Dialogu i mbrendshem duhet ti mbizotërojë radikalizmat ?!

0
541
Hashimi - Ramushi - Jakupi

Nga Skënder MULLIQI

Në fillim të këtij shkrimi do të kisha parashtruar disa pyetje:pse gjithë kjo përqarje shoqërore apo pse gjithë kjo përqarje e skënës sonë politike? Cilët janë faktorët të cilët e sollën një gjendje të tillë ? Pse kjo ndarje në patriotë dhe tradhëtar ? E shumë pyetje tjera të cilët lidhën më zhvillimet ekonomike, më jetën e dobët të cilën po e bëjnë shumica, më izolimin e vendit dhe më shumë defekte të tjera në të gjitha sistemet. A mos e sollën programet apo qendrimet partiake një zhvillim të tillë kaq negativ të ngjarjeve të pas luftës? Sikur po bëhët luftë “të gjithë kunder të gjithëve”.

Këto kan krijuar atmosferë gadi mbytëse politike. Është krijuar atmosferë e rritjës së tensioneve politike të cilat tensione po prodhojnë edhe kriza institucionale. Nuk po merremi vesh njeri më tjetrin dhe kjo po e veshtirëson edhe më shumë situatën politike. Këto dhe shumë konstatime të tjera kan bërë që të na mungon koncensuzi nacional për shumë tema të rëndësisë shtetërore e kombëtare. Nuk kemi ndërtuar koncenzus për një sistem të drejtësisë shumë më funksional, po na mungojnë prioritetet në politikën e jashtme dhe atë të mbrendshme, kemi mungesë identiteti, nuk kemi një politikë ekonomike dhe sociale konformë modelit capitalist modern, për të cilin sistem edhe jemi përcaktuar.

Shumë po largohemi dhe nuk po e respektojmë as Kushtetutën e cila është bibel për secilin shtet demokratik. Po na mungon edhe kultura patriotike e cila lidhet më rendin kushtetues. Ai patriotizëm më shumë po është verbal së sa po tregohemi patriot në praktikë. Patriotizmi po na shërben si një parullë për ta mbuluar mos punën, abuzimët, krimin dhe korrupcionin të cilat dukuri e kan pru gjedjën e rëndë politike dhe ekonomike. Është bërë tashmë shumë e qartë së mund të pajtohemi më të gjitha këto të keqija të cilat e kan mbuluar Kosovën, me arsyetime të ndryshme shumë banale, më arsyetime së po mbrohet patriotizmi dhe kështu edhe vlerat shoqërore, e në fakt asnjera as tjera nuk po mbrohen. Qyetetarët kan mbetur më duar të lidhura të shprehëm ashtu karshi dukurive dhe ngjarjve të cilat po zhvillohen para syve te tyre.

Sigurisht së ata nuk pajtohen më primitivizma, më provincializma, më hajni dhe pasurim të atyre që janë ngjitur në pushtet me meritë ose pa meritë. Na është krijuar ambient i keq politikë veqmas kur bëhët fjalë për marrje te vendimeve të interesit shtetëror siq janë Demarkacioni, Asociacioni I Komunave më shumicë serbe, formimi i ushtrisë, lufta kunder krimit të organizuar dhe korrupcionit. Me demagogji dhe më demagogë politikë dhe ekonomik nuk arrihen objektivat në shtëtndërtim dhe në avansim të te gjitha proceseve zhvillimore. Kosava duhet të konsilidohet edhe në kuptimin etno-kulturor. Vetëm unik e jo duke e kundershtuar njeri–tjetrin edhe mund ta tejkalojmë situatën në të cilën kemi rënë .Konsolidimi i shtetit kërkon revidime edhe kushtetuese përmbajtësore. Tensionet politike mund të ulën vetëm atehëre kur dakordohemi që të punojmë ndërshmerisht, të punojmë për të mirën e shumicës.

Zhvatësit , abuzuesit dhe format tjeta kriminale e korruptive do të na shëmbin për tokë si Kullën prej Letre. Ka ardhur koha e fundit që të ndërtojmë sistem në të cilin qytëtarët do të ndihen të sigurtë. Po na mungon kritika dhe autokritika si dobësi të mëdha në politikëbërje. Duhet të kthehet besimi i humbur në institucione, dezintegrimet shoqërore janë mos suksesi i atyre të cilët e drejtuan shtetin pas luftës. Nese situata në të cilën gjendemi nuk kuptohet seriozisht, edhe seriozisht po rrezikohen proceset demokratike, po rrezikohet edhe shteti i Kosovës.

Skenare te errëta po bëhën për Kosovën dhe rreth Kosovës. Këto urgjentisht duhet të ndërpritën. Barabarësia para ligjit tashmë duhet të ndodhë edhe praktikisht, e jo ajo të jetë vetëm fasadë. Përgatitja për dialog të mbrendshem dhe compromise duhet t’i mbizotërojë radikalizmat e theksuara. Stabiliteti bëhët vetëm nga mbrenda. Një mori punësh të mëdha janë para nesh. Nese nuk flasim për diqka që mund të jetë utopike…