit e këtij dikasteri.
Janë burgosur, internuar dhe masakruar egërsisht dhe tmerrësisht 125 shkrimtarë dhe dramaturgë të talentuar me kontribut të çmuar për letërsinë dhe kulturën, por edhe 750 intelektualë dhe specialistë.
Kur më arrestuan hetuesi më tha: “E mo shkrimtari dhe poeti Sali Leka kryetari i kompllotistëve, kundër partisë dhe shokut Enver.
Ti Sali Leka nuk e don partinë komuniste, por don borgjezinë kapitaliste. Keni shkruar demaskime mikroborgjeze kundër shkrimtarëve dhe gazetarëve komunistë revolucionarë Fatos Kongoli, Agim Cerga, Bardhyl Londo, Ismail Kadare, Fahri Balliu, Qemal Sakajeva, Xhavit Lloshi dhe kërkon me doemos të botohen demaskimet e tua reaksionare, kundër shkrimtarëve dhe gazetarëve të dalluar marksistë dhe të preferuar nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia.
Kurse unë hetuesit i fola i tregova: Kam demaskuar dhe do të demaskoj ata shkrimtarë dhe gazetarë langaruc zuzarë që nuk kanë botuar librat e mrekullueshme me poezi dhe tregime të dobishme për jetën njerëzore.
Këta censuristë mizoristë nuk kanë botuar 255 libra të 125 shkrimtarëve demokratë liberalistë dhe humanistë modernistë të talentuar, të kulturuar, mendimtarë vizionarë të admiruar.
Mos botimi i librave është krim i tmerrshëm tragjik!
Është baraz me vrasjen e fëmijëve të porsalindur, të butë, të njomë si lule trëndafili.
Prandaj këta gazetarë langarë zuzarë censuristë mizoristë të privilegjuar, të favorizuar, të shpërblyer nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia kanë vrarë 255 fëmijë të vegjël, të shkëlqyer, por hetuesi mu vërsul!
Dil jashtë dil! Sikterr jashtë! Shporru nga biruca, sikterr!
Kurse unë hetuesit i fola: Nuk dal nga birucka e muzgut enverist ramizist. “DO TË QËNDROJ I BURGOSUR 40 VJET“ po po 40 vjet. Edhe i prangosur do të demaskoj langaruckit, reziluckit, zgërdheckit, gelbockit, zuzaristët, mizoristët, sharlatanistët e jargosur dhe censuristët e zgjebosur, mëkatarë mizoristë antihumanistë të llahtarshëm.
Do të qëndroj i burgosur 40 vjet i gëzuar, duke kënduar poezi lirike erotike dhe eposike që ka daktilografuar dhe do të daktilografojë redaktori i shkëlqyer Dhimitër Fullani bashkë me shokët dhe shoqet e tjera letrare shembullore, guximtare dhe krenare eposike, fisnike dhe kreshnike viganike si fratesha të larta teuratike.
Hetuesi më tha: “Akoma nuk jeni ngopur me demaskime? Si more kështu? Keni demaskuar gazetarët e frontit të partisë Fahri Balliu dhe Qemal Sakajeva. A e din ti shkrimtari Sali Leka se Ramiz Alia Fahri Balliun dhe Qemal Sakajevën i ka cilësuar gazetarë të devotshëm, dy gjela të kuq të komunizmit që këndojnë për fitoren madhështore marksiste leniniste në Shqipërinë socialiste”.
Edhe unë hetuesit iu përgjigja e di shoku hetues, shumë mire e di, por Ramiz Alia nuk e din se dy gjelat e kuq komunistë marksistë Fahri Balliu dhe Qemal Sakajeva zhyten dhe përlyten çdo ditë në llumzhumin e katranit të zi dhe bëjnë kërdi dhe batërdi.
Unë ja kam treguar Ramiz Alisë zullumet monstruoze të dy gjelave të kuq në dy letra që i kam dërgua, por letrat e mia i mbajnë survejuckit e sigurimit dhe Ramizit nuk ja japin.
Edhe demaskimet e mia të drejta nuk i botojnë reziluckit e skëterrimit por i mbyllin, i censurojnë, dhe kanë mbërthyer katër akuza kundër meje. Prandaj kërkoj tre hetues katolik bektashian ortodoks. Unë shkrimtari Sali Leka bashkë me shokët e mi besimtarë Kristian Apostolik Shënkonstandin Teuratin, nuk pranoj në biruckën e skëterrit të qëndroj me të burgosur mysliman otoman as boshnjak tartar, as me paganë ateistë. Kurrë jo!
DITA E GËZIMIT E ADMIRIMIT
Me 20 mars 1967 shokët dhe shoqet e mia filluan me daktilografuar në makina shtypshkrimi veprat e mia me poezi lirike, erotike shembullore dhe tregime të mrekullueshme, të vërteta, të dobishme për jetën njerëzore, me korrektimin dhe reduktimin e shkëlqyer të shokut Dhimitri Fullani, redaktor i talentuar, intelektual humanist i kulturuar, njeri fisnik i admiruar.
Dhimiter Fullani, redaktori i palodhur në shtëpinë „“Naim Frashëri“ Tiranë, bashkë me shokët dhe shoqet e tjera letrare grafikiste kanë punuar 25 vjet çdo ditë edhe mbas orarit me dyer të mbyllura nga jashtë për tu mbrojtur nga survejuesit, përgjuesit dhe spiunat tinzarista, skrupsa të zgërdhecur, të zgjebur, të neveritur.
Nga puna e tyre e madhe me kontribut të çmuar në kohën e skëterrit mizorist antihumanist enverist-ramizist janë shumë ngjarje me i treguar por sot po theksoj: Dita e 20 marsit 1967 e festoj çdo vit me betim dhe admirim. 20 mars 1967 është dita e gëzimit për njerëzit e mirë, të arsimuar, të kulturuar, mendimtarë dhe fisnikë të admiruar.
Disa nga shokët dhe shoqet e mia letrare grafiste ishin ateiste, paganiste, nuk e besonin Zotin dhe Fenë e Shenjtë Hyjnore por duke lexuar tregimet e mia fetare-biblike, ungjëllore-teuratike, u bënë fetare dhe besimtare të betuara apostolike, ndërsa Dhimitri Fullani ishte vetë besimtarë i betuar, kristian apostolik.
Për redaktorin e lartë, mendimtarin eposik Dhimitri Fullani, kam shkruar librin me tregime të përzëmërta shpirtërore…..por edhe me tregime të tjera të lashta, qindra shekullore fetare hyjnore.
Me shumë admirim për njerëzit e ditur mendimtarë, humanista, fisnikë të kulturuar, modernista, demokratë të dalluar, progresista të admiruar, besnikë eposikë të betuar për drejtësinë ashtu si Dhimitri Fullani.
Klika mizore Enver Ramiz, 45 vjet përdori çdo lloj metode monstruoze me i ngulur fort në zemrat dhe mendjet e djemve dhe burrave, vajzave dhe grave të shekullit 20-të mysibete dhe marifete makabre. Dhe tek disa njerez i nguli i mbërtheu fort me shpifur, me thurur, me kopsitur trillime, intriga dhe pabesira edhe miku për mikun, shoku për shokun, vëllai për vëllain, motra për motrën, babai për djalin dhe djali për babain, burri për gruan dhe gruaja për burrin. U mbushën burgjet plot me djem dhe burraedhe dy e tre burra nga një familje e fis. Kampet e internimit nuk i merrnin të tërë djem dhe burra, vajza dhe gra edhe 5 e 7 e 12 njerëz nga një fis. Klika vampiriste enveriste-ramiziste grabiti me egërsi florinjtë dhe pasuritë e fisit të Lekajve, burgosi torturoi 5 djem dhe burra Guti Leka, Hajdar Leka, Qamil Leka, Ali Leka dhe shkrimtari Sali Leka me 85 libra, poezi dhe tregime të mrekullueshme të vërteta të dobishme për kombin, për Atdheun.
Këto vepra letrare si thesare të çmuara nuk i botuan, i mbyllën, i censuruan me egërsinë e ujkut. Këto 85 libra me poezi të larmishme, brilante të mahnitshme -dhe tregime të vërteta të dobishme për jetën njerëzore të çdo kombi dhe të çdo rrace në botë nuk i publikuan narcista kusaristë dhe zuzaristë monstruozistë të klikës mizoriste enveriste ramiziste.
Sot Enveri me Ramizin nuk jetojnë, nuk sundojnë, por veprojnë narcizojnë kusaristët dhe spekullantët e shekullit 21 dhe janë bashkuar me zuzaristët dhe intrigantët e shekullit 20. Të tërë, bashkë në 8 shkurt 2016 festuan 95 vjetorin e Nexhmije Hoxhës ulkonja e kuqe vampiristit Enver Hoxha. E përqafuan e ftuan në television e pyetën si e ke dashuruar Enverin, por nuk e pyetën si e ka pushkatuar poetin dhe shkrimtarin demokrat modernist Trifon Xhagjika dhe intelektualin demokrat fisnik humanist Bahri Omari.
Kusaristët e qelbur dhe narcizistët e zgërdhecur, nuk e pyetën shoqen e kuqe Nexhmije Hoxha, ish kryetare e frontit regresiv antidemokratik subversiv i egër si i ke burgosur, internuar, shtypur dhe përsekutuar tmerrësisht shkrimtarët modernist Mitrush Kuteli, Sejfulla Malëshova, Petro Marko, Kasem Trebeshina, Todi Lubonja, Fadil Paçrami, Frederik Sokoli, Piro Kuqi, Kapllan Resuli, Robert Vullkani, Ylber Merdani, Dhimitër Xhuvani, Musine Kokalari, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka dhe Sali Leka me 85 libra. Disa nga këto libra i ka lexuar Nexhmije Hoxha tinzare, mizoriste dhe mëkatare e dy shekujve. Këto 85 libra eposike, kombëtare historike i kanë lexuar 225 shkrimtarë dhe gazetarët e preferuar të favorizuar të klikës monstruoziste të shekullit 20, por i kanë mbyllur, censuruar dhe nuk bëjnë as gëk as mëk.
Akoma shumë më keq këta sharlatanistë të zgërdhecur veprojnë sot, shkunden, lëkundën, zhyten, përlyten dhe kur më shohin mua bëjnë sikur nuk më njohin, sikur nuk jemi takuar, as nuk kemi biseduar. E Pse? Sepse unë bashkë me dy shokë të mi i kam rrahur. i kam zhdëpur katër censuristë të veprave të mia letrare, artistike, lirike, erotike, eposike.
KUSARISTËT E THESAREVE TË ÇMUARA
Në kohë të diktaturës enveriste-ramiziste antihumaniste, antidemokratike sundimtari i tyre absolut ishte Ismail Kadare, shkrimtari i zgjedhur, i preferuar i diktatorit Enver Hoxha dhe mëkëmbësit të tij Ramiz Alia. Censuristat kundër veprave të mia letrare të dobishme, të mrekullueshme sundimin e egër mizorist të Ismail Kadaresë e kanë pranuar dhe zbatuar me dëshirën e tyre. Kurse gjashtë censurista të tmerrshëm sot nuk jetojnë dhe kopjet e librave të mia që nuk i kanë botuar i morën me vete përgjithmonë në varr, bashkë me tmerrin dhe ligësinë e tyre monstruoze. Kurse unë nuk jam dëshpëruar nga këto masakra të llahtarshmetë shekullit 20 se 85 librat e mia i kam shumëfishuar me ndihmën e madhe të shokëve dhe shoqeve të mia letrare, redaktore shembullore dhe daktilografiste humaniste, guximtare dhe besnike eposike. 85 libra me nga 25 kopje të shtypura në makina shkrimi me vullnet dhe përkushtin nga shokët dhe shoqet e arsimuara, demokrate të betuara Jolanda Gjonim, Brikena Simoni, Delije Marku, Valbona Dushku, Robert Vullkani, Enver Bitri, Perikli Jorgani, Fatbardha Spahiu në korrektimin dhe grafikimin e mrekullueshëm të shokut Dhimitri Fullani, redaktor i kulturuar, i aftësuar, letrari i papërtuar në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” Tiranë.
Në muajt e këtij viti dhe të viteve të tjera do të tregoj fragmente poetike dhe prozaike nga 85 librat e mbyllura, të fshehura nga censuristat e zgërdhecur si ata që nuk jetojnë dhe këta që jetojnë më kanë shumë detyrime.
Këta censurista hipokritë, tinzarista janë dhe injorantë brutalista dhe pandehin se më kanë bërë keq mua por në fakt i kanë bërë keq popullit shqiptarë, se i kanë fshehur vepra letrare të dobishme, të mrekullueshme si thesare të çmuara. Populli shqiptar i shekullit 20-të
I apasionuar me vullnet të aftësuar për të lexuar por gjatë viteve 1992-1997 u ndërpre krejt letërsia dhe filloi kaosi, tmerri, rrëmuja, batërdia.
Unë shkrova dhe paraqita për botim 2760 artikuj me poezi dhe tregime të vlefshme kombëtare-historike por nuk i botuan këto tregime te dobishme për demokracinë, drejtësinë, humanizmin, për zhvillimin dhe progresin ekonomik-artistik dhe për harmoninë njerëzore me etikë dhe kulturë shembullore, me debat të hapur publik, mediatik, me vision human dhe demokratik.
Në vitin 1982zbulova vjedhjen e librave të mi, 13 vepra letrare të mahnitshme dhe të dobishme si thesare të çmuara. Gjashtë hajdutë kusaristë të zgërdhecur i kapa për zverku dhe u fola: Mos I vidhni librat e mi pa lejen time se do tju bëj gjëmën e gjëmës. Unë poeti dhe letrari Sali Leka, shkrimtari liriko-erotik dhe eposik-teuratik kam shumë libra, kam dhe për të vjedhur juve Fatos Kongoli, Qemal Sakajeva, Dhimiter Shuteriqi, Fahri Balliu, Agim Cerga, Xhevat Lloshi dhe Ismail Kadare por jo me i vjedhur tinzisht. Librat e mi të mrekullueshëm, të dobishëm, shëmbullor, të mahnitshëm pranoj me i vjedhur pa leje nga unë Enver Hoxha dhe Ramiz Alia. Librat e mi si thesare floriri, stërline dhe dollari, por Enver Hoxha dhe Ramiz Alia janë dy kryehajdutë të stërvitur për të vjedhur mbarë popullin shqiptarë. Janë stërvitur nga Ali Kelmendi dhe Ramadan Citaku, dy kusarë kalibri kosovarë.
Në vitin 1983, katër kusaristë të zgjebur, zuzarë, mëkatarë i rraha fort, i ngjesha, i përzhita dhe ata akoma edhe tani kur më shohin bëjnë sikur nuk më njohin dhe ashtu do të vdesin të skrupur të zgërdhecur. I rraha me dy shokë të mi, por në polici e mora vetë lavdinë sikur i rraha unë.

NGJARJE QË DUHET T’I DINË NJERËZIT E DITUR, MENDIMTARË TË ARSIMUAR, TË KULTURUAR, VIZIONARË TË ADMIRUAR

Njerëzit e paditur, injorantë obskurantë nuk kuptojnë asgjë nga jeta, as nga bota. Prandaj unë shkruaj dhe tregoj për njerëzit e ditur, mendimtarë të arsimuar, të kulturuar dhe fisnikë të admiruar.
Me 24 dhjetor 1966 unë shkrimtari Sali Leka fillova takimet letrare-artisitke nëpër lokale dhe vende piktoreske klimatike. Takime me këngë, poezi dhe tregime të mrekullueshme me shokë dhe shoqe, shkrimtarë dhe gazetarë intelektualë dhe lexues me vullnet të aftësuar për letërsinë, artin dhe kulturën.
Për takimet tona të paharrueshme me biseda të sinqerta pengesë si ferra nëpër këmbë u bënë disa shkrimtarë dhe gazetarë që shkonin në organet e policisë dhe flisnin shpifje dhe trillime: “Shkrimtari dhe poeti Sali Leka, dakadent dhe mikroborgjez, na mëson dhe na imponon me shkruar kundër partisë, komunizmit dhe revolucionit. Në fakt unë bashkë me shokët e mi besnikë i mësoja me shkruar dhe treguar për krimet dhe masakrat që bëheshin në ato vite të skëterrit mizorist por censura e shtypit nuk i publikonte.
Në vitin 1968 unë me shokët e mi guximtarë dhe kreshnikë i rrahëm fort gjashtë shpifësa, spiuna të zgjebur por unë hetuesit i fola: Gjashtë shpifësat, skrupsa të zgërdhecur i kam rrahur unë dhe do t’i rrah përsëri nëse shpifin, trillojnë dhe thurin intriga të egra. Do të qëndroj i burgosur deri në vitin 2008. Dyzet vjet do të shkruaj dhe do të këndoj në burg me shumë vullnet dhe gëzim se mbas vitit 2008 do të zhduken shpifsat, gënjeshtarët dhe intrigantët e hipokrizuar dhe brutalistat e vulgarizuar por hetuesi më tha: “Me të vërtetë e ke Sali Leka? Me të vërtetë beson se mbas vitit 2008 do të zhduken tinzarët dhe zuzarët e shpifjeve dhe të intrigave? E si do të qëndrosh në burg 40 vjet o shkrimtari dhe poeti Sali Leka, me shpresën e madhe se do të zhduken maskarenjtë e shpifjeve dhe të gënjeshtrave të liga të shekullit?
Pyetjet dhe përgjigjet e mia në hetuesinë e diktaturës mizoriste i kam shkruar në librin me titull “TREGIME DHE SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETË”:
Kush të dojë ta lexojë dhe ta publikojë.
Mediokrit dhe injorantët mos ta lexojnë se nuk e kuptojnë

Sali Leka Cel: 068 38 55 304

Me admirim për stafin e gazetarëve të kulturuar me kontribut të çmuar që kanë botuar 75 tregime të miat në një kohë rekord nga muaji mars 2017 në muajin mars 2018. Së afërmi do të lexoni tregimin e titulluar: Me hetuesin bektashian dhe ortodoks Stavri Thaka.

Tiranë, Mars 2018