Kufini i të ligut, përballë varfërisë dhe udhëheqësve të ligj!

0
434

Nga Gjergj KabashiRevista Drini7 Mars 2018

Çështja e demarkacionit në mes të Kosovës e Malit të Zi me gjasë tash po i ofrohet fundit, pas dy vitesh që kur në emër të Kosovës në një proces të thuash jotransparent për publikun, u nënshkrua në Vjenë nga Hashim Thaci, – në atë kohë në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës. Me shtytjet e jashtme, por tashmë edhe të brendshme nga ana e PDK, LDK, AAK-së, por me kundërshtimin e vazhdueshëm të VV, demarkacioni tashmë pritet për të satën herë të qitet për votim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kjo çështje është shndërruar në një temë mbizotëruese në Kosovën e varfët e me politikan të pasur, saqë, sikur lihet përshtypja se përmes zgjidhjes së saj do të zgjidhen problemet e mëdha me të cilat ndeshet Kosova.

Kritikuesit e çështjes së demarkacionit ia kundërvënë “Komisionit Meha”, – të udhëhequr prej Murat Mehës, gjetjet e pretenduara të “Komisionit Bulliqi”, – të udhëhequr prej Shpejtim Bulliqit, i cili pretendon se ka gjetur lëshime të shumta nga ana e komisionit paraprak, sipas të cilit Kosova humbë mbi 8000 hektarë tokë.

Gjithcka sillet edhe me pikat e dikurshme “kufitare” në mes të Kosovës e Malit të Zi, të vendosura në “Kullë” dhe “Cakorr”. Dikush thotë që ato pika “kurrë” nuk kan qenë atje, ndërsa të tjerët e thonë të kundërtën, se ato “gjithmonë” ishin atje! Kujt t’i besohet? Ne që kemi kalue nëpër ata kufinj administrativ, e dijmë mirë se ato pika kufitare,- t’i quajmë ashtu, ishin mu atje dhe se zbritja me nga disa kilemetra në brendësi të territorit të Kosovës, është e padrejtë dhe e imponueme njëanshëm.

Vëzhguesit e vëmendshëm të kësaj cështjeje gjat këtyre dy-tre viteve, kan mund të vërenin që intelektualët e Kosovës në pjesë dominuese, në mesin e tyre edhe mjaft gazetarë të shquar, duan “ta heqin qafe” cështjen e demarakcionit me Malin e Zi thuajse kjo është “çështje e tyre”, të bindur që Kosova nuk humb territor dhe me shpresë që ky ngërc të tejkalohet, e Kosovës t’i liberalizohen vizat shumëpritura!

Një zë kritik në favor të kësaj cështje në Kosovë është edhe Fadil Hoxhës, i cili pretendon që i posedon faktet që Kosova, në rastin më të keq, mund t’i humbë dy-treqind hektarë tokë përkohësisht, por që ato korrigjime mund të bëhen pastaj në mënyrë korrekte.
Keto jane pikat me rendesi qe e demantojne Shpejtim Bulliqin dhe Zejnullah Gruden, sipas Fadil Hoxhës;

Pika 32
32. The three federal constitutions of 1946, 1963 and 1974, as well as Yugoslavia’s Constitutional Law on the Social and Political Organization of the Federal People’s Republic of Yugoslavia, contained provisions as to the boundaries between the republics, but did not describe or delimit them.

32. Të tre kushtetutat federale të 1946, 1963 dhe 1974, si dhe Ligji Kushtetues Jugosllavia mbi Organizimin Shoqëror dhe Politik të Republikës Federale Popullore të Jugosllavisë, përmbanin dispozita për kufijtë mes republikave, por nuk i përshkruan apo delimituan ata.

Siç e sheh, nuk ka pase delimitim te kufijve ne vitin 1946, qysh kane thene Bulliqi e Gruda.

Vertetimi i plote, duke e ceke edhe emrin e Komisionit, qe quhej “Komisioni Kontrollues Federal” e qe ne i refereohemi si “Komisioni Gjilasi”

Pika 472
472. The Tribunal observes that the decisions contemplated in 1946 by the Federal Control Commission were never implemented. Moreover, the Tribunal has been asked to proceed to the land delimitation on the basis of uti possidetis. It, therefore, cannot base its decision on other elements such as the wishes and the allegiance of the population.

472. Tribunali vëren se vendimet e parashikuara në vitin 1946 nga Komisioni Kontrollues Federal nuk u zbatuan asnjëherë. Për më tepër, nga Tribunali është kërkuar që të vazhdojë delimitimin e tokës në bazë të uti possidetis. Prandaj, nuk mund ta mbështesë vendimin e tij në elemente të tjera të tilla si dëshirat dhe besnikëria e popullatës.

Pra, Gjykata e Arbitrazhit tregon shume qarte se vendimet e komisionit te Gjilasit nuk jane implementu asnjehere apo miratuar ne Kuvendin Federativ, qysh e ka kerku Kushtetuta jugosllave e vitit 1946.

Gjykata (Tribunali), ne piken 472, veren se parimi i percaktimi i vijes kufitare (delimitimi) te behet sipas “uti possidetis” dhe se nuk mund te bazohet ne deshirat dhe besimin e popullates (çka mendon popullata).

Me keto pika e me keto fakte, Mali i Zi e ka te fitum Arbitrazhin 99.99%, per mos me thene 100%.
Do me thene kot jemi kah lodhemi e perlahemi si popull, mendon Fadil Hoxha.

Vendimi i Arbitrazhite (komplet) eshte ne kete vegez: http://www.pcacases.com/web/sendAttach/2172

Përkundër morisë së fakteve e dëshmive që ofrohen në favor të asaj që demarkacioni është korrekt apo jokkorrekt, e vërteta është që opinioni publik mbetët i hutuar dhe ndjenë që gazetaria kritike nuk e ka luajtur rolin e vet në favor të ndricimit të së vërtetës për një demarkim profesional a joprofesioanl gjat këtyre viteve. Duhet ta vërejmë edhe në fakt tjetër, që po ashtu meriton vëmendje, se “ne” që jetojmë jashtë Kosovës jemi shumë më skeptik ndaj të vërtetës zyrtare që ofrohet rreth demarkacionit, për dalllim nga “ata” që jetojnë në Kosovë të cilët në masë të madhe duan që demarkacioni të kalojë në mënyrë që që Kosovës t’i heqen “vizat” e që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm.

Sidoqoftë, është për keqardhje të madhe se si iu imponue Kosovës së varfër çështja e miratimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës që, pastaj, të lejohet lëvizja e lirë e qytetarë?!…

Por, a mund të jemi të sigurtë që lëvizja e lirë do të lejohet për banorët e Kosovës, kur e dijmë mirë se udhëheqësit e vendit janë më të korruptuerit në rajon dhe që korrupsioni është cështje që po e ngulfatë jetën e banorëve të vendit?

Në kuadër të kësaj teme që përpiqemi ta trajtojmë, si qytetar norvegjez me prejardhje shqiptare nga Kosova, më duhet ta përmend një fakt nga “kontesti” kufitar në mes të Norvegjisë e Rusisë të bazuar në vendosjen e një “gardhi kufitar” nga ana e Norvegjisë në kufu me Rusinë.

Ministri i Drejtësisë së Norvegjisë në atë kohë Anders Anundsen (Frp) zgjoj vëmendje internacionale me përpjekjen e tij për ta sigurue kufirin me Rusinë. Gardhi i gjatë 200 metra e i lartë 3,5 metra kishte një çmim prej 4 milionë kroner dhe çdo metër ka kushtue 20.000 kroner. Gardhi në çdo anë shtrihet nga 100 metra në terren, tek porta e kufinit në Storskog.

Çështja nuk është vetëm kjo e ngritjes së “gardhit të kufinit” për ta pengue ardhjen e refugjatëve, por gjetjet e Rusisë se kufini ka hyrë në territorin rus prej 1 deri në 15 centimetra! Kështu që fqiu i “madh” kërkoj që në disa pjesë ky “gardh kufini” të tërhiqej në brendi në territorin norvegjez, duke ndikuar kështu që kostoja e humbjes në para të ishte diku mbi 400 mijë kroner.

Kosova duket që jo vetëm nuk ka forcë për të qenë parimore e vendosë kufinj përafërsisht të drejtë, por ajo vazhdon t’u nënshtrohet disa kushtëzimeve të thuash të panjerëzishme, që ndërlidhen me miratimin e demarkacionit me kushtin e liberalizimit të vizave për banorët e saj. E dhimbshme, apo jo? Por, kështu gjithnjë i ndodhë të ligut e ne jo vetëm që po mbesim të dobët por edhe po i durojmë më shumë se askush tjetër të ligjët, duke i lejuar të na udhëheqin jo për të mirën e vendit për të keqen e saj.