BASHKËSIA (SHOQËRIA) NJERËZORE

0
840

(Shenjat e kohës dhe proçesi i socializimit – plan i Krijuesit)

Marjan Sebaj SOPI

Në këtë temë do të mirremi me karaktarin komunitar të njeriut. Sepse, siç kam cekur disa here edhe më parë në shkrimet e mia me (tema të karakterit) të njëjtë, pra; njeriu për kah natyra e tij është qenie shoqërore – ai ndërton bashkësinë. Kështu që, në vazhdim të këtij shkrimi do të mirremi pikërisht me komunitetin apo më mirë thënë me shoqërinë (apo bashkësinë njerëzore) e siç janë prezente në te, pra do të shtjellojmë në pika të shkurtëra më tepër si kujtesë ; shenjat e kohës, proçesin e socializimit ku përfshihen çështjet si migrimi, turizmi, tregtia, jeta publike, fusha shkencore – teknologjike, si dhe mbi rolin e bashkësive fetare rreth këtyre çështjeve e në veçanti do të mirremi me vëllazërinë gjithëpërfshirëse…

Ne të gjithë po e shohim se koha në të cilën jetojmë, mbi të gjitha po karakterizohet me lidhjen e përgjithshme të botës. Pra, në këtë mënyrë edhe jemi dëshmitarë të një proçesi të madh të socializimit. Duket sikur po lindë një vetëdijësim e me këtë edhe një ndërgjegjësim i ri, ndërgjegjësim shoqërorë. Shohim se sot thuajse askush nuk dëshiron të jetë i vetmuar, po as bashkësitë e ndryshme, shtetet apo grupet e ndryshme të mëdha apo të vogëla, pikërisht të gjithë dëshirojnë të kanë lidhjen e përbashkët, d.m.th lidhje mes veti. Kështu që njëkohësisht lindë fuqishëm edhe ndërgjegjësimi apo edhe vetëdija e ndërvarësisë sepse gjithë e më tepër kuptohet se askush nuk është i pavarur tërësisht (apo plotësisht) dhe se të gjithve iu nevojitët njëri – tjetri, pra kemi nevoj për njëri tjetrin! Dhe pikërisht, për këtë edhe po ndodhë lidhëshmëria e përgjithëshme, githmbarëshme, në të gjitha nivelet e jetës dhe veprimtarisë njerëzore. Duke se kjo edhe është bërë disi edhe rregull e mënyrës bashkëkohore të jetesës.

Nëse shiqojmë më gjerë, atëherë shohim se vet proçesi i socializimit, lidhëshmëria mes popujve edhe mbështetët në shumë rrethana. Si rezultat i përparimit apo të zhvillimit të madh shkencor, u zhvillua një sistem i gjerë dhe pothuajse gjithëpërfshirës i komunikimit. Kemi cekur edhe më parë se shembull, po të njëjtë ditë apo minuata marrim vesh apo dëgjojmë, po edhe shohim drejtpërdrejt se çka ka ndosh shembull në qytete edhe më të largëta të botës. Komunikimet pothuajse në mënyrë të drejtpërdrejtë mbivendosen midis distancave ndërmjet vendeve të ndryshme dhe kontinenteve.

Kështu që shembull, mbarë njerëzimi mund të jetë i brengosur shkaku i vdekjës së njerëzve nga uria në Etiopi, apo shkaku i luftërave në Lindje të mesme etj…mirëpo, njëkohësisht edhe mund të organizohet ndonjë ngjarje për t’iu ndihmuar atyre, si shembull ndonjë koncert humanitar, ndonjë takim i liderëve botërorë vendimmarrës që kanë lidhje me zbutjen e menjëhershme të problemeve më lartë të cekura. Jemi dëshmitarë të shumë koncerteve humanitare që në këtë mënyrë iu dolën në ndihmë shumë e njeriut i cili vuante nga uria apo sëmundje të ndryshme duke iu ofruar ndihmën aduekuate atyre për ti shpëtuar etj. Pikërisht, me fuqinë e madhe të mjeteve të komunikimit individët edhe janë të gatshëm të veprojnë në mbarë njerëzimin.

Poashtu, procesi i socializimit edhe po nxitë dhe po e bënë të mundshëm migrimin e madh të njerëzëve. Dhe vërtetë e gjitha kjo duket sikur jemi dëshmitar të shpërnguljeve të mëdha të dikurshme të popujve. Por, pikërisht edhe në këtë mënyrë njerëzit njihen mes vete, afrohen, vie tek takimet e kulturave të ndryshme. Dhe sot të gjithë e dimë se migrimet e mëdha të tilla po ndodhin në njërën anë, apo pjesë, shkaku i kërkimit të punësimit në vendet apo shtetet më të zhvilluar dhe më përparimtare. Pikërisht, për këtë në mesin e popujve të ndryshëm, kulturave të caktuara, edhe takojmë me mijëra e qindramijëra njerëz të një populli apo kulture krejt të ndryshme me atë autoktone të vendit dhe mesit të caktuar, takojmë njerëz që vijnë krejt nga një botë tjetër, gjuhëve tjera, besimeve, kulturave dhe traditave tjera.

Të marrim vetëm si shembull konkret; sa e sa njeriu ynë, pra sa shqiptarë gjendet në Gjermani, Zvicër, Austri, Kroaci, Amerikë, Australi e ku jo?! Pastaj, shembull vetëm në Gjermani sa njerëz ka nga Turkia, e kohëve të fundit shembull nga kontinentet tjera si Azi e Afrikë, pra të vendeve e shteteve të ndryshme të përfshira në kriza ekonomike po dhe luftëra si në Irak, Siri, Libi, Alzhir, Avganistan etj. Shembull, vetëm gjatë vitit 2016/17 sa e sa emigrantë arritën në shtete europiane, vetëm në Gjermani arritën mbi 800.000 emigrantë nga vende të përfshira në luftë pra si nga Siria, Iraku…, e nga disa vendet tjera fqinje të tyre. Kështu që, nga kjo shohim se sikur edhe nuk egziston më largësia, distanca, apo më mirë të themi, sikur largësia mes kontinenteve edhe nuk prezanton më asgjë, kurrëfar problemi. Kurse, forma tjetër e migrimit të popujve është turizmi.

– Turizmi
Shohim çdo verë, po edhe gjatë tërë vitit por me intenzitet më të vogël, kolona e kolona të gjata me qindra mija njerëz të nisur nga shtëpitë e tyre drejtuar në shteteve tjera, për disa ditë e javë qëndrimi apo pushimi si në detë, apo edhe vende kodrinoro – malore. Kështu që lirisht mund të themi se e tërë bota disi është në lëvizje të përhershme, në takime! Tanimë mjetet moderne të trafikut si aeroplan etj, mundësojnë që në një kohë të shkurtër njeriu të kaloj edhe largësitë më të mëdha mbrenda një dite, saqë shembull në të njejtën ditë mund të jemi në dy kontinente të ndryshëm, në një mënyrë „ta ndalim ditën“ kështu që në të njejtën ditë kemi mundësi të shiqojmë dy herë përendimin e diellit. Mirëpo, këtu vlen të cekim edhe tregtinë.

– Tregtia
Duhet të dimë se edhe Tregtia është një faktor i rëndësishëm i socializimit, meqë ajo nuk është vetëm ndërrim mallërash e parashë por se me vete gjithnjë sjellë udhëtime, takime, mbledhje, marrëveshje etj. Ne e dimë se tregtia edhe në kohërat më të lashta gjithmonë ka mundësua takime të njerëzëve. Dhe pasi cekëm kohën e mëparshme, atëherë e kujtojmë se pikërisht përmes tregtisë janë takuar Lindja e Perëndimi. Kështu që çka të themi sot për tregtinë kur e dimë se secili me secilin tregton ku nuk njohin as përqarje shtetesh të cilave shembull iu takojnë, as armiqësi, sepse jemi dëshmitarë se edhe gjatë kohëve të trazirave apo edhe luftërave të ndryshme mes shteteve tregtia prapë ka vazhduar po edhe pas luftës ka vazhduar pikërisht edhe në mes atyre shteteve cilat janë gjindur duke luftuar mes veti. Kështu që tregtia ka bërë shumë në afrimin e popujve mes veti, ka bartë mesazhe të kjarta se njeriu është qënie sociale dhe se nuk mund të jetoj i izoluar, i mbyllur. Sot lirisht mund të konstatojmë se e tërë bota, apo i tërë globi, në një mënyrë është siç themi një „treg i madh“ i përbashkët! Pasi pamë se Turizmi e Tregtia janë faktor të mëdhenjë në socializimin e njeriut, atëherë të themi diç edhe lidhje me jetën publike!

– Jeta publike
Duke i parë gjitha lëvizjet e njerëzëve themi se edhe jeta publike sot është bërë shumë më e pasur se më parë, sepse e dimë se me zhvillimin e shkencës dhe literaturës së ndryshme përgjatë shekujve janë zhvilluar edhe bindjet tona që i kanë ndihmuar shumë socializimit tonë. Kështu që sot e themi se jeta publike nuk është më privilegjion i caktuar vetëm i njerëzëve të zgjedhur siç janë politikaj e diplomat të ndryshëm, biznesmen, artist etj. por sot në jetën publike thuajse marrin pjesë (së paku kanë të drejtë) që të gjithë. Pra, të marrim shembull, në kohën e sotme; zgjedhjet politike, referendumet, format e ndryshme demokratike ia mundësojnë thuajse çdokujt të thot lirshëm e të shpreh lirshëm mendimin e vet, pra të kyqet në krijimin e opinionit publik. Kështu që thuajse tërë banorët marrin pjesë në jetën e shtetit, në një formë apo tjetër që të gjithë përcjellin ngjarjet, apo ndodhitë, në rrethin e shtetin ku jetojnë, siqë janë parlamenti, komuna (bashkia), këshillet e drejtoritë e ndryshme etj…përcjellin gjithësesi edhe ngjarjet në botë. Në këtë kontribuojnë shumë edhe mjetet pamoro – dëgjimore siç janë shtypi, radio e televizioni që sjellin informata më të përgjithshme. Patjetër se në këtë paraqitje nuk do harrojmë as një fushë tjetër që është:

– Fusha shkencore dhe teknike
Këtu në rend të parë nuk guxojmë të harrojmë apo anashkalojmë shkëmbimin ndërkombëtar të ideve në fushën shkencore dhe teknike. Gati të gjithë jemi dëshmitarë ku shohim se thuajse nuk ka asnjë ditë e të mos mbahet ndonjë simpozium e ku marrin pjesë shumë ekspert nga mbarë bota. Disa të arritura bëhen gjëra të mira për të mirën e përgjithshme. Shkëmbehen idetë, përvojat, vie deri tek njohtimet, bisedimet, bashkëpunimi në një mënyrë mund të themi se kështu edhe pasurohet individi dhe bashkësia. Më kujtohet para disa viteve një mik i imi kirurg torokal, duke më treguar sallat në QKUK më tha; Ja ky ekran i madh na mundëson që të përcjellim drejtpërdrejt operime të ndryshme nga shtete të ndryshme si Anglia, Gjermani e mbarë bota dhe në këtë mënyrë edhe ne të marrim përvojë. D.m.th që ekipa e mjekëve të cilët bëjnë ndonjë operim të komplikuar, edhe gjatë operimit, pëveq pamjes ata mund tiu tregojnë me fjalë kolegëve të tyre mënyrën apo ecurinë e operimit krejt nga ndonjë shtet tjetër.

Mund të themi lirisht se procesi i socializimit në mënyrë progresive po përparon dukshëm i ndihmuar edhe me zhvillimin shkencor e teknik, por kuptohet edhe me dëshirën dhe vullnetin e njeriut për tu lidhur bashkarishtë. Lëvizja e tillë gjithësesi se është e vulosur në natyrën e vet njeriut sipas të cilës njeriu, siç ka thënë edhe filozofi i famshëm Aristoteli; njeriu është “zoon politikon” që do të thot se njeriu është qenie e cila kërkon tjetërin, e cila dëshiron tjetërin, qenie e cila dëshiron të jetë dhe të jetoj me të tjerët. Dhe ky ligj themelor është shfaqur edhe në fjalën Hyjnore. Është e shprehur përmes paraqitjes biblike. Që në krijimin e tij, pra të njeriut, Hyji mendon për te si një qenie që ka nevoj të jetoj me të tjerë. Thot: “Njeriu nuk është mirë të jetoj i vetmuar” (Krh. Zan. 2, 18). Pra, njeriu është i krijuar të jetë me të tjerët, të ndërtoj bashkësi dhe që në te edhe vet të zhvillohet e përparoj.

Nëse pra ky është fakt, e që është, atëherë me një siguri të plotë mund të konstatojmë se njeriu pa bashkësi (komunitet) nuk mund të arrij plotësinë e njerëzisë së vet, as ta realizoj deri në fund natyrën e tij njerëzore dhe dërgimin e tij. Dhe, pikërisht, këtu edhe qëndron arsyja më e thellë përse që nga fillimi njeriu ndërton bashkësinë edhe atë jo vetëm at familjiare, por edhe atë bashkësi më të gjerë, pamvarësisht se si quhet ajo fis apo popull, shtet e ngjajshëm. Pra, njeriu në një mënyrë gjithmonë është në ndonjë bashkësi sepse ka nevoj për të tjerët dhe për jetën e vet, si kanë nevoj edhe të tjerët për te, sepse kështu është më i forte dhe se pikërisht përmes bashkësisë dhe me bashkësinë mund të realizoj jetë shumë më të pasur, begatshme në përgjithësi.

Kur jemi tek bashkësia njerëzore e duke menduar mbi te asesi nuk guxojmë të harrojmë edhe mëkatin me të cilin njeriu është i “lënduar” shkaki i gabimit të tij. Dhe meqë bashkësinë e formojnë gjithmonë njerëzit konkret, me këtë ajo edhe shënjohet si e tyre. Kështu që kur kemi folë e shkruar më parë lidhje me individin njeri, në një mënyrë e gjithë ajo vlen edhe për tërë bashkësinë. Pikërisht shkaku i mëkatit (apo gabimeve) njeriu mund të bëjë apo krijoj edhe bashkësi të keqe, dhe sikur që individi mund të jetë endacak, poashtu mund të jetë e keqshënjuar edhe bashkësia. Lidhje me këtë që u tha na dëshmon edhe historia e jonë, historia e diktaturave dhe luftërave, historia e sistemeve totalitare, si dhe konfrontimet po edhe luftërat e shumta fetare, ideologjike, klasore etj etj…

Po kështu janë të papranueshme edhe format e bashkësisë ku nuk nderohet dinjitetit personal i njeriut, ku shembull, nuk janë të gjithë njerëzit të barabartë, apo shembull individi në një mënyrë është vetëm “në funksion” të sistemit apo ndonjë mekanizmi tjetër. Prandaj, kriteri bazë për çdo diskurs bashkimi është njeriu dhe dinjiteti i tij personal. Kjo nuk guxon të vie asnjëherë në pyetje. Vetëm ai bashkim është i mirë i cili afirmon personalitetin njerëzor dhe duke mos ia mohuar askurrë vlerat e dinjitetit të tij. Sepse, vetëm bashkësia e tillë ku vlerësohet dinjiteti i individit si person, bartë në veti garantimin e njerëzisë dhe me këtë mund ti pasuroj të gjithë, pra gjithë shoqërinë.

Çka i përket anës fetare, me këtë rast bashkësisë Katolike, pra misioni apo dërgimi i Kishës lidhje me bashkësinë apo shoqërinë njerëzore është pikërisht të shpallë dhe dëshmoj se të gjithë njerëzit në këtë botë formojnë një bashkësi familiare njerëzore, sepse të gjithë rrjedhin nga i njëjti Krijues. Kjo tokë – botë iu është dhënë të gjithë njerëzëve, e jo vetëm disa individve të përzgjedhur (Krh. Zan 1, 28) Kisha sikur e vështron dhe përcjellë njeriun individualisht poashtu e vështron dhe përcjellë edhe bashkësinë (apo shoqërinë) njerëzore. Kisha është e vetdijshme se njeriu duke u shoqërua në bashkësi edhe pranon qëllimin e Krijuesit. Mirëpo, njëkohësisht duhet dëshmuar se në bashkësi (apo shoqëri) që të gjithë janë të barabartë, pamëvarësisht dëtyrave (shërbimeve) cilat i kanë dhe kryejnë në te, sepse të gjithë njerëzit janë të krijuar në “përgjasim” të Hyjit dhe se që të gjithë në bashkësinë njerëzore kanë të njëjtin kuptim dhe qëllim.

Kështu që bashkësia e ka për obligim tia mundësoi çdo njeriu këtë të arrij. Hyji Krijues në Jezu Krishtin është shpallë (paraqitur) si Atë i të gjithëve. Të shën Mateu Ungjilltar lexojmë: “Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd Atë, sepse keni vetëm një Atë ‑ atë që është në qiell!”(Krh. Mt 23.9) Prandaj, ky fakt flet shumë qartë se të gjithë njerëzit mes veti janë motra e vëllezër, pamvarësisht ngjyrës së lëkurës, pamvarësisht kombësisë, fesë (besimit), pamvarësisht ideologjisë apo fardo kriterij tjetër që bënë ndasi. Po, të njejtën porosi bartë në veti edhe Bibla (Shkrimi Shenjt) kur e gjithë racën njerëzore që nga krijimit i saj, nxjerrë vetëm e vetëm nga një qiftë i vetëm që është Adami dhe Eva.

Rostock; Mars’2018