Intervista u zhvillua në valet e Radio Projekti 21, me seli në Kopenhagë (Danimarkë), nga moderator Luigj Shkodrani.
Poetja nga Kastrioti i Kosovës, Hazbije-Diellza Brahimi para pak javësh nxori nga shtypi librin poetik të pare “Emblemi dashurie”, e ky është edhe shkaku për ta zhvilluar një intervistë me të.
– Pyetje per Hazbijen per librin e saj të parë !
– Pse libri juaj i parë quhet ”Emblemë dashurie”, ç’lidhje ka me poezinë tuaj, apo më mire të themi, ku është lidhja e poezisë suaj me titullin. Apo vallë, ishte një sugjerim i dikuj tjetër. Një brengë që bart mbi shpinën tuaj. Ku u bazove ti në ”Emblemë dashurie ”?
– JU FALEMINDERIT, PO, MENDOJ SE FILLUAT DREJT QË NGA TITULLI I VËLLIMIT POETIK, PËR ÇKA JU JAP TË DREJTË. PASI QË GJËJA MË FISNIKE TEK NJERIU ËSHTË DASHURIA, NË MES SHUMË POEZIVE TË MIA, E KISHA EDHE NJË POEZI ME TITULLIN “Emblemë dashurie” dhe për faktin se motiv dominant në këtë vëllim është dashuria, pa hezitim vendosa që ta titulloj me këtë TITULL.
– Ju falemnderit ne pergjigjen tuaj e nderuar.
– Kush ishin prindërit tuaj dhe sa ndikuan ata në jetën tuaj, që ju të rriteni e të shkolloheni ?
– PO SI ÇDO PRIND QË PREOKUPOHET DHE RROPATET PËR FËMIJËT E VET, PËR MIRËQENIEN, SHKOLLIMIN DHE RRITJEN E TYRE, ASHTU EDHE PRINDËRIT E MI, NËNA DHE BABAI, U PËRPOQËN AQ SA MUNDËN QË T’NA KRIJONIN KUSHTE TË DOMOSDOSHME, NË RADHË TË PARË PËR T’U SHKOLLUAR, DHE ME KËSHILLAT E TYRE NA FORMËSUAN NJË KARAKTER TË FORTË, PËR ÇKA JETËSISHT U JAM MIRËNJOHËSE.
– Kur filluan ato shkendijat e para për të shkruar poezi, çfarë u bë “sebep” dhe a ju kujtohet poezia e parë ? Kujt ia lexove atë për herë të parë?
– PO, ME POEZI NISA TË MERREM QË NË BANKAT E FILLORES, DIKU NGA KL. E GJASHTË…..MË KUJTOHET FARE MIRË POEZIA IME E PARË, QË E RECITOVA PËR NDER TË FESTËS SË GRUAS-8 MARSI, POEZIA QUHEJ “PËR TY, NËNA IME”…..POR THAJSE E KAM HARRUAR SI TEKST.
– Si shkuan gjërat pastaj, do të thotë krijimtaria juaj, a vazhdove të shkruash, apo bëre pushim dhe u riaktivizove më vonë ?
– KURRË S’KAM PUSHUAR SË SHKRUARI. NË BIBLIOTEKËN TIME KAM DHJETËRA FLETORE ME POEZITË E MIA, QË SHPRESOJ SE NË TË ARDHMEN TË GJITHA DO T’I RIPUNOJ DHE DO T’I BOTOJ.
– Kur shkruani, ju Hazbije, ku bazoheni, në ngjarje konkrete, në një brengë, apo thjesht është një imagjinatë e juaja ?
– PO, AS VETË NUK E DI, POR VEÇ KUR VJEN NJË ÇAST QË UNË JAM E INSPIRUAR PËR TË SHKRUAJTUR. SHKRUAJ POEZI ME TEMATIKA TË NDRYSHME DHE MOTIVESH TË NDRYSHME (POEZI DASHURIE, ATDHETARE, SOCIALE ETJ.
– Lexova një poezi tuajën “Më fal”. Kujt i kërkoni falje me atë poezi, atij personi që është larg ?
– PO I KËRKOVA FALJE PERSONIT TË DUHUR. MENDOJ SE TË KËRKOSH FALJE NUK ËSHTË LIGËSI, POR VIRTYT.
– A je e brengosur në jetën tënde ?
– PAK A SHUMË. KRYESISHT JAM E PREOKUPUAR PËR RRITJEN E FËMIJËS SIM DHE SHKOLLIMIN E SAJ.
– A ka ndonjë histori të trishtë që ju e mbani për vete, dhe nëse mund ta tregoni për të gjithë ne ?
– PO, NË KOSOVË JETË TË TRISHTË THAJSE KEMI TË GJITHË…. NDËRSA SA I TAKON NË RRETHIN FAMILJAR VRRAGË MË KA SHKAKTUAR NDËRRIMI I JETËS SË BABAIT TIM, TË CILIN E KISHA EDHE PRIND, EDHE MIK, EDHE GJITHÇKA, E QË MUNGESA E TIJ EDHE SOT MË SJELL DHIMBJE TË THELLA SHPIRTRORE.
– Kur në jetën tuaj ka çaste lumturie, e shprehni atë hapur, apo e mbani brenda vetes si një diçka që ju gëzon shpirtin tuaj dhe nuk shkon më tej ?
– JO, NE POETËT S’KEMI FUQI QË GJËRAT E LUMTURA APO JO TË LUMTURA T’I MBAJMË FSHEHTË, OSE NË BRENDËSI… NE JEMI SI VULLKANI, DUHET T’I QESIM JASHTË PORSI LLAVA, PËRNDRYSHE S’ GJEJMË REHATI AS QETËSI.
– Sa ndjeheni e plotësuar, ju Hasbije, në të gjitha aspektet ?
– PO, VETË FAKTI SE JAM NËNË E NJË VOGËLUSHEJE, MË BËN TË BESOJ SE JAM E KOMPLETUAR…… MUNGESAT E MIA I PLOTËSOJ ME VARGJE, ME IMAGJINATË.
– Në rrugëtimin tuaj në jetë a keni patur gabime dhe nëse do t’ju kish dhënë mundësia, a do t’i ndreqnit, po të jetë mundësia të ktheheshit pas në kohë, apo thjesht do ia linit kohës së shkuar?
– JO, KOHA QË IKËN S KTHEHET DOT, PRANDAJ NUK DËSHIROJ QË TA REVIDOJ, ASHTU SI KA QENË, E KUJTOJ ME NOSTALGJI.
– Çfarë është dashuria për ju, e nderuar dhe sa ndjeheni ju e dashuruar ?
– PO, DASHURIA ËSHTË NDJENJA MË FISNIKE QË MUND TA KETË NJERIU, ËSHTË VETË MAGJIA, MREKULLI E MREKULLIVE……NUK KA MË MIRË SE KUR NJË PERSON, NJË GRUP SHOQËROR A NJË SHOQËRI E TËRË PËRSHKOHET NGA NDJENJA E FUQISHME E DASHURISË.
– Si qëndron raporti juaj me politikën, a e dashuroni edhe atë si poezinë ?
– UNË JAM POETE, NUK JAM POLITIKANE, POR JAM OPONENCË E POLITIKËS, DEFEKTET E SAJ I DEMASKOJ ME VARGJE.
– Këtu në libër është një poezi ”Jam e verbër”. Pse, e nderuar ju jeni e verbër, sot është teknologjia që na e mundëson çdo gjë, takimin me njerëzit tanë nëpërmjet mobilit, në çdo kohë të ditës, pse e verbër ?
– NJERIU SADO I ARSIMUAR QË TË JETË, SADO NJOHURI QË TË KETË, NË KËTË KOHË AKTUALE DINAMIKE PRAPË ËSHTË I VERBËR, APO JO……DMTH, SUMË GJËRA PO NA IKIN PA I PARË.
– Në librin tuaj ka edhe shumë dhimje për prindërit dhe atë e përcillni nëpërmjet poezisë suaj. Çfarë do të kujtonit diçka nga porositë apo këshillat e tyre që ata kanë përcjellë tek ti dhe ti i ruan me shumë nostalgji ?
– PO, ËSHTË E VËRTETË SE EDHE MOTIVI PËR DASHURINË NDAJ PRINDËRVE ZË VEND NË LIBRIN TIM……. NGA SHUMË KËSHILLA E POROSI QË MBAJ MEND NGA PRINDËRIT E MI ËSHTË POROSIA; QË TA DUAM PUNËN, T’I RESPEKTOJMË TË TJERËT, MOS TË NGUTEMI NË HAPA NË ASNJË FUSHË TË JETËS.
– Por në këtë libër ke dhe shumë poezi për bijën tuaj. Cila është ajo këshillë, apo porosi që përcillni tek ajo çdo herë që keni mundësi të bashkëbisedoni me të ?
– EEEE PO EDHE PËR VOGËLUSHEN TIME- DIELLZËN KAM PLOT VARGJE NË LIBRIN TIM, NGASE AJO ËSHTË VETË FRYMËZIMI I JETËS SIME….. NË SYTË E SAJ I SHOHË EDHE TË GJITHË FËMIJËT E BOTËS, PËR TË CILËT, SIKUR PËR BIJËN TIME, DËSHIROJ QË TË RRITEN, TË SHKOLLOHEN DHE TË JENË TË LUMTUR.
– Çfarë është për ju e nderuar më e rëndësishme tek një mashkull, bukuria e jashtme, apo bukuria e brendshme ?
– NJERIU ËSHTË KRIJUAR NGA ZOTI NË FORMË TË PËRKRYER, PRANDAJ ATË E BËN TË VLEFSHËM KARAKTERI I TIJ
– Pse Hasbija i do njerëzit ?
– PO, PRINDËRIT MË MËSUAN DHE MË POROSITËN QË T’I DUA NJERËZIT.
– A fajëson njeri për jetën tënde ?
– JO, ASKË NUK E FAJËSOJ, NGASE NUK MENDOJ SE MË KA FAJ NDOKUSH.
– Sa ndikon shoqëria në jetën tuaj ?
– PO, SHOQËRIA TEK UNË NDIKON POZITIVISHT. THUHET SE KRAHËT E INSANIT JANË SHOQËRIA. KËSHTU NDODH EDHE PËR MUA.
– Hasbije, ku frymëzoheni ju më shumë, në shtëpi, në rrugë, apo në byfe me shoqërinë tuaj ?
– PO, UNË NUK E GJEJ FRYMËZIMIN, POR AI MË GJEN MUA, AS VETË NUK E DI, VJEN MUZA DHE MË KAPLON QOFTË NË AUTOBUS, QoFTË NË KAFITERI, APO NË FAMILJE, KUDO…
– Çfarë është mërgimi për ju, e nderuar, një mundësi për të ecur përpara, apo thjesht një mundësi për jetë ekonomike më të mirë ?
– NË RADHË TË PARË MËRGIMI PËR MUA ËSHTË NJË PLAGË QË PRORE KULLON NË TRUP TË KOMBIT TIM. MËRGIM-VUAJTJE-MALL…
– Po t’i jipej mundësia, ku do të jetonte Hasbija ?
– NË KOSOVË, NË KASTRIOT…S’KA VEND MË TË BUKUR NË BOTË SE NË ATDHEUN TIM!
– Cila është porosia juaj për në fund, për shoqërinë dhe miqësinë tuaj ?
– POROSIA IME PËR SHOQËRINË TIME ËSHTË: PUNONI, MËSONI, NDIHMOJENI NJËRI-TJETRIN SIPAS MUNDËSIVE.
– A keni të shtoni diçka që nuk e përmendëm gjatë bisedës sonë ?
– NJË PËRSHËNDETJE KREJT TË VEÇANTË PËR JU QË MË FTUAT PËR KËTË INTERVISTË……. MEQË JEMI NË VALËT E RADIOS SUAJ, KAM DËSHIRË T’I PËRSHËNDES MIQTË E MI POETË Rrahman Hyseni, Fadil Curri, Zymer Mehani…..me të cilët zhvillojmë aktivitete letrare anekënd atdheut.
– Ju falemnderit shumë për këtë bashkëbisedim dhe ju uroj suksese në rrugën tuaj të krijimtarisë !
Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar