KOSOVË (poezi)

0
2948
Kosova

Edlira Maloku

Unë, bija jote, përkundem përditë në djepin tënd të ngrohtë. Në çdo
përkundje ta ndijej ankthin, ta ndijej gëzimin. Të rrahurat e zemrës sate,
gjaku që të vlon në dejet tua, njëjtë më përshkojnë edhe mua.
Sepse, jam bija jote, jam bija e tokës sate të djegur. Historia jote rrënqe-
thëse, më rrit dhe më frymëzon mua në çdo hap që marr. Kujtimet e tua
të dhembshme, janë edhe të miat. Trimat që ranë për ty, janë edhe
heronjtë e mi…

Njerëzit, shumë të dashur për mua, tashmë janë vetëm pjesë e albume-
ve plot kujtime. Dasmat ditëlindjet e festat përherë janë disi të zbrazta,
mirëpo asnjëherë jokuptimplota. Ajo karrige e zbrazët në sallë, në fakt,
e rrëfen jetën time. E tregon arsyen pse unë sot bashkë me ju jemi të lirë
të flasim shqip.

Në sytë e përmalluar të babit tim, si film, mund të shohim gjithë histo-
rinë tënde. Lumenjtë e gjakut dhe hirin e Feniksit që u kthye në triumf lirie,
e shohim në emocionet që na jep përherë ditëlindja jote.
Sot je 10, nesër do të jesh edhe më shumë. E unë, vijimisht sikur tani,
do të jem këtu duke të të parë teksa rritesh.

Rritu si burrëreshë, se ashtu të ka hije dhe kurr mos na zhgënje!
Na ço përpara ashtu siç bëmë ne për ty!
Unë, bija e tokës sate të artë, Edlira.

Dërgoi për publikim, Ramë Thaçi, poet