O SHQIPTAR!

0
2220

AV. XHABIR ZEJNUNI

Pse pretendon se Zoti jot,
me m’vra mue ty të urdhnon,
âsht mâ i mirë se em Zot,
që me t’dasht ty, më kshillon?!

Ti thue, duhet me dasht mâ shumë,
t’huejin barbar se sa tand vllá,
unë tham vllaut dashnin si lumë,
se t’huejin barbar nuk e ke asgjâ.

Ti thue, se gjithkend ke vllá,
që ka t’njajten fé me ty,
unë tham vllazën kam pa ndá.
tanë shqiptart pa dallim fetar.

Ti thue, s’parit me kênë fetar,
e mandej shqiptar kso dore,
unë tham se shqiptar jam ma parë,
e mandej, besimtar ndoshta jam.

Ti thue se ma mirë âsht me ecë,
hapa n’vend e asnji gjurmë para,
unë tham kurrë s’duhet me ngecë,
por gjithmonë me ecë si n’gara.

N’kjoft se ashtu ke n’mend me bâ,
e shqiptar vedit po i thue,
at’herë dreqi me m’përlá,
ksi shqiptarit vedin hiç s’po e due.

E për s’fundit edhe nji fjalë,
prej zemret m’del me t’thânë,
mos harro moj vajzë, a djalë,
s’bashkút e kêna Shqipnin nanë.