TESTAMENT I ÇAMIT & ÇAMËT E ÇAMËRISË – poezi nga Rrustem Geci

0
2847
Atdhe Rrustem Geci

TESTAMENT I ÇAMIT

Ëndërr e çamit çasteve zgjerohet
posi një det me valë të trazuara
ai s’ndalon tek ura mendimesh
por hynë thellë gjithësisë së tij

Çami ka dashuri për veten e vet
dhe dashuri për të dashurën e tij
çamërit janë shqiptarë të lashtë
ata kohën e masin me pafundësi

S´dua të jem këpucë në këmbë
të huaj, as mendje pa kokë e pa
krahë, tokës sime gjuhën ia di
shiu në bari është vaji lotit tim

Vetja ime, më vrit ose po të vras
për Çamërinë vetë do të luftojmë
me vete do t’i marim emocionet
dhe dashurinë tonë për atdhéun

Ëndërr e çamit s’është vogëlimë
po bubullimë e të gjithë atdheut
Shqipe është çdo pemë e çamit
Shqipëri e Jugut është Çamëria!…

Firencë, Itali, 2016


ÇAMËT E ÇAMËRISË – poezi hymnore

Zeus perëndia po pyet? Ç’po ndodh
me Dodonën, Akropolin, dhe Janinën
pse kaq shumë emra për një popull
e për një gjuhë, Shqipëri pse hesht

Një varr kaq i stërmadh si Çamëria
edhe poezinë ma bën me lot dhe me
dënesë, ai dhunim grash dhe vajzash
ishte, për pushtim tokash dhe dëbime

Adha, s’mund ta shoh me sy Greqinë
kur kujtoj Çamërinë, gjenocidin grek
mbi çamët, gjithë at’ zjarr vrasjesh
për t’ia vjedh identitetin Çamërisë

Ikja e çamëve nga Çamëria vazhdon
këngët çame janë këngë qytetëruese
Shqipëri, pse e hesht çështjen çame
Lufta Trojës s’ishte greke, po e jona

Çamëri, ti ji përgjigja e popullit tënd
lëviz në drejtim të gjuhës së nënës
ftoj të gjithë çamët kudo që janë, të
kthehen në dheun e të parëve të tyre!…

Rrustem GeciDortmund, 2016