Familja Zymberi përjetoi tragjedinë më të madhe të luftës së vitit 2001

0
1548

Zhurnal, 02.05.2016 – nga R.N.

Shkup, 2 maj – Redaksia e Agjencisë së lajmeve Zhurnal, me rastin e 15 vjetorit e nisjes së luftës së vitit 2001 në Sllupçan, përkujtojn me dhimbje edhe familjen Zymberi, që është symbol i rezistencës kombëtare, duke sakrifikuar gjithë familjen për liri dhe të mirën e përgjithshme të Shqiptarëve të Maqedonisë.

Gjatë konfliktit të armatosur më 24 maj të vitit 2001 humbën jetën 10 anëtarë të familjes Zymberi.

Çdo vit për nderë të dëshmorëve të kësaj familje bëhen homazhe përkujtimore në varezat dëshmorëve në Sllupçan, ku mijëra vizitorë para varrezave të tyre rikujtojnë sakrificën, vendosmërinë dhe betimin drejt idealit.

Nga shpërthimi i predhës në bodrumin e shtëpisë, mu në këtë datë (24 maj) të vitit 2001, jetën e kishin humbur Selvije, Mersim, Hisnije, Neale, Jenuz, Suzane, Valbona, Nerimane, Fitore dhe Fitim Zymberi.

Kjo rënie sa e dhimbshme aq edhe madhështore ka lëvizur historinë tonë më të re. Familja Zymberi, madje i tregoi botës dhe gjithë shqiptarisë se liria dhe nderi mbrohet, që nga plaku e deri te fëmija në djep.

Rrëndësia e sekrificës e kësaj familje është në vijë të njëjtë sikurse edhe familja e Jasharajve në Kosovë. Familja Zymberi na mësoi se si duhet dhe mbrohet idelai kombëtar, një familje e tillë do zë vend të rëndësishme në historinë e lavdishme kombëtare drejt çlirimit nga e keqja.

© ZHURNAL.mk