Akuza e rëndë për Çim Pekën, për aksidentin e dy viteve më parë

0
583

Dy vjet më parë, Çim Peka u përfshi në një aksident të rëndë, ku humbi jetën vajza që udhëtonte me të, 29-vjeçarja Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola.

Për atë aksident ka pasur shumë pikëpyetje, që nga marrëdhënia e Pekës me 29-vjeçaren, deri tek arsyet e aksidentit.

Kastriot Myftaraj pak kohë më parë ka hedhur një akuzë të rëndë ndaj Pekës, pasi ky i fundit i ka vjedhur një shkrim.

Myftaraj shkruan se Peka e ka vrarë para aksidentit Kolën.

“Çim Peka për gjëra të tilla mund ta sulmojë Tahirin vetëm me maskë, për shkak se Tahiri di diçka për të.
Çim Peka është i detyruar ta sulmojë Tahirin, sepse për këtë e paguajnë Saliu dhe Zeni portalin e tij.

Por Çimi ka një hall.
Saimiri i ka bërë një nder të madh Çimit kur ishte ministër.

Saimiri personalisht ka fshehur një provë, që tregonte se Çim Peka vrau një vajzë dy vjet më parë, në atë që u quajt zyrtarisht aksident automobilistik.

Është fjala për regjistrimin e videokamerave të një biznesi që tregonte Çimin, duke i përplasur kokën vajzës për ta detyruar të bënte diçka, ndoshta abort, nuk do të merret vesh kurrë se edhe të dhënat e autopsisë u manipuluan.

Duke bërë këtë, Çimi humbi vëmendjen dhe shkaktoi aksident automobilistik.
U manipulua deri edhe vendndodhja e aksidentit. Videoja nuk u paraqit si provë, por Saimiri e ka në arkivin e tij, së bashku me shumë gjëra të tjera.

Tani unë po bëj pyetjen se ku është i fshehur arkivi i Saimir Tahirit, me të cilin ai kërcënon dhe shantazhon deri edhe vetë Ramën”, shkruan Myftaraj. (TemA)


A ka manipuluar Prokuroria “vrasjen” në aksident, të Çim Pekës?

Aksidenti i Çim Pekës, i cili i mori jetën bashkë-udhëtueses së tij në makinë, në drejtim të Ibës në pasdite duke u errur (ai u betua që ishin thjesht shokë dhe kishin dalë për shëtitje), është një histori e errët dhe për mënyrën si Prokuroria dhe policia u munduan ta mbyllin atë, duke shpallur fajtor palën tjetër.

Nëse i hedh një sy dokumentit fillestar të hetimit që ka të bëjë me marrjen në pyetje të palëve, shikohet qartë se shoferi tjetër i aksidentuar thotë se “isha duke ecur në krahun tim kur mu shfaq përballë makina në të cilën udhëtonte viktima dhe Çim Peka”.

Më pas në dosje ka një sërë aktesh ekspertimi, dhe duket qartë që historia është pastruar në favor të Pekës, duke e nxjerrë të pafajshëm për vdekjen.

Por ajo që është interesante, ka të bëjë me presionin që kupola e LSI bënte ndaj Çim Pekës më 2015, kur ai sulmonte Metën e Monikën, duke thënë se “Çimit ja kemi analizat e asaj çfarë është gjetur në sedilje në makinë”.

Në fakt, në dosje nuk janë.
Flitet vetëm për pambuk të pastër, me të cilin janë marrë monstrat e gjakut.

A është ky shkaku që Peka është sot një ushtar i LSI-së dhe është nën shantazh prej tyre?