MARRËVESHJE E TURPSHME

0
1277

AV. XHABIR ZEJNUNI

Tani po shikoja në një kanal televiziv kosovar zhurmën që po bëhet në Parlament në lidhje me demarkacionin mes Malit të Zi dhe Kosovës, i cili po u nënshkrua, do i japë mundësi kosovarëve të lëvizin pa viza nëpër Europë. Në rast se nuk votohet demarkacioni, atëherë nuk ka lëvizje të lirë nëpër Europë!

Zëvendës Kryeministri Enver Hoxhaj, sapo deklaroi në TV se “Do e firmosim marrëveshjen, në mënyrë që populli kosovar të lëvizë lirshëm nëpër Europë. Jemi të gatshëm të luftojmë për çdo metër territor të Kosovës”.

Sa po i këputet shpirti Enver Hoxhajt që populli kosovar të lëvizë lirshëm nëpër Europë! Po ti po i fal Malit të Zi 8200 ha tokë more Zotëri dhe nga ana tjetër po luftoke për çdo metër territor të Kosovës! E nëse kosovarët do kishin pasur mundësi të lëviznin lirshëm më parë nëpër Europë, a do firmosej vallë ky demarkacion kaq i turpshëm?

Duke arsyetuar anasjelltas, rrjedh se jo. Por, mund të zgjidhet shumë lehtë edhe ky problem. Të gjithë kosovarëve t’ju japë Shteti shqiptar NËNSHTETËSINË SHQIPTARE. Pse jo?! Pse të mos kenë edhe kosovarët PASAPORTA SHQIPTARE, ashtu si shumë politikanë, sportistë dhe gazetarë kosovarë?! Kështu, edhe demarkacioni nuk votohet, por edhe kosovarët lëvizin lirshëm nëpër Europë si shqiptarë. Helbete, pasi kosovarët janë edhe shqiptarë.

Pasi nëse do i jepet Malit të Zi një pjesë territori nga Kosova, atëherë ky fakt mund të bëhet një precedent që edhe Serbia e Maqedonia të bëjnë të njëjtën gjë më vonë duke kërkuar ndonjë copë territori të Kosovës.

Tani në orën 18.52, sapo u votua Ligji i demarkacionit me 80 vota. U hapën kufinjtë më në fund për kosovarët! Urime!
Turpi i radhës, por jo i fundit.

Ishte prezent në Parlament edhe ambasadori amerikan Greg DelaWie, i cili pas votimit deklaroi se “Ky është lajm i mrekullueshëm, pasi votua në mënyrë demokratike demarkacioni”!

Shtrohet pyetja: “Po Shqipëria a ka të drejtë të kërkojë territore prej Kosovës?
(…)?!