Historia e rrënjëve dhe prejardhjes së familjes së Dardan Drenovës

0
757
Nafi Çegrani

Nafi Çegrani

Historia e rrënjëve dhe prejardhjes së familjes së Dardan Drenovës të Jubanajve në fshatin tim të rrëzës, janë të gërshetuara me ndodhi dhe ngjarje rrënqethëse të kohës, të cilat të çonin atje ku e kishin fillin në trevat e Epirit, Thrakës dhe ishujve të Korfuzit, Peloponezit me zonat e Artës, Gumenicës dhe shtigje të tjera të Çamërisë, këtu e dyqind vite më parë. Është koha e sistemit të Sulltanit dhe Pashait të Janinës, kur Perandoria Turk nisi të shpartallohej. Nisën të bëhen copëzime tokash e krahinash, nisën edhe luftëra kaçakësh e komitash nëpër male.Më vonë, bile, edhe hordhitë horra të Zervës gjakpirës e kriminele, dogjën fshatra dhe varre të të parëve tanë, dogjën vatra e kasolla, therrën kuaj e kafshë të tjera, njerëzit iknin nga zollumet dhe plaçkitjet e hordhive dhe dëbimeve, herë nga njëra e herë nga tjetra anë, duke u orvatur dhe gjetur një strofullëk sa për egzistëncë dhe për të mbetur gjallë. Por, me shumë skamje dhe të varfur, mjaft të dëshpruar me jetën dhe atë se çfarë u ndodhëte në vorbullat e kohës…çdo gjë kishte mbet në mëshirën e fatit!

Edhepse, dhatë shekujve shqiptarët gjetiu por edhe në Çamëri, që nga kohërat e lashta, edhe si rrjedhim i sistemeve dhe rendit skllavopronar, si dhe sundimit të Portës dhe sulltanëve të Stambollit, kah ende duket se vie aroma e nargjilesë, mbi shqiptarët ka egzistuar shtypja, dhuna dhe pabarazia në aspektin politik dhe ejonomiko-shoqëror, ku feja ndikonte drejtë për së drejti me këtë rend dhe mbi këtë pabarazi. Shqiptarët si racë e veçantë në këtë cep të Ballkanit me shtrirje edhe përtej kufijve të Mediteranit ku janë kryqzuar shumë kultura dhe civilizimë popujsh, masat popullore shqiptare kanë jetuar të njohur dhe të dalluar nga popujt tjerë për kah fisnikëria, bujaria, trimëria, thjeshtësia, të shquar për çiltërsi dhe vetëmohim…

* * *

Njerëzit gjendeshin në turma të mëdha e kolona të gjata mes katër rrugëkryqeve të jetës dhe tmerrit. Në këto anë, kishte kohë që tani dhe më pas kishin arritur bandat kriminale të Zervës me hanxharre të gjata ngjeshur, e veshur me çizme të zeza lëkure gjer në gjunj,vranë e prenë, çdo gjë dogjën e bënë hi e shkrum…Fshatarët sërish ikën e ikën, herë në një shteg e here në një përru, duke bërë shtegtime përtej malesh e horizontesh e herë kah shtigjet e detit me stuhi , kah frynin murlane dhe Cunami. Zerva ishte gjakatar i ashpër ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare, ishte një gjakpirës që nuk mund të krahasohej as me hordhitë më gjakatare që njihte bota dhe kohërat që nga Andadolli e gjer në malet e Bullgarisë me Car Borizin apo edhe në treva të tjera të Ballkanitme frikat nga krimet që kishte bërë Car Dushani ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë, që nga Molla e Kuqe dhe Toplica e gjer në Karadak dhe kreshtat të Bukovikut,ërtej Draulakut të stërlasht të kohës romake në shekuj ku gjendeshin vetëm dy hane ku pushonin e flenin udhëtarër dhe tregëtarët të cilët venin e vinin këndej nga larg përtej Qafës nga Uskana dhe anasjelltas nga Shkupi e Tetova, nga Ptizreni e Dardania. Kurse Çamët të cilët ndanin fatin e tragjikës së tyre me ata të Epirit shqiptarë, ato vite të stuhishme u viktimizuan, u bënë kurban ballkanik, dhe varret u mbetën të djegura, të shkrumuara nga çdo anë…

* * *

…Njëherë në një kohë Plaku i urtë i këtyre anëve ra në gjunj dhe e puthi tokën, duke i çuar madje dy shuplakat e duarve kah qielli, andej i derdhi edhe shikimet e tija kah Perëndia dhe duke lutur që dielli të shndrisë botën dhe mendjet e njerëzve edhe më shumë, të falte paqën dhe mirësinë, të mëshironte njerëzit e kësaj bote, ta begatonte token, ta bënte më pjellore dhe të kishte bukë për të gjithë të varfërit. Dielli lëshoi rrezet e tija të ngrohta dhe që shkëlqenin me sy drenushësi dite tërë botën, e sidomos Tokën ku luledielli kishin kthyer fytyrat drejt topthit të zjarrtë. Por, më vonë qielli u mjegullua si më një perde blozake dhe fryu një erë e fortë. U tundën male e fusha! Era, që kënaqej e kënaqej me veten dhe nga mendimet e plakut të urtë, fryu edhe më shumë,më fuqishëm duke i shkund edhe lisat e ahishtet, bëri hije e fishkëllimë sa që rrezet e diellit nuk arrinin dot as në mëndjen e djaloshin, të cilin plaku e mbante për krah, me shpresë se koha, dielli dhe qielli do të ngadhnjenin me dritën e bardhë edhe mbi Cunamet, dhe ai do të gjente rrugën e drejtë dhe të vërtetës hyjnore e njerëzore.

Plaku i urtë i cili e puthte Tokën e mohuar, atë tokë të vuajtur e pjellore, të djegur në shekuj, duke e lutur Perëndinë dhe Diellin që djaloshi me flokë që shkëlqenin si e verdha e grunjerave që piqeshin në muajn e korrikut, do të gjente zgjidhjen dhe rrugën e mistershme për të arritur atje pas malesh të gjente thesarin e fshehur të Ali Pashë Janinës, sepse kështu thotë legjenda:,,Atje pas kodrës me stepë bakri, pashai e ka fshehur thesarin e tij, të cilin ua morri kusarve të detit…!

Për këtë tanimë, këtu janë djaloshi dhe plaku i urtë bashkë nën kupën e Qiellit dhe rrezet e zhuritura. Ndoshta e kanë rrahur këtë rrugë dhe këto male ku ta dish sa e sa njerëz e barinj delesh, ndoshta e kanë kërkuar ta gjenin thesarin edhe piratët, edhe kusarët, por nuk e kanë gjetur dot…

“Secili nga ne duhet të kërkojë thesarin dhe ta gjejë, e më pas të shkoi te mbreti dhe ta merr për nuse bukuroshen në zë nga Çamëria. Ai do të dëshirojë të bëhet edhe vetë më i mirë se më parë!,,- mendonte me vete plaku dhe mundohej të gjente mënyrën se si ta këshillonte djaloshin. Paskëtaj, edhe ai thesar duhet të shndërrohet në flori, dhe gjithçka që na rrethon në këtë botë të bëhet një jetë më e begatë, më e çiltër dhe me njerëz më të mirë.”

Për një çast edhe djalosho flokë verdhë dhe me sy si deti, u kthye me lutje kah qielli, e luti Zotin dhe Diellin: ,,Ju jeni jeta ime, dëshira dhe dashuria që më mbani me shpirt! Tani e njoh edhe dashurinë edhe Diellin që më ngroh!,,-kishte mërmëruar me vete ai.

“Sepse, edhe Toka edhe Dielli e dinë rrugën e tyre, bëjnë rrotullime në univers, dhe e dinë ku fshihet thesari… Bile, edhe Dashuria nuk është e palëvizshme si shkretëtira, dhe nuk do të thotë që t’i biesh botës kryq e tërthor siç bën era, dhe as të bësh sehir nga lart siç bën ti, me Diellin dhe qiellin, or bir! Por, duhet të ecësh e hapërosh në rrugën tëndë që di… Sepse edhe Dashuria është burimi që vë në lëvizje ty dhe Diellin që të bën dritë, dhe e bën rrugëtimin më të qartë… I hap shtigjet e mrekullisë edhe përtej stinëve e horizontit, atje tej malit ngjyrë bakri, e bën edhe jetën më të mire, aty gjen edhe shpirtin tënd si dritë dielli, edhe dejt e jëtës që rrjedhin lumenjt e Botës, do të shkëlqejnë ve vale nga brigjet.

Dhe, këshu e ka jeta, kështu ishin edhe ëndrrimet e djaloshit i cili këtej i printe tufës së deleve, dhe duke lutur Diellin, ishte mbush me shpresa se do ta gjente thesarin e fshehur të pashajt, dhe për nuse do të merrte vashën më të bukur, e cila qëndiste vellon nën hije të blirit, atje, siç e quajnë atë vend legjendat: “Guri i Vashës”!

… Kur arrita ta kuptoja për herë të parë mendimet e Plakut, atëherë m’u mbush mendja se ishte i përsosur. Por, njëkohësisht vura re se ajo që ishte DIELL,ishte pasqyra e tërë Botës dhe të gjitha krijesave të gjalla, aty ishin edhe dëshirat e njerëzve. Jemi ne që e mbajmë gjallë Shpirtin e Botës: toka ku jetojmë do të bëhet më e mirë a më e keqe nëse do të jemi më të mirë apo të këqinj, çdo gjë mvaret nga vetë ne. Në dejt dhe poret e trurit tonë hynë drita e ngrohtë e Diellit, hye aroma e fushës dhe luleve dhe bashkë me to edhe forca e dashurisë, sepse kur biem në dashuri gjithnjë duam të bëhemi më të mire, më të urtë e të mençur, më të dashur dhe më të ditur se nga që jemi!- do të ketë thënë Plaku i urtë.

“E ju, o Tokë dhe Diell, ç’kërkoni nga unë?” -, pyeti djaloshi.
Edhe sytë e plakut u ngulitën në ballin që shkëlqente si bilur safari në fytyrë e tij, dhe i tha plaku:
“Unë edhe më herët të thashë, nëse do të të ndihmoj, do i lutem Diellit dhe Zotit të fryejë një erë jugu e ngrohtë dhe mikluese në drejtim kah duhet të shkosh, andej kah është rruga për të gjetur thesarin e Ali Pashë Tepelenës, edhe ti të bëhesh erë,”- u dëgjua plaku, duke vazhduar edhe më tej:

“Perëndia më fali në këtë Botë, i shijoj të gjitha të mirat dhe mrekullitë e kësaj jete që ka Natyra, dhe më mban si më të mençurin e krijesës njerëzore, dhe e di rrugën time ashtu siç e di edhe Dielli! Por nuk di çfarë të bëj kur vijnë stuhirat e luftës kah deti, po…CUNAMI DHE DETI bashkë me murlanin e erës, asaj ere që frynë si e çmendur skaj më skaj grykave dhe maleve”
“E tani, kujt t’i lutem, thuaj pra, kujt t’i lutem tani Diellit apo Perëndisë?”

Për një hop Dielli doli si disk zjarri mbi kupën qiellore dhe buzëqeshi, më pas qëndroi i heshtur. Era, që ende mbante vesh, donte të frynte aty për aty nëpër ato kreshta malesh të thepisura, që dukeshin si një botë e çuditshme dhe përplotë me mistere…Aty e njoha edhe shikimin dhe njohuritë që kishte Plaku dhe Dielli për thesarin e çmuar. E megjithatë, sërish kuptova se vetëm rrëfimet dhe lutjet e plakut të urtë ishin të pamjaftueshme. Ai ishte në vrapim pas erës që frynte dhe shpesh i dukej vehtja si Don Kishoti i Servantes, dhe prap se prap nuk dëshironte të largohej nga plaku mjekërbardhë që fliste Gjuhën e Botës, të Tokës dhe të Qiellit.

Unë vazhdova me kureshtje të madhe të vëzhgoja dhe përcillja bisedën mes Plakut dhe bariut të deleve, doja të zbërtheja fishkëllimën e asaj ere që frynte nga deti, me aq murlane të fuqishme që të trazonin edhe shpirtin.

Dhe, gjersa dëgjoja dëshirat, rrëfimet, bisedat e djaloshit me plakun e urtë, madje edhe lutjet dhe meditimet e tiye me Diellin dhe Tokën, më kujtohej historia dhe legjendat e ikura të Alkimistit në rrugëtim për të gjetur thesarin e madh në shkretëtirat e Afrikës dhe Saharës. Dhe, kjo do të jetë, pa dyshim, një mënyrë e të rrëfyerit shumë të ngjajshëm dhe krahasues që mund ta bëja me mendjen time gjatë të shkruarit për rrugët e gjata dhe të rrpinta në drejtim të maleve ku lindej dielli, atje ku thonin gojëdhënat se Ali Pashë Tepelena fshehu një thesar shumë të madh dhe të çmueshëm, që mund të ketë edhe xhevahir ngjyrë jeshili. Andaj, edhe nisa të bëja lidhjet e imagjinatës me tërë ato ngjarje që shtjellohen në storien e bariut me delet, i cili ecte shtigjeve të Spanjës, njashtu edhe marinarët dhe anijet që shkojnë brigjeve të detërave të botës edhe gjer në Afrikë. Andaj thashë me vete:

“Eh, si ecin kohërat, si lumi ! Me sa rrëmbim venë e vijnë Cunamet në këtë botë, të tmerrshme dhe të çuditshme janë Cunamet dhe jeta… Sa barinjë dhe tregëtarë, sa karvane kuajsh e devesh nga udhët e largëta kanë bredhur këndej kah Çamëria e gjer në Misir e Afrikë. Ose nga Guri i Vashës kanë bredh krushqit e largët e gjer në Sirakuzë dhe Kartagjenë, apo nga andej gjer tek Molla e Kuqe. Këtë e di historia. Ashtu pra, këtej kanë ecur edhe krushqit e largët me nusen mbi kal të pështjellë me mbulojë të kuqe kadifeje, ashtu kanë bredhur si marinarët detrave, apo kusarët të shndrruar në tregëtarë endacakë, gjithëfare njerëzish kanë kaluar, duke vajtur nga Mediterani jugut e lindja kah Korzika e perëndimi, dhe diku janë ndaluar për të pushuar me mjellmat e oqeaneve, ose të njohin gjithnjë një qytet ku gjendet dikush që është i aftë t’i bëjë të harrojnë kënaqësinë për gjetjen e thesarit,si në librin e Ernest Koliqit “Tregëtar Flamujsh” duke u kalamendur dhe ecur si shtegëtar të baritur e të lirishëm nëpër kordinata e paralele të globit të botës plotë kthësa, batica dhe zbatica.Gjithandej kah fryjnë Cunamet përballë detit.

“E si mund të kërkosh një gjë të tillë nga Perëndia, nga Toka dhe Dielli, përtej kufijve të shekujve?”

Nuk di… Ose, ndoshta do të kisha pas dëshirë të mos isha barinj delesh, përtej stinëve me kufijtë e pranverës,por të isha shndëruar në një shpend të fuqishëm fluturues, ose si një shqiponjë mali me krah të hapura dhe të nisesha duke bërë disa harrqe lartë në qiell, majave të maleve, atje përej mbi arat e mbjellura me luledielli dhe plotë ullinj të Çamërisë ! Kjo do të ketë qënë një dëshirë dhe një ëndërr imja e bukur, për të cilën gjë kasha adhurim të shkruaja… Por…

Ëndrrat janë gjuha e Zotit. Kur Zoti flet gjuhën e njerëzve, unë mund ta shpjegoj atë. Madje, nëse flet gjuhën e shpirtit tënd, atëherë vetëm ti mund ta kuptosh.Kur njeriu takon gjithmonë të njëjtit njerëz, siç ndodh me zemrën e bariut të largët, të duket sikur ata bëjnë pjesë në jetën tonë të përditshme si dikur, këtu e 100 vite më parë. Dhe mandej, meqenëse bëjnë pjesë në jetën tonë, ata së fundi rreken ta ndryshojnë atë. Dhe po nuk qemë ashtu siç dëshirojnë të na shohin, të mirë ose të këqinj, të zellshëm ose horra, hajdut të uryer, ata shfryjnë. Sepse të gjithë besojnë se dinë saktësisht si duhet të jetojë sot njeriu. Megjithëse, në fakt, askush nuk e di kurrë si ta jetojë jetën e vet. Kështu e ka fatin njeriu, kështu e ka shkruar në ballë Perëndia edhe fatin e bariut.

“Sikur një ditë t’ia dilte mbanë të shkruante një libër,” mendoi, “do t’i kallte personazhet një e nga një, që lexuesi të mos lodhej t’ua mësonte emrat përmendësh njëherësh.”- mendova me vete.
Dhe, ashtu do të jetë, sepse…

Po ta them: Vjen një çast kur ne e humbin toran dhe jeta udhëhiqet nga fati. Jeta i di rrugët e veta, ashtu siç i di edhe Dielli. Njerëzit thonë shumë gjëra të çuditshme. Shpesherë ia vlen më mirë të jetosh me delet që janë pa gojë dhe mjaftohen me kërkimin e ushqimit, duke i kullotur ledinave me barr bjeshke dhe t’u japish ujë nga krojet e ftohta të Sharrit. Ose me librat që rrefejnë ngjarje të pabesueshme kur ta ka ënda t’i lexosh, port ë dish dhe dëgjosh edhe pë legjendat e ikura.Mandej, edhe kur flet me njerëzit, ata thonë disa gjëra që mandojnë t’i thonë, apo në shumën e rasteve mendojnë se nuk je i prirur, nuk je i aftë, e jo më të shkruajsh një novelë ose libër që nuk di t’ thurrish apo tjerrësh mendimet.

Secili nga ne, në rininë e hershme, e di se cila është Legjenda apo rrëfimi për bariun që mundohej të gjente thesarin dhe gurët e çmuar, dhe ecte e ecte rrugëve të gjata pas karvanit të ikur ose pas krushqëve të largët kah Spanja. Në atë moshë gjithçka duket e qartë, e mundshme, dhe nuk ke frikë të ëndërrosh e të shpresosh, gjithçka që ta do shpirti dhe do të dëshiroje të bëje në jetë. Gjithsesi, me kalimin e kohës, një forcë e mistershme rreket të provojë se është e pamundur të përmbushet Legjenda për thesarin.

Njerëzit e mësojnë shumë herët arsyen përse jetojnë. Mbase për këtë arsye dorëzohen kaq shpejt. Por kështu e ka kjo botë. Kështu e ka jeta !Nganjëherë, është mirë t’i lësh gjërat ashtu si janë ose të ecin në rrjedhat e veta siç derdhet uji në det… Atëherë do të kishte medituar sërish me veten, a thua vallë unë qënkam një Alkimist, ose një bari delesh që kasha shpresë dhe ëndërroja të ecja endej rrugëve të largëta të qytetit të Spanjës, të cilit nuk i dukej larg as Afrika, andej kah ishin të thurrura legjendat përtej horizonteve të kuqërremt në ngjyrë gështenje!

Edhe Dardan Drenova i Jubanajve ishte një njeri i besimit ose më mirë të them se ishte një djalosh me fytyrë shumë fisnike dhe ndjenja hyjnore në shpirtin e tij. Ai kishte adhurim Perëndinë dhe rrugët e jetës, rrugën e diellit, ata rrugë të dritës, të cilat ia mbushnin shpirtin plotë shpresë. Ka raste kur ai nuk beson hiç fare. Ai pyet zemrën e tij: “Sa vlen të bësh një përpjekje dhe një sacrifice të tillë për të gjetur thesarin?” Nuk di…Por, zemra e tij rri e heshtur. Ai nuk e kupton,vallë, në dhelb se çfarë është jeta, përse jeton me të gjitha këto rrëmbime e rrëmete deti dhe Cunami…Duket i vrejtur dhe i brengosur kur kuptonte se në mesin e njerëzve nuk kishte drejtësi. Edhe rrugët e dritës tanimë dukeshin disi të erta ose pa ngjyrë fare.

Atëherë ai kërkon një shembull dhe njëkohësisht i kujtohet që Njeriu i shejtë ose Prometheu, kanë kaluar nëpërmjet një etape të ngjashme, ashtu si jeta e tij në rini, kishte kaluar i prangosur dhe i kryqëzuar në pranga, dhe nuk i kishte mbetur fare shpresë për ndonjë drejtësi sikur ka qënë në rrugën e Zotit, nuk i kishte mbetur gjë të besonte njerëzit e padrejtë, ose për të mundur të jetonte fatin njerëzor në tërësinë me mallin dhe adhurimin e tij. Më në fund rikthehet dher mendimet i ka më të sterhplluara dhe të pastra si loti, si fluturimi i shtegëtarëve mbi ishuj deti, e di se asnjë njeri nuk është në atë ishull djalli, pos një njeriu si Drajfusi i cili ishte në pritje që të lindej një njeri i drejtë si Emil Zola dhe do të zbardhte pafajsinë e tij dhe dinjitetin e pathyer . Ai e di se nuk mund të luftojë vetëm; kushdo qoftë përpjekjet e tij për drejtësi varen gjithmonë nga të tjerë njerëz. Ka nevojë të diskutojë për rrugët e ndritura dhe me drite dielli të jetës së tij, të kërkojë ndihmë dhe nga Dielli, sepse diellin e kishte dëshmitar. Eshtë transparent në veprimet e tij në një luftëtar të dritës e cila vezullon dhe vallëzon me hapat ritmik të jetës.

Për luftërarin nuk ka dashur të pamundur. Ai nuk lejon të trembet nga heshtja, nga indiferenca ose nga mospranimi. Ai di se pas maskës së akullt që përdorin njerëzit, ndodhet një zemër e prushtë. Prandaj njeriu i drejtë që ka ego dhe dinjitet, vepron si luftëtar i denj dhe rrezikon më shumë se të tjerët. Ai kërkon papushim dashurinë e dikujt dhe të vërtetën e hyjnishme njerëzore dhe nuk ia lejon vetes të tmerrohet, kur kërkon atë për të cilën ka të drejtë! Dhe si i tillë, për një reale, ai përgatitet të përdori shpatën dhe shikon horizontin përtej stinëve dhe kufijve të pranverës.

Ai, vepron si njeri në kuptimin e plotë të fjalës, por, kohë pas kohe, ndjehet i zhgënjyer.Të gjithë ata që besojnë e dine këtë. E di dhe Perëndia…

Bariu i të vërtetës dhe dritës ka mësuar se është më mirë të ndjekë drejtësinë.Mund të bëjmë mijëra hapa me vendosmëri – thjesht një hap më tepër mund të jetë fundi i gjithçkaje. Atëherë luftëtari ndalon në kohë. Çdo goditje e shpatës së tij mbart në vetvete shekuj të tërë urtësie dhe mendimi. Çdo goditje duhet të ketë forcën dhe shkathtësinë e të gjithë luftëtarëve të së kaluarës, për drejtësinë e vërtetë që sot akoma vazhdojnë të bekojnë sit ë denjë nga Perëndia. Çdo lëvizje në betejat e jetës u bën kurorë dije humane dhe qëndrimeve që brezat e mëparshëm kanë dashur të transmetojnë nëpërmjet Traditës, cultures, trimërisë dhe fisnikëris shqiptare që njëherit zhvillon edhe bukurinë e goditjeve për angazhim njerëzor në rrjedhat e lumenjve të jetës dhe luftës së Dritës mes Tokës dhe universit qiellor.

“Pse po flas kaq shumë, kur nuk jam në gjendje të bëj gjithçka që them unë? – Mendimet që ti mbron publikisht, do të duhet të përpiqesh të jetosh në harmoni me to”, – i përgjigjet zemra, sepse mendon se ashtu duhet të jetë siç e mësonte plaku i urtë mjekërbardhë…

Ai nuk i pyet të tjerët për të vrigëlluar shpatën. As nuk e humb kohën duke shpjeguar gjestet e tij; besnik ndaj vendimeve të Zotit, ai përgjigjet për gjithçka bën, ashtu siç ka thënë Perëndia. Ai vështron përbri tij dhe njeh miqtë. Vështron pas shpine dhe dallon armiqtë; është i pamëshirshëm ndaj tradhtisë, por nuk hakmerret; kënaqet tek largon armiqtë nga jeta e tij, pa luftuar me ta më gjatë se sa është nevoja. Një luftëtar nuk tenton të duket, ai është.

Bariu i tufës së bagëtisë dhe si luftëtar i dritës për BARDHËSITË që duken në dritë të Diellit, i ka mësuar se Zoti e përdor vetminë për t’u mësuar njërëzve harmoninë. E përdor zemërimin për të treguar vlerën e pafund të paqes, humanizmit dhe të mires.Shqetësimin, për të vënë në dukje rëndësinë e aventurës dhe rrugët që bën djaloshi për të gjet thesarin e çmueshëm e di se e ka nga besimi që ia ka fal. Zoti, duke e përdor heshtjen për të ngulitur në mendjen e njerëzve përgjegjësinë e fjalëve dhe mendimeve që ia rrëfente plaku i urtë.. Andaj, Zoti nxjerrë në pah bekimin dhe uratën ndaj tij, shpirtin e pastër që përfaqëson shëndeti. Përdor zjarrin për të patur njohuri dhe për të mësuar mbi ujin. Tokën, që ne të kuptojmë vlerën e ajrit. Ai e përdor vdekjen për të nxjerrë në pah rëndësinë e jetës dhe të qënurit NJERI në këtë botë, e me shpirt në amshim…

* * *

… Nga ajo hije me lule të çelura ulliri, shikoja fushën pjellore dhe të mbjellyra me luledielli të Çamërisë, shikoja ca njerëz të veshur me të bardha, të veshur palëshe të bardhë si bora e kreshtave shqiptare, bluzë të bardhë të mbuluar me xhamadan të zi qëndisur me ojna ari, shokë shtatë-ngjyrëshe, në kokë mban festen e bardhë me bisht sipër dhe mbathur ka opinga të zeza me xhufka të kuqe në maje. E gratë, për dallim nga burrat, kanë të veshura shami të bardha që i mbron nga dielli, dhe jelek të qendisur me subulla ari dhe shirrit të përshkuar me ruaza shumëngjyrëshe. Andej ecin bri ullinjëve të çelur një djal dhe një vajzë, duken sikur janë në fluturim. Pak më tej, duket në ecje edhe një çam, i cili dukej si Dardani.

“Mos vallë, qenka ringjallur Osman Vrangalla?” – mendoja me vete. Ai i cili vajti shtigjeve të Krushovës dhe vajti në Anadoll, e më pas së këndejmi në luftën e Jemenit, kurse nusja e re me barrë mbeti vejushë. Më pas linidi të vetmin djal Zylfiqarin.

Këtë e dinë të gjithë fshatarët e Rrëzës. Sepse, kur burrat hidheshin në ballë të luftës, ajo do të thoshte se hidhen në kthetrat e vdekjes… E luftërave u duhet mish i freskët. Bien dëshmorë edhe djelmosha të rinj, e gratë u mbeten vejusha, të cilat jetojnë me rrëmetet e kohës, me thjeshtësinë dhe vetëmohimin e tyre… Me gurin e Sizifit mbi shpinë!

Nuk di… Ndoshta… ndoshta!

Trilleve të botës së përtejme s’u dihet kurrë: ndoshta valltari i njohur nga Filati ka pasur mall dhe ka ardhur për një valle në këtë botë?

“Osman Vrangalla, një ndër udhëheqësit kryesorë të Lidhjes së Prizrenit nga Çamëria, por edhe një pelivan me kismet dhe valltar i rrallë, të cilin e njihnin gjithë fshatrat e kësaj ane me fusha e male. Nga rrënja e tij më von del si pelivan i njohur edhe ndër bashat e Jedrenes, Milaim Pelivani. Por, atëherë , ishte një ditë e zezë, një ditë e frikshme kur sllavobullgarët e zunë rob dhe ia dorëzuan valiut të Janinës, i cili e dënoi me varje. Por, para se të ekzekutohej ai shprehu dëshirën e tij të fundit të kërcente një valle. Të pranishëm ishin edhe valiu i Janinës me gruan e tij. Duke qenë se dëshira e fundit përpara vdekjes nderohej, atëherë i sollën fustanellën, festen, një krehër për flokët dhe një shami të qëndisur nga nuset që ta tundte me dorë në heqjen e vallës. U gjet një orkestër me klarinetë, violinë dhe dajre të cilat jehuan me nuancat e jugut. Vallja nisi si vaj, e qarë me lot!” -thotë rrëfimi.

…Edhe kryengritësit shqiptarë filluan njëkohësisht me ngadalë të lëkundeshin si valët e detit në pranverë dhe mandej, Osman Vrangalla për të fundit herë u hodh përpjetë dhe u përkul në shpinë me kokë në tokë si një urë. i magjishëm, duke u rrotulluar zhdërvjellshëm si një shqiponjë mali për 360 shkallë me elegancë, i la të habitur shikuesit me aftësitë e tij, midis tyre gruan e valisë së Janinës e cila iu lut të shoqit t’ia falte jetën valltarit të pashoq. Kështu u përjetësua guximtari i Epirit dhe kështu kjo valle hyri në folklorin çam si Vallja e Osman Vrangallës!,-thotë gojëdhëna.

E gjersa rrugët e jetës gjatë atyre vitesh të rinisë më hudhën si dallgë deti andej detërave, takova një burrë çam, i cili ecte i përhumbur në xurxullinë e udhëtimit prapa dhe para në kohë, hapëronte sheshit të qytetit buzë Jonit dhe iu prezantova. Më tha se ishte shqiptarë nga tokat e Çamërisë!

…Edhe preokupimet,jeta, vuajtjet e burrit çam Osman Vrangallës, janë rrëfim trishtimi nga Çamëria!
Sipas rrëfimeve të një burri të Vrangallëve, gjithçka fillon me kohën kur ai ishte vetëm 7 vjeç. Nata ishte duke ikur nga vendlindja e tij dhe ferku i agimit sapo kishte nisur të lindte. Në dhomën e fëmijëve që përkundeshin në ëndrra sakaq futet me furi nëna e tyre, Havaja, dhe ju thërret: “Ngrihuni dhe vishuni sa më shpejt, sepse na duhet të ikim”! Ndërsa e vesh motrën e vogël, ajo arrin të mbledhë një bohçe me plaçka dhe të gjithë, përfshirë kryefamiljarin, pa vënë gjë në gojë, largohen me vrap nga shtëpia që gjendet në krye të qytezës. Ikin nga hanxharret e Zervës, ikin duke u pri frika para vdekjes…

* * *

Duke dihatur nëna dhe babai me zogjtë e tyre arrijnë në shtëpinë e dajës, Haxhi Demkut. Pas disa minutash aty ja qetis edhe djali i xhaxhait të nënës, Selimi, dhe i alarmuar i drejtohet babait: “Plako, çfarë bën ti këtu?! A nuk e more vesh që zervistat ja nisën vrasjeve? Mbath këpucët dhe hajde të fshihemi ose të ikim kah këmbët sytë!” Por, ati i familjes përgjigjet: “Është e pamundur të lejë gjithë familjen vetëm, të lejë gjithë këtë tokë, bahçe dhe ograje ,të lejë kodrën e mbjellur me ullonjë . Ne nuk u kemi bërë asnjë të keqe grekëve. Përkundrazi, i kemi ndihmuar vazhdimisht”. Por, ata që ikën, lanë çdo gjë edhe varret edje plangun e shtëpisë që të shpëtonin jetën.

Nuk kalojnë shumë çaste dhe te dera e jashtme dëgjohen trokitje të rënda si tunxhi. Babai që del të hapë portën rrëmbehet ashtu zbathur nga njerëz të armatosur dhe zhduket nga shikimi i fëmijëve dhe nuses së tij për sa të jetë jeta jetë. Mbas torturave të tmerrshme pushkatohet në oborrin e shkollës dhe gjuhet në një varr të përbashkët me trupat e qindra paramithiotëve tjerë.

Nëna e shkretë, si një shqiponjë e plagosur në zemër, e shqetësuar dhe turbulluar vendos të kthehet në fole, te shtëpia e familjes. Në rrugë e sipër të fshatit, zervistat që ishin duke u futur nga ana e prapme u lëshohen në ndjekje dhe ndërsa ata tentojnë të fshihen prapa disa kaçubave ekzekutohen me rafal. Kur arrijnë në shtëpinë e lindjes, nëna dhe fëmijët shohin hatanë tjetër e cila nuk mund të përshkruhet me fjalë, aty ku vdekja vinte para tmerrit.

Nëna e llahtarisur hedh në krah të vegjlit e saj dhe merr ikën drejt ndërtesës së vjetër të Medresës, ku janë mbledhur e bërë shuk dhjetëra familje tjera të trembura që dridhen si thuprat në ujë nga ankthi se ç’u është shkruar. Pas disa orësh një zervist i armatosur dhe me dy thika në duar i urdhëron të gjithë sa janë brenda të dalin në oborr dhe pa lëshuar asnjë zë.

* * *

Udhëtimi i Odiseut çam me bashkërrugëtarët e tij është Filati. Aty ata vërejnë shumë shtëpi të reja, por edhe sosh gjysmë të rrënuara, që janë pronë e refugjatëve çamë. Këtu është fillimi i një fundi historic të tragjedisë çame …Kullat 400 vjeçare të Bollatëve dhe Vrangallëve, akoma janë aty, si të shndërruar në ndonjë gërnadhë gurësh e pllaka varresh të cilat flasin me gjuhën e tyre të lashtësisë, si një muze ku rrëfenin gurët dhe themelet me gjuhën e tyre. Puq me të, shtëpia e lindjes së Osman Vrangallës, e zaptuar nga banorë të paligjshëm. Dera e vjetër e shtëpisë është demoluar dhe në vend të saj qëndron një portë hekuri e mbyllur me çelës. Fusha përtej shtëpisë ku fëmijët loznin është e mbuluar me shkurre dhe ferra. Kopshtet dhe radhët me ullinj e fiq janë lënë në dorën e natyrës dhe gati janë mbuluar nga barishtet dhe gjembaçet. Prej shtëpisë së Bollatëve, trio vazhdonte shtëpia e lindjes së Tahsinit. Mbi rrënojat e shtëpisë së tij është ngritur një e re. Kur ai e informon “pronaren” se ajo kishte ndërtuar shtëpinë në tokë dhe themele të huaja, zonja gjegj se ajo ishte e ardhur në këtë vend nga tjetër kund dhe nuk dinte e kujt ishte kjo tokë të cilë ajo e kishte përvetësuar dhe thoshte se ishte “tokë e saj”!
“Hhhëmmm… vafshi në djall të mallkuar !” -psherëtiu me vete plaku.

Me hidhërim dhe dëshprim në trupat e tyre, idhtësim të cilin mund ta kuptojnë vetëm të zhvendosurit me dhunë dhe azilantët në mbarë planetin tonë, dy burrat dhe Bulja nisen për te Sarajet e Pronjave, familje nga e cila rrjedh gruaja e Osman Vrangallës. Këtu nuk shohin njeri të gjallë t’i shtrojnë një pyetje të vetme. Prandaj, prej aty, ecin për te varrezat. Ata nuk egzistojnë, nuk janë më. Ose dikun-dikund ka vetë gurë varresh…Janë bërë gërmadha dhe mbi to janë ndërtuar ose shtëpi ose rrugë. Mbi gropën, në të cilën ishin mbuluar me dhe trupat e 600 viktimave të Haxhi Demkut, Zervasët dhe larot e lakenjtë e tij, kanë mbetur vetë gjurmë të djegura gjaku e vdekje me hatanë e egërsirave prej hienesh zervase…

* * *

… Pa e pasur mendjen, duke biseduar ata kishin mbërritur në bregun e një lumi tjetër. Pamja e luginës që shihej prej aty, nën peshën e mjegullës ishte mahnitëse. Kurse në horizont zona qarkohej nga petku i purpurtë si një çarshaf gjigand, duke i mbështjell dhe mbrojtur, u ishte hedhur krahëve maleve hijerëndë. Këtu, tek kjo mrekulli, apo bukuri e rrallë, qëndronte magjia. Gjithë pamja të linte përshtypjen se ishte rrethuar nga një mister që kërkonte studim për ta zhbiruar dhe njohur. Ecte këmbë zbathur nëpër rrërën e butë dhe bregoret ishin të mbushura plotë barishte, ecte qetë qetë dhe shikonte rrjedhën e lumit të kulluar fare, dhe me dallgë të qeta që dukeshin si loti.