NDAL E DASHUR NDAL!

0
466

MARIJA KONOPLJA (1983)

02-05-2013·

NDAL E DASHUR NDAL! voal

ndal bukuroshe ndal!
ende nuk kisha ardhë kurrë kështu
shiko, demiurgu shpërtheu në dënesje
pas shpinës sime
apo janë këmbët e mia
groposur deri në gju?
krahët u qullën gjer në kockë
petalet u hapën të gjitha
zambakut në mes
nuk i kisha bërtititur kurrë kështu
shikomë nga lart
digjmi sytë me një cigare
veshët e mi nuk do të dëgjojnë asgjë
vetëm se
ti më kap pothuaj nën tavan
tavani nuk mjafton!
më ço
drejt buzës së greminës së praut të dritares
ndal bukuroshe!
dëgjo:
ende nuk kisha ardhur kurrë kështu
demiurgu është duke vdekur
pas shpinës sime
bukuroshe ende nuk kisha qarë kurrë kështu

NJË NATË E MREKULLUESHME VERORE

një natë të mrekullueshme vere
(Papritmas kuptova
se unë edhe ti nuk do të shihemi më
për disa ditë.
kush e di nëse ti`
do të kujtohesh
për të )
unë përgjioj në dritaret e apartamenteve
në grykat e holleve
(ç’mendon për mua.
dhe për mua së paku të mendoje
ndonjëherë)
pas meje ecën një njeri
i cili kthehet nga kantieri
(Ç’do të bëje ti
nëse më ndodhte
diçka.
dhe si e tillë, është e mundshme)`
ardhje papritur e paranojës.
një makinë kalon pranë
një zhele muzike
(do të doja
që të dehesha me ty
pikërisht atje në atë kafene verore)`
gara e frikës.
u fsheha
në një grykë, tashmë.`
zhurma e zakonshme e ujit
e një ndjenje të nxehtë të thyer,
zagushi.
shkova vetëm
të marr cigaret
(Unë dua të di
nëse do të kujtohesh
për këtë, ti)

Përktheu: Faslli Haliti