“ALGLOBOS” bashkon vlerat muzikore

0
1166

Shkruan: Florim Zeqa, 17.03.2018

Organizuar nga Grupi “ALGLOBOS”, në Ristorante “LOS ZAPATA” në Treviso (Itali) u mbajt manifestimi kulturor për nderë të 20 vjetorit të rënjes heroike të familjes Jashari.

Pas intonimit të hymnit kombëtar, moderatori i këtij aktiviteti i përshendeti të gjithë të pranishmit dhe mysafirët e nderit duke i falenderuar për pjesëmarrje në këtë eveniment kulturor.

Në fjalën e rastit moderatori i këtij aktiviteti, publicisti Florim Zeqa, ndër të tjera theksoi; “20 vjet më parë në Prekaz u mbrojt nderi dhe dinjiteti familjarë, u mbrojt pragu i shtëpisë, …kërkesë kjo e vazhdueshme e presidentit historik Ibrahim Rugova, e ritheksuar edhe para Tribunalit të Hagës.

Sikurse kaluan 20 vjet nga beteja e lavdishme e familjes Jashari në përballje me forcat policore dhe ushtarake serbe me 5,6 e 7 Mars 1998, ashtu do të kalojnë dekada, shekuj dhe mileniume dhe gjithnjë në kujtesën e shqiptarëve do të jetë e freskët sakrifica sublime, unikate, e paparë dhe e padëgjuar në historinë e njerëzimit…”.

Hapja e programit artistik fillojë me këngëtarin Gjin Shani, për të vazhduar me përformancën e shkëlqyer të Grupit “ALGLOBOS”, të cilët u priten me ovacione të gjata nga adhuruesit e flakt të tyre në sallë. Dueti Bledar Zeqa-Klodi Qehajaj dhe Besmire Morina (vallëtare e ALGLOBOS-it) elektrizuan atmosferën e këtij aktiviteti madhështorë.

Më pas, moderatori në skenë e ftoi këngëtaren e re (19 vjeçare), por shumë të talentuar Flora Gashi-“SIENNA”, e ardhur enkas nga Sllovenia, e cila me zërin e saj të embël la mbresa të pashlyera tek të pranishmit në këtë aktivitet. Vlenë për të theksuar se kengëtarja e re “SIENNA” ishte surpriza më e këndshme e kësaj mbrëmje kulturore në Treviso. Edhe pse e lindur dhe rrritur në Slloveni, Flora Gashi e flet bukur gjuhën shqipe, zotëron për mrekulli dy zhanre të muzikës njëkohësisht; populloren dhe modernen (r&b), raste të rralla këto në botën e muzikës shqiptare.

Si gjithnjë embëlsira mbetët për në fund. Prezantimi i RAP-këngëtarit më të njohur nga trojet etnike Arian Agushi-“GOLD AG” u përcjellë me duartrokitje dhe brohoritje të gjata.

Vargjet e këngëve të “GOLD AG” prekën thellë në shpirtë ndjenjat e shqiptarëve. Secila këngë, secili varg dhe secila fjalë përcjellnin në vete mesazhin e dashurisë ndaj atdheut, unifikimit shpirtërorë dhe fizik të shqiptarëve në trojet etnike dhe Diasporë.

“Vallja e Rugovës” nën tingujt “DJ- BD RAP”-Bardhyl Dedja, bashkoi të rinjët në një vallëzim emocional të përbashkët në podiumin e sallës së madhe të “LOS ZAPATA”.

E veqanta e këtij organizimi është se, përveqse përkon me 20 vjetorin e Epopesë së Jasharajve në Prekaz, konsiston edhe me 10 vjetorin e themelimit të Grupit “ALGLOBOS”.

Për dallim nga aktivitetet e shumta komerciale, të bëra dukuri e zakontë në mërgatën shqiptare këtyre viteve të fundit, “ALGLOBOS” nuk e kishte qëllim përfitimin personal nga ky aktivitet. Ndarja në kohën e darkës e Burekëve gratis për të gjithë pjesmarrësit, flet shumë për bujarinë dhe shpirtin human të organizatorit.

Edhe kësaj radhe, Grupi “ALGLOBOS” dëshmoi përkushtimin për bashkimin e vlerave muzikore dhe unifikimin e rinisë shqiptare në Provincën e Trevizos dhe më gjërë.

Qëllimi “ALGLOBOS”-it ishte bashkimi i dy majave të piramidës së muzikës shqiptare nga trojet etnike në Trevizo, bërjen bashk të bashkëkohores dhe modernës, folklorit burimor shqiptar dhe Rap-muzikës moderne shqiptare, gjegjësisht bërjen bashk të rapsodëve të njohur nga treva e Dukagjinit, vllëzërve Agaj-“ZHUTAT” dhe Rap-këngëtarin më të njohur kosovar Arian Agushi i njohur si “GOLD AG”.

Mirëpo, për shkaqe të mosliberalizimit të vizave dhe getoizimit të qëllimshëm të shtetasve kosovar, vllëzërve Agaj u është pamundësuar ardhja në këtë aktivitet të pasur kulturor.

Këtë mbrëmje e madhështuan edhe musafirët special të ardhur nga Ilirska Bistrica (Slloveni) në krye me veprimtarin Bekim Gashi, mysafirët italian Sebastian Battistin (BL RECORDS), “DJane MERCEDES”, “ARIS EVENT”, veprimtarja Liridona Pulka dhe Enver Millanaj.

Në përmbyllje të këtij shkrimi ia vlenë për të përmendur kontributin e jashtëzakonshëm të “DJ BD RAP”-Bardhyl Dedja nga Kavaja i cili në mënyrë briliante i përcjelli të gjitha këngët dhe vallet. Jo vetëm kaq, me mjeshtri të rrallë plotësoj çdo vakum gjatë programit artistik.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, meritat i takojnë stafit të gjërë të Grupit “ALGLOBOS”; “PIZZERIA ZEUS ISTRANA” me pronarë Fehmi Agushi, komuniteti domenikan, Cesar Andres Gomez Lopez (pronarë i “BARBER SHOP”) dhe pronarët e lokalit “LOS ZAPATA” (Zapata Munoz Yayko Yulissa), Ylber Morina, Besnik Arifaj, Besart Bytyçi, Sinan Berisha (sigurim), Hysni Hoti (mbeshtetje në organizim), Labinot Morina (manaxher i grupit “ALGLOBOS”), fotografi Lorenzo Coassin KANJI MAN PH, Erjonit Tafaj (publicitet), Albion Suka dhe Granit Hyseni manaxher i “GOLD AG”.

Këtë ditë, pra me 10 Mars 2018, paralelisht koncertit në “LOS ZAPATA”, në Paese (TV) u mbajt edhe turniri i futbollit të vogël (i 14-i me radhë) nën organizimin e Fadil Bajraktarit dhe Florim Lumit.

Pjesëmarrëse në këtë aktivitet sportiv kësaj radhe ishin 12 ekipe futbolli. Ekipi fitues i turnirit doli ILIRIA dhe lojtari i saj Fisnik Gashi u shpall lojtari më i mirë, ndërsa vendi i dytë i takoi ekipit Drenica, përderisa portieri i mirë u shpall Alban Duriqi po nga ky ekip. Dy ekipet e para dhe lojtarët më të mirë u shpërblyen me trofe të çmuar nga organizatorët.