Sfidat e shqiptarëve dhe mosnjohja e Republikës së Kosovës nga Bosnja-Hercegovina!

0
736
Luan Asllan Dibrani
Luan Asllan Dibrani

Nga Luan – Asllan Dibrani

“Deri më sot, Kosovën e kanë njohur 115 shtete. Prej tyre 112 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, 23 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, 25 nga 29 shtete anëtare të NATO-s etj. Bosnje-Hercegovina është vendi i vetëm nga hapësirat e ish-Jugosllavisë, e cila krahas Serbisë, ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës! Çështja e mosnjohjes së shtetit të Kosovës nga ana e Bosnjës është shume komplekse me qëndrimin kontaverz të brendshëm!

Etnitetet qe e përbejnë atë shtet janë problemi kyç i mosnjohjes nga Bosnja Hercegovina pavarësinë e Kosovës!

Faktor dominant janë serbët e “Republikës Srpska”, që kanë qëndrim në një linjë të njëjtë me qëndrimet e Beogradit karshi Kosovës!Po është e kuptueshme, por pos etnitetit serb,aty edhe faktori boshnjak është i njëjti, kurrë nuk ka treguar asnjë sinjal,përpjekje se paku nëpër ndonjë takim politik, apo edhe ndonjë opinion nga krahu boshnjak!

Bosnja dhe boshnjaket mosmirënjohës dhe injorant ndaj Kosovës!…

Bosnja ishte dashur ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse vet pozicioni i saj i përkufizuar me shtetet sllave i servon një izolim vetes së vet. Mos mirënjohja e saj ndaj shqiptareve me se mire tregon edhe sakrifica dhe pjesëmarrja e shqiptarëve në luftën e Bosnje–Hercegovinës. Me mijëra luftëtar shqiptar morën pjesë në atë luftë në krahun boshnjak dhe me qindra djem shqiptar vdiqën në atë luftë si “qeni në rrush”. Në Bosnje-Hercegovinë, pos faktorit serb i Republikës Serbska, ka ndikuar edhe shtetet arabe qe akoma nuk e kanë njohur Kosovën dhe pavarësinë e saj?

Shpesh herë kujtoj ngjarjet e 81-shit në Kosovë, kur nga e gjithë ish Jugosllavia u zbarkuan policia dhe ushtria e të gjitha republikave për t’i shtyp me dhunë kërkesat e shqiptarëve për pavarësi e vetëvendosje… Në keqpërdorim dhe dhunë ndaj shqiptarëve ishin ndër ma te zëshmit, pos serbëve edhe boshnjaket. Është injorante dhe abuzim për ta gjykuar qëndrimin e Bosnjës, kur ne i kemi pasur të njëjtat sakrifica dhe dhunë nga Serbia si popuj!

E rikujtoj shokun tim Sadik Jasharin ishte në një dhomë burgu me Izet Begoviqin.

Aty edhe një cigare ka thënë Sadik Jashari e kemi ndarë me Izet Begoviqin, me qe kishim një strategji të përbashkët me u çliruar nga Serbia. Sot të bëhen 10 vite, pavarësi e Kosovës dhe Bosnja mos ta njeh Republikën e Kosovës është një skandal me ne shqiptarët qe edhe sot po e ndjekim rrugën gabuar për ti çliruar vendet e huaja pa e realizuar atë synimin e shqiptareve që të jenë të lirë në tokat e veta.

Boll shqiptarë ma, mos ndiqni rrugën e Asim Vokshit në luftën e Spanjës dhe qindra shqiptare të përfshirë në luftën e Bosnjës, por edhe në luftën kroato-serbe!?… Tuxhmani edhe deri gjeneralët tanë shqiptarë i keqpërdori për interesa të veta duke iu kurdisur edhe kurtha për gjenocid në Kroaci kundër serbëve. Ashtu ndodhi edhe në lutën e Sllovenisë, shqiptarët ishin faktor ne veti për ti shporrur forcat serbe.

Si fund i një skandali për ta rrënuar imazhin e Kosovës ishte përfshirja e shqiptarëve në luftën e Sirisë gjë qe ka ndikuar edhe në mos njohjen e Kosovës nga shumë shtet myslimane në solidaritet me Serbinë siç po vepron edhe një Bosnje e pa qëndrueshme dhe injorante ndaj Kosovës!Shqiptarë mblidhne mendjen dhe mos luftoni për të tjerët, por luftoni për veten tuaj dhe bashkoni shtetin tonë qe iu pret t’ja mbledhim këmbë e duar në një trup…