FAMILJA JASHARI ËSHTË IDENTITETI MË PËRFAQËSUES KOMBËTAR SHQIPTAR

0
639
Adem Jashari me luftëtarë

QË KA QËNDRUESHMËRI DHE AUTORITET NË GJIRIN E POPULLIT SHQIPTAR NË TË GJITHA TROJET ETNIKE SHQIPTARE DHE MËRGATË

Nga Hysen Ibrahimi, Suedi/Förslöv, 5 mars 2018

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, në Suedi (SHSHASHS), e përkujton me dhimbje të thellë dhe njëkohësisht me krenari 5 e 6 Marsin e vitit 1998, si datat më të rëndësishme, por edhe datat më krenare në historinë e kombit shqiptar.

U mbushën tridhjetë vite nga sakrifica më e dhimbshme shqiptare e të gjitha kohërave, siç ishte rezistenca kombëtare e Jasharajve e që sinjalizoi botën e qytetëruar se përveç lirisë e pavarësisë së Republikës së Kosovës, rrugë tjetër nuk ka për popullin shqiptar. Ishte dëshmia më e fuqishme se si mbrohet pragu i shtëpisë, pragu i Dardanisë antike. Nuk ka edhe një familje tjetër sikurse e Jasharajve që dha gjithçka për Kosovën dhe çështjen shqiptare. Pra, kështu kemi shembullin më konkret të ekzistencës kombëtare që një familje, siç është e Jasharajve, që ujiti tokën shqiptare me gjakun e tyre të burrave, grave, pleqve dhe fëmijëve e kurrë nuk pranoi të gjunjëzohet para makinerisë barbare serbe.

Kjo familje atdhetare e betuar për ta bindur botën perëndimore midis realitetit konkret të mjegulltë (të krijuar nga Serbia), se gjoja se Serbia nuk ka bërë asnjëherë gjenocid mbi popullin shqiptar, është dashur të sakrifikohej dhe ta vë në pah urrejtjen e Serbisë çetnike që kishte ndaj popullit shqiptar, me të vetmen arsye se ky popull është autokton në trojet e tyre stërgjyshore, ka preajrdhje ilire dhe pretendimet e tyre për këto troje për të depërtuar në detin Adriatik. Sëmundje psikike e Serbisë me urrejtje ndaj njerëzimit. Cilido popull që do të ishte në vend të shqiptarëve, nuk do të kishte mundur t’i rezistonte kësaj barbarie, përveç shqiptarëve dhe familjes Jashari.
Çka mund të themi tjetër për familjen Jashari nga Prekazi?

Vepra heroike e tyre del se është jo e zakonshme në historinë shqiptare për të sakrifikuar skajshmërisht.

Madje mund të themi se familja Jashari është identiteti më përfaqsues kombëtar që ka qëndrueshmërinë dhe autoritetin në gjirin e popullit shqiptar në të gjitha trojet etnike shqiptare, mërgatë dhe nga popuj të tjerë liridashës të Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

As që mund të kontestohet vlera e sakrificës për qëndrueshmëri konstante drejt synimeve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës në vijën institucionale të Kosovës, si vizion për krijimin e shtetit të Kosovës. Mendohet se familja Jashari, si duket përdori formulën se: ”Kush do mbeteshim ne po qe se nuk do të sakrifikoheshim për lirinë e Kosovës”!

Prandaj, mund të konkludojmë se vepra heroike e Jasharajve është vepër që buron nga tradita heroike shqiptare për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare.

Për ta nderuar veprën heroike të Jasharajve dhe të të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, populli shqiptar duhet të punojë për ndërtimin, zhvillimin, arsimimin e brezave që vinë pas nesh, për hiqgjë, për hirë të sakrificës së dëshmorëve të kombit.
Trimëria e familjes Jashari, ka buruar dhe buron nga trashigimia atdhetare e të parëve të tyre duke manifestuar çdoherë atdhedashuri, të cilën atdhedashuri e ndeshim që nga lindja e tyre e deri në mbrojtjen e vendit të tyre në çfarëdo forme që është kërkuar.
Për këtë komuniteti shqiptar në Suedi, ka ndarë ”MIRËNJOHJE” publike për këtë familje të pastër të gjakut SHQIPTAR.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, në Suedi, çdoherë do ta kujtojë dhe shkruajë për familijen heroike Jashari dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Jashari dhe të gjitë atyre që ranë për pavarësinë e Republikës së Kosovës.
E PAHARRUAR QOFTË VEPRA HEROIKE E TYRE – ZOTI E BEKOFTË FAMILJEN JASHARI DHE TË GJITHË DËMORËT E KOMBIT SHQIPTAR.

Në emër të SHSHASHS,
Hysen Ibrahimi (Kryetar)