Përkujtim për Komandantin Ismet Asllanin-Prapashtica

0
1391

Njoftim

Të nderuar qytetarë, vëllezër e motra, të nderuar dëshmor dhe luftëtar të “Korpusit Logjistike në Brigadën 153 Gollaku”.
Të nderuar bashkëluftëtar të Ismet Asllanit, ju njoftojmë se me datën 24-03-2018 përkujtojmë rënien e Dëshmorit të Kombit, Ismet H. Asllani-Prapashtica.

Ora 10:00, vendosja e luleve në vendin e rënies në fshatin Konjuh, Rr. Lipjan-Prishtinë. Aty do t’i bëhet përkujtimi i rënies së ketij luftëtari, patrioti dhe komandanti që operoj në shumë zona të luftës anembanë Kosovës.

Për ta nderuar vendlindjen e të parëve të tij, po të njëjtën ditë, në orën 12:00 bëhen homazhe tek varri i Heroit Ismet H. Asllani në fshatin e lindjes në Prapashticë. Trupi i tij po ndihet me rehat dhe ma qetë, aty ku edhe frymoj dhe u rrit si fëmijë me jehonën e ëndrrave për ta çliruar Kosovën. Aty u varros ku edhe te partë e tij ranë heroikisht në mbrojtjen e atdheut!

-Ismetit i mbeten borxh shumë qeveritë e Kosovës, të gjitha aq me keq,bashkëvendësi i tij, Isa Mustafa, ish kryeministër i Kosovës… qe nuk i dhanë vlerat që kishte ky burrë si komandant dhe patriot, por edhe humanitar, qe me bukën e vet mbajti një pjesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe të popullit… Familja e Ismet Asllanit dhe “Mulliri Prapashtica” ishte magjja dhe sofra e popullit. Qeveritar dhe politikaj, nuk do të çuditemi, që nuk i nderoni çlirimtarët e Kosovës

kur për popullin dhe token tonë të jeni berë “Esat Toptana”!… Po familjarët e tij dhe populli i thurin elegji dhe vargje këtij vigani në shenjë nderimi dhe përkujtimi për 19 vjetorit të rënies së tij me dy vëllezërit e vet ne lufte duke e mbrojtur Kosovën.
Ja disa vargje qe i theksojnë familja dhe populli për të :

Si të vdiset për mëmdhun e Lirisë

N’a sterroftë mendja po të harruam,
N’a u thaftë dora, për Ty po nuk shkruam,
Të vdekur për së gjallë ngjajmë, po nuk të nderuam,
Lavdi gjerë në pafundësi

O i madhi Ismet H. Asllani Legjendë
Prapashticë or thesar i lavdisë
Më 24 Mars 1999 i dhe kushtrim gjithë Shqipërisë
Si të vdiset për mëmdhun e Lirisë

Njofton Luan-Asllan Dibrani