Bajram Bashota
Boll ndejtëm në robëri
Boll na mbetën nënat me duar në gji
Boll ky popull me shumë kufi
Si s’ u mbushët mend në këtë botë
Si s’po e qitni gishtin në kokë
Pse po na shoqëron vec gjelozia
Ku na mbeti e shqipes dashuria?!
Boll në këtë botë përjetuam tragjedi
Kurrë nuk muarëm një mësim të ri
Pse njëri tjetrin ta shtymë n’humnerë
Pse për ne s’po celë e shumpritur një pranverë
Shqiptari të pastër na fali zoti
Të dashur e të pastër si pika loti
Kështu na fali perendia
Po pse na mbyti kjo xhelozia?!
Si s’ e qesim dorën ne zemër
Kështu së bashku të bëjmë emër?!
Zogu i shqiptarit gjithmonë i zoti
Pse pra shqiptarit s’ po i kthiellet moti?!
Ku na mbet shpirti i pastër e bujarë
Që zoti pat rrënjosur ndër shqiptarë
A do të mbledhim mend ndonjëherë
Që njëri tjetrin mos ta lamë të? mjerë
Boll ka vuajtur kjo shqiptari
Të humbur e pa plang e shtëpi
Boll kemi vuajtur boll jemi ankuar
Që armiqët na kanë ndarë e coptuar
Po si nuk bëhemi të gjithë tok
Ta fitojmë këtë liri për jetë e mot
Të mos na përqaj kjo gjelozi
Qëembajti peng këtë shqiptari
E n’breg të zgërdhihen armiqtë e zi
Si s’ mbledhe mend moj shqiptari?!
O shqiptari dhunti e zotit
Si s’vishni gëzofin qyshë bëhet moti
Se zogu i shqiptarit gjithmonë i zoti
Po xhelozia e shkatrroi gjithëherë
Dhe na shpërndanë si puplat n’ erë
Dhe kurrë s’ u mblodhen e s’ ranë n’ ujdi.
Të gjithë pērnjëherë të thomë :SHQIPËRI!!!
Por njëri thumbit e tjetri patkonit
Dhe gjithmonë në fund të përronit
Gjithmonë vuajtëm për këtë liri
Nga kjo e shkreta gjelozi
Na humbi besë edhe trimëri
Na shuajti ndjenjen për liri
A zoti na gjykoi moj shqiptari?!
Të jemi gjithmonë në terr të zi
Zgjohu prej gjumit ti shqiptari
Rrokju valles për një SHQIPËRI
Të gjithë njëzërit plak e i ri
Se boll vuajtëm për këtë liri
Boll u përplasëm me këta kufi
Shqipërinë natyrale ta bashkojmë
Të gjithë me një zë të kuvendojmë
Ka ardhë koha po ndreqet moti
Zogu i shqiptarit gjithmonë i zoti
Kështu e kam gjallë këtë shpresë
Ku ka qenë krue, krue ka me mbetë
Për shqiptari s’na dhimbet kjo jetë.