Tregim nga libri “Mëkatarët e mizorizmit“
Tregimin duhet ta lexojë Znj. Mirela Kumbaro ministre e kulturës e republikës së Shqipërisë
Dhe punonjësit e kësaj ministrie.
Për dijeni Z. Edi Rama kryeministri shembull dhe model i përkushtuar për drejtësinë dhe demokracinë shembullore.
Dhe Z.Gramoz Ruçi kryetari i parlamentit demokratik socialist modernist i votuar dy herë nga populli.
E kam obligim me u treguar: Shkrimtarit Faik Ballanca, gazetarët langaruck zuzaristë reziluck i thanë: “Nuk i botojmë librat e tua, dhe, do të pushkatojmë“ Faik Ballanca shkrimtari liberalist modernist i talentuar u dëshpërua dhe vrau veten.
Kurse mua langarucët e skremuar dhe mëkatarët mizoristë të egërsuar 85 herë më kanë kërcënuar: “Nuk i botojmë librat e tua Sali Leka, nuk i botojmë! Do të pushkatojmë dhe do të groposim pa varr“.
Unë nuk e vrava veten dhe i pa dëshpëruar, i pa frikësuar paraqita për botim 85 libra me tregime dhe poezi të mrekullueshme, por nuk i botuan, i fshehën, i vodhën, i censuruan.
SALI LEKA
E theksova në fillim tregimin duhet ta lexojë znj. Mirela Kumbaro ministre e kulturës dhe punonjësit e kësaj ministrie për arsye se: Katër ministrat Ylli Pango, Ferdinand Xheferi, Aldo Bumçi dhe Visar Zhiti i kanë mbushur zyrat e këtij dikasteri jetik me zuzaristë langaruck, fallsifikatorë shtrembaluc dhe përsekutorë reziluck kundër shkrimtarëve demokratë liberalistë modernistë të kulturuar, të admiruar me vepra letrare dhe drama teatrale të mrekullueshme, të dobishme për jetën njerëzore.
Janë burgosur, internuar dhe përsekutuar 125 shkrimtarë dhe dramaturgë të talentuar, të kulturuar, midis të cilëve të njohurit dhe shokët e mi Fadil Paçrami, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Ibrahim Uruçi, Ismet Cibej, Eqrem Biba, Fatbatdha Spahiu, Piro Kuqi, Petro Marko, Minush Jero, Dhimitër Xhuvani, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Dhora Leka, Xhemal Broja.
Edhe poeti Viktor Qyrku i njohuri im por jo shoku im. Viktori vrau veten se nuk i rezistoi diskriminimit dhe degradimit të langarucëve reziluck.
Po të ishte shoku im Viktorin do ta ndihmoja ta shpëtoja të mos vriste veten.
Dy shokë dhe katër shoqe të mia i kam shpëtuar nga vetëvrasja. Dy shokët dhe katër shoqet përpara se njheshin me mua kishin patur turbullira dhe mjegullime të errëta në jetën e tyre. Unë u garantova shkëlqim diellor jetik, duke i mbushur me besim hyjnor Teuratik Apostolik.
Fatos Nanos, Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk i kam treguar asgjë.
Ata janë komunistë tipikë.
Sa më shumë ngjarje të vërteta tu tregosh, sa më shumë tu ankohesh për masakra të llahtarshme, komunistëve tipikë, aq më shumë të urrejnë dhe të shtypin pa mëshirë si ujku i egër lubist.
Nëse Edi Rama dhe Gramoz Ruçi do të bëhen komunistë tipikë lehebistë, vajmedet rinia shqiptare me djem dhe vajza të shkëlqyera, fisnike të papërlyera.
Sali Leka shkrimtar dhe poet me vepra letrare artistike me tregime dhe poezi liberaliste erotike, mikroborgjeze, dekadente reaksionare dhe degjeneruese për njeriun e ri socialist, proletar, vigjilent revolucionar që ka formuar partia dhe shoku Enver.
Me këto akuza të egra më burgosën, më përsekutuan tmerrësisht me vite dhe dekada nga viti 1968.
Gjatë muajve të këtij viti dhe viteve në vazhdim kam shumë episode me fakte konkrete, për të treguar për masakrat e mëkatarëve të mizorizmit, me shumë se sa kanë 25 shkrimtarë të burgosur dhe të paburgosur.
Në tregimin e “Skëterri i biruckave të langarucëve” do të tregoj disa fragmente nga libri “Mëkatarët e mizorizmit” me ngjarje makabre rrënqethëse nga përballja e llahtarshme me hetuesit dhe operativët e sigurimit Kristo Andrea, Ndue Gjoni, Ismail Rama, Adem OzuniAzgan Pali dy metra i gjatë dhe Maksi i fortë vigan përballje ditën dhe natën nëpër biruckat e skëterrit mizorist, monstruozist.
Hetues Maksi gjygjtare Liljana dhe Stavri
Katërmbedhjetë njerëz nga të cilët katër shkrimtarë dhe katër gazetarë me shpifje dhe trillime kishin mbushur dosjen Sali Leka n aka instruktuar me folur, me shkruar kundër partisë dhe komunizmit.
Ka formuar grupe sabotazhi të rrezikshme për socializmin.
Në fakt unë i këshilloja shkrimtarët, gazetarët dhe intelektualët që njihja, edhe kolegët të shkruanin për krimet dhe padrejtësirat makabre që bëheshin në dëm të jetës së popullit, i rrakaspitur, i drobitur, i varfëruar por redaksitë e gazetave këshillat e mia të drejta, të dobishme i quanin mësime dhe veprime kundër partisë dhe komunizmit. Mbas pushkatimit të Abdyl Këllezit dhe Koço Theodhosit, dy specialistë të aftësuar dhe të betuar për zhvillimin dhe progresin e Shqipërisë, ekonomia, bujqësia dhe industria u shkretuan. Mbas burgosjes së Todi Lubonjës dhe Fadil Paçramit, televizioni i Tiranës propogandonte gënjeshtra dhe trillime të rëndomta:
“Shqipëria po marshon me lavdi të madhe në brigjet e Adriatikut, duke mbajtur lartë drapërin dhe çekanin e marksizëm – leninizmit revolucionar, madhështor dhe fitimtar. Në fakt Shqipëria po u gremiste në ingranazhet e skërterrit mizorist. Po burgoseshin dhe u masakronin njerëzit e mirë, finsikë të admiruar. Unë i kërkova hetuesit, lironi nga biruca Haxhi Suliken, se nuk ka kryer akt terrorist. Do ti tregoj unë terroristët e shpërthimit të tre minave në çisternen e naftës. Hetuesi më tha: Kundër teje i pandehuri Sali Leka, rëndojnë 6 akuza: u ke shkruar shoqeve, vajzave dhe grave të tjera, bëni dashuri të lirë bordelliste si në vendet borgjeze kapitaliste, ke djegur magazinën e mallrave dhe komisioni i verifikimit ka firmosur proçesverbalin me katërqind e pesëdhjetë mijë lekë sabotim ekonomik kundër socializmit. Trego emrat e terroristëve të grupit të sabotimit dhe firmose proçerverbalin e akuzës së parë. Janë dhe 5 akuza të tjera shoku Enver thotë: “Degjenerimi moral të hedh në degjenerim politik“.
Kurse unë shkrova dhe firmosa: Magazina e mallrave të djegur shkrumb kishte brenda mallra me vleftë monetare shtatëqind e pesëdhjetë mijë lekë. Komisioni i verifikimit ka fshehur treqind mijë lekë, ndoshta për të mbrojtur keqbërësit mizorista, emrat e tyre do ti tregoj publikisht në sallën e gjyqit. Hetuesi i lexoi deponimet e mia dhe tha: Rasti i rrallë në proçedurat e ndjekjeve dhe të hetimeve që i pandehuri kërkon shtimin e dënimet kundër vetes dhe jetës së tij dhe çdo ditë më bënte 6 orë pyetje edhe natën më ngrinte 4 herë nga gjumi.
Unë i thirra: O hetues Maksi do të quaj epos toraksi se jeni burrë Ego sumi, hasi veritasi safi nasi. Hetues Maksi më tha: Këto fjalë thuaj shqip. Edhe unë i tregova: Fjalët Ego sumi hasi veritasi safi nasi Jezu Krishti ia ka thënë: prokurorit Ponsi Pilati dhe mbretit Izraelit Herodi Paganist, rezilist dhe qafirist i egër.
Hetues Maksi më tha: E si guxon i pandehur të flasësh predikime fetare borgjeze reaksionare në hëtuesi, përpara hetuesit dhe operativit të sigurimit.
Edhe unë hetues Maksit iu përgjigja: Nëse jeni lodhur mos i shkruani fjalët e mia të vërteta, por shkoni në shtëpi dhe pushoni, flini gjumë. Mua në birucë më keni ditë dhe natë, dimër dhe verë, duke shkruar dhe kënduar, duke folur dhe predikuar psalme të bekuara Ungjillore Biblike dhe Vasinase Hyjnore teuratike të lumnuara të Shënjtërueme AMIN.
Pastaj hetues Maksi filloi pyetjet për akuzën e dytë.
Unë kërkova për çdo akuzë nga një hetues dhe një gjyqtar. Ti shoku hetues je lodhur shumë me akuzën e parë, largohu dhe sillni hetuesin tjetër. Në makinën e burgut i mbyllur me duar të prangosura më dërguan në sallën e gjyqit. Gjyqtare Liljana tha: hiqjani prangat dhe uleni të pandehurin në bangën e të akuzuarve. Disa njerëz nga salla u ngritën në këmbë dhe ulërisnin: Dënojeni me varje në litarë armikun e partisë dhe të komunizmit! Kurse unë gjyqtare Liljanës i fola: E nderuar shoqja gjyqtare! Ti nuk më njeh mua por unë të njoh shumë mirë ty.
Jam akuzuar i pandehur me 6 akuza mizoriste. Jeni gjyqtare shembullore, me karrierë të shkëlqyer, model për drejtësi, humanizëm dhe demokraci. Mbaje karrierën shembullore siç e ke! Largohu nga gjykimi për mua. Unë kërkoj gjyqtar tjetër. Ndërprite seancën gjyqësore dhe nisi kërkesën time kryetarit të gjykatës.
Kurse gjyqtare Liljana tha: Kryetari është me lejën e zakonshme dhe nuk bën veprime. Unë i thashë: Nisja kërkesën nënkryetarit të gjykatës. Gjyqtare Liljana tha: Si kështu i pandehur, pse kaq me ngulm? Si ke dyshim te gjykimi im? E megjithatë e pranoj kërkesën tënde, e ndërpres seancën gjyqësore dhe po ja nis kërkesën nënkryetarit të caktojë gjyqtarin tjetër. Mbas këtyre fjalëve gjyqtare Liljana largoi njerëzit nga salla dhe mua më tha: Do të prangos dhe do të kthej në burg por dije se nëse nënkryetari nuk e aprovon kërkesën tënde dhe seancën e dytë dhe të tretë do ta zhvilloj unë.
Mos kundërshto se do të biesh nga shiu në breshër. Kurse unë gjyqtare Liljanës i fola: Mos e pengo nënkryetarin të caktojë gjyqtarë tjetër. Dhe ty Liljana të kërkoj me ardhur si dëgjimtare në seanca gjyqësore dhe fjalët që do të më thoje mua dhe vendimin e dënimit për mua si gjyqtare e seancës trasmetoja gjyqtarit tjetër. Vendimin e gjyqtarit tjetër pozitive apo negative për mua, unë i akuzuari Sali Leka, shkrimtari dhe poeti me shumë libra me tregime dhe poezi, do ta quaj vendimi yt i drejtë, humanizmi yt, mirësia dhe drejtësia tënde shembullore, të dobishme për jetën njerëzore. Mbas 7 ditësh nënkryetari i gjykatës së Tiranës aprovoi kërkesën për ndërrimin e gjyqtarit.
Hetuesi më tregoi datën dhe orën e zhvillimit të seancës gjyqësore dhe ashtu, duarlidhur, i prangosur me katër policë, më prezantuan me gjyqtar Stravrin, burrë viganik dhe strateg model juridik. Gjyqtarë Stavri katër policëve u tha: Tregoni i pandehuri Sali Leka a ka bërë përleshje dhe kacafytje në proçesin e hetimit. Katër policët thanë jo. Gjyqtarë Stavri tha: Pse keni ardhur katër policë? Shkoni dy! Të qëndrojnë dy policë me të pandehurin Sali Leka dhe filloi seancën gjyqësore, por në këtë tregim po theksoj: Segmente të caktuara me qëllim dhe mendim të lig, përdorën lloj lloj metode për të burgosur sa më shumë njerëz të akuzuar me grupin e Todi Lubonjës, Fadil Paçramit, Abdyl Këllezit dhe Koço Theodhosit, edhe njerëz të mirë, fisnikë që as nuk njiheshin me Todin, Fadilin Abdylin dhe Koçon. Kurse unë u njihja me ta dhe Fadilin me Todin i kisha shokë dhe nuk e mohova shoqërinë e tyre, ashtu si e mohuan të tjerë pseudoshokë dhe shpifën, trilluan gënjeshtra kundër tyre për të dalur vetë nga burgu por nuk dolën mbeten brenda.
Nuk dilet nga burgu duke shpifur dhe intriguar me ligësi dhe egërsi për njerëzit e njohur, shokë dhe kolegë por dilet me tregime të vërteta, me fakte konkrete për çdo njeri, për çdo problem dhe për çdo ngjarje. Regjisori Mihal Luarasi e mohoi shoqërinë me Todi Lubonjen dhe Fadil Paçramin, gënjeu dhe trilloi kundër tyre sikur të ishin armiqtë e tij për të dalur vetë nga burgu por nuk doli dhe tani ka botuar librin me titull “Korbi korbit nuk ja nxjerr sytë”. Todi Lubonjen dhe Fadil Paçramin i quan korba si veten e tij por ata ishin si pëllumba të bardhë me vizion human dhe demokratik për letërsinë, artin dhe kulturën shëmbullore. Letërsia, arti dhe kultura shëmbullore, moderniste, progresiste e Todi Lubonjës dhe Fadil Paçramit ishin dhe janë tabani i fortë për konsolidimin e drejtësisë njerëzore, e harmonisë dhe humanizmit model dje në shekullin e 20 dhe sot në shekullin e 21.
Mihal Luarasi dhe të tjerë si ai ishin korba të kuq dhe ashtu duan të mbeten edhe sot. Korba të bardhë nuk ka original dhe nuk mund ti krijojë askush. Të bardhë, të shkëlqyer si dielli Zoti ka krijuar pëllumbat.
Me shumë nderim dhe kujtim për Todi Lubonjën dhe Fadil Paçramin dhe shokët e tjerë që sot nuk jetojnë. Edhe për shkrimtarët dhe dramaturgët e talentuar, të kulturuar, Xhemal Broja, Petro Marko, Piro Kuqi, Kujtim Spahivogli, Kasem Trebeshina, Minush Jero, Hasan Petrela shoku im jetik sublim që kur ishte në internim ka shkruar romanin “LUGINAT” ashtu si unë që në burg, kam shkruar romanet:
• “DIVI ME DY KRENA”
• “JEHONA E KUJTIMEVE”
• “TREGIME DHE SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE”
• “ME HETUESIN KRISTO ANDREA“
• “ME GJYQTARIN MUSTAFA SARAÇI“
• “PËRBALLJE ME SKËTERRIN E KUQ“
Me shumë kujtim deri në përjetësi për tre burra të dituruar mendimtarë të kulturuar të fisit Lekajve të burgosur politik që sot nuk jetojnë Guti Leka, Hajdar dhe Qamil Leka. Fisi i Lekajve me pesë djem dhe burra të burgosur politik antimizoristë dhe antikomunistë të betuar. Dy jetojnë Saliu dhe Aliu djali i Qamilit. Hajdari me Qamilin ishin edhe trima kreshnikë. Hajdari partizan luftëtarë në brigadën e parë me komandant Mehmet Shehun. Qamili dhe babai im në brigadën e dytë me komandant Beqir Balluku.
Babai im u plagos në luftimet e ashpra, duke mbrojtur Enver Hoxhen nga rrethimi dhe asgjesimi nazist.
Enver Hoxha u strehonte në dy familje në lagjen e Skrepit në fshatin Shëngjergj.
Nga luftimet që u zhvilluan në luginat e maleve të Mucekut, Fagut, Kollagjeshit dhe Shëngjinit u vranë ushtarë nazistë. Komanda ushtarake naziste për hakmarrje dogjën lagjen Kasalla dhe u vërsul nëpër katër lagjet e Shëngjergjit, zuri e lidhi me litarë 80 djem dhe burra, i rreshtoi në pllajën e Kroit Kuq me i pushkatuar, por për këto ngjarje makabre tragjike historike do të shkruaj në tregimet në vijim por këtu po theksoj: Klika mizoriste enveriste-ramiziste nuk i donte i urrente besnikët dhe kreshnikët dhe afronte, favorizonte dhe shpërblente skurrikët, rezilikët dhe shtrembalikët.
Fotografia dhe numri i celularit të Aliut do të shikohen dhe lexohen në tregimin tjetër, ndërsa këtu po theksoj: Ali Qamil Leka me 13 vjet burg në Burrel dhe Spaç. Fisi i Lekajve me 5 djem dhe burra me 54 vjet burg. Fisi i Lekajve Atdhetarë tradicional me toka pjellore vreshta, pemë frutore, bagëti dhe florinj në vitn 1947 i grabitit mizorizmi monstruozist.
Sali Leka Cel: 068 38 55 304
Tiranë, Mars 2018