Besëlidhja e Lezhës, kryefjala dhe kryevepra e historisë sonë Kombëtare

0
1208

Nga Azgan Haklaj

2 Marsi i vitit 1444 është dita në të cilen princat arberorë u mblodhën në Lezhë për t’i dhënë jetë aleancës politiko-ushtarake dhe epopese 25 vjeçare te motit te madh, siç e quante me të drejtë De Rada i madh.

Kjo ditë është gurëthemeli i historisë se popullit shqiptar.
2 Marsi, vete Besëlidhja e Lezhes, Projekti i saj politik dhe efekti që dha kjo ngjarje e madhe historike në shekujt që e pasuan është studiuar perciptazi herë për shkak të motiveve politike dhe ideologjike e në raste të tjera ngase Historiografia Mesjetare e Shqipërisë eshte studiuar më tepër nga studiues të huaj si Shuflaj, Jericeku, Jarga etj, të cilët me gjithë meritat e tyre nuk janë thelluar sa duhet në ndriçimin e kësaj ngjarje kaq të madhe të Arbërisë Mesjetare.

Burrat e dheut, princat kryetrima e mendjendritur që u mblodhën me 2 Mars 1444 në Lezhën e lashtë, seli e mbreterve ilirë, e kishin lexuar më së miri historinë e paraardhësve tanë të Mbreterive Ilire dhe te shtetit të Arberit, Principatës së Balshajve e Mbreterise Epiriotë dhe e kuptuan misionin që shtronte përpara tyre koha dhe historia.
lnstitucioni i Beses i ngritur në kult që nga Koha Pellazgo-Ilire rregullonte marrëdhëniet e individëve, gjinisë e të fisit, por pa arritur të shndërrohej në një normë juridiko- politike, si akt përbashkues mbarëkombtar.

Udheheqesit e Beselidhjes së Lezhës e shndërruan Beselidhjen, këtë kryevepër shqiptare në traktat politiko- ushtarak për ti shërbyer luftës çlirimtare.
Nëse kryqëzimi i shpatave nga princat shqiptarë në Kuvendin e Lezhës simbolizon besën e lashtë e pagane të shqiptarëve, mbledhja e ketij Kuvendi në Katedralen e Shënkollit simbolizon Besen e Zotit, besëlidhjen mes njeriut dhe Krijuesit.
Ky kryqëzim shpatash dëshmon lutjen e kërkesën ndaj Zotit që ti ndihmoje ata në të drejtën e tyre hyjnore për të jetuar të lirë.

Me arbërorët në Mesjetë ndodhi po ai fenomen që karakterizon çdo popull të lashte dhe të qytetëruar.
Në 100 vjet të betejave me invadarët otomanë Arberoret jo vetem nuk i zhbënë vlerat e tyre morale e qytetare, kujtesën historike, traditat e menyrën e jetesës, por përkundër qëllimeve e strategjisë se armikut e bënë si qëllim të jetës e të vetëekzistencës së tyre Kauzën e Lirisë.
Janë të famshme e profetike fjalët e Gjergj Kastriotit para qytetarëve në Krujë me 28 Nëntor në vitin 1443:
Lirinë nuk ua solla unë.
Atë e gjeta midis jush.
Arbëria Paraosmane ishte një vend i zhvilluar dhe po trokiste në Epokën e Humanizmit e të Rilindjes, njëherësh me simotrat e saj Evropiane.
Qytetet Arbërore të Bregdetit Adriatik,Tivari, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durrësi, por dhe Drishti i vogël, krahasoheshin për nga niveli i zhvillimit, vetëqeverisjes dhe statusit politik që gëzonin me qytetet italiane.
Statuset e Shkodrës dhe të Drishtit të cilat e panë dritën e botimit në shqip pas me shume se 600 vjetësh na tregojnë qartazi se të parët tanë që kanë banuar në këto treva kishin zgjedhur pa mëdyshje modelin perendimor të legjislacionit e qeverisjes e të jetes qytetare përkundër Modelit Bizantin.
Beteja e Arberoreve për liri nuk kishte asnjë shans të kurorëzohej me fitore përballë një superfuqie ushtarake si Perandoria Otomane.
Pa krijuar një bashkim politik e ushtarak të principatave shqiptare.
Pa aleatë të fuqishëm Evropianë.
Pa një projekt madhor i cili duhej të ishte në thelb Europianizues, i qartë në çdo detaj e vizionar për të ardhmen, nuk mund të shpresohej për sukses.
E gjithe kjo ndërmarrje vigane, politike, ushtarake e humaniste, kërkonte më në fund një emblemë të ndritshme, një burre shteti e strateg, cilesitë e të cilit të tejkalonin ambiciet separatiste të feudalëve të Mesjetës Shqiptare, për sundim, lavdi personale e pushtet për vehte.
Kuvendi i Lezhës dhe Arbëria patën fatin ta kenë arkitektin e Besëlidhjes se tyre, Konstruktorin gjenial të bashkimit e Kryengritjes Çlirimtare, Kryetrimin e betejave, diplomatin brilant e vizionar Gjergj Kastriotin.
Historia e thirri Heroin Kombetar dhe ai u pergjigj rrufeshem ne kohen dhe vendin e duhur.
Beselidhja e Lezhes ishte preludi i nje pregatitje te gjate e ne fshehtesi te plote i Kryengritjes se Pergjithshme Antiturke.
Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu) e hartoi planin e luftes se paku nje dekade para Kuvendit te Lezhes.
Barleti ne kronikat e tij na rrefen se ne Adrianopoje shkonin shpesh te derguar te princave arber e i luteshin Skenderbeut te kthehej e ti udhehiqte ne lufte.
Ai nuk mund te tregonte sekretet dhe endrren e tij nga frika se “E degjonin muret”.
Fitoret e hungarezeve kunder Ushtrise Otomane dhe perpjekjet e Vatikanit per te organizuar nje Kryqezate Antiturke ishin faktoret e jashtem determinues ne mbeshtetje te luftes per clirimin e trojeve arberore.
Beselidhja e Lezhës apo Konfederata e Princave siç e quan bashkëkohësi i Skënderbeut dhe biografi i pare i tij Dhimitër Frangu është një rast sui-generis në historinë e Kombit tonë.
Në Lezhë u arrit bashkimi i parë jo vetëm politik dhe ushtarak nën autoritetin e një organi të vetëm vendimmarrës të përbërë nga krerët e lidhjes.
Së dyti, Lidhja mori qysh në krye të herës atributet e një qeverie shtetformuese ku përcaktoheshin qartë elementët themelorë të shtetit.
Besëlidhja zgjodhi Komandant të Pergjithshëm të ushtrisë dhe kryetar të saj Gjergj Kastriotin ( Skenderbeun) sipas parimit Princes of partes “I parë i të barabartëve”.
Shpalli mobilizimin ushtarak.
Krijoi arkën e përbashket për të garantuar financat e luftës dhe ndoqi një politikë të unifikuar e vizionare në marrëdhëniet diplomatike ndërkombetare.
Në zjarrin e luftës e të betejave legjendare lindi Shteti i Përqëndruar Arbëresh, pikërisht në kohën kur Balkkani kishte rënë nën robërinë turke.
Shteti i Skënderbeut, lufta dhe fitoret e arbërorëve u brohoritën dhe fituan simpatinë jo vetëm të popujve të rënë nën sundimin e Sulltan Muratit e Mehmetit te Dytë.
Venediku, Raguza, Hungaria Mbretëria e Aragonës, Franca, Anglia e Vatikani i panë shqiptarët e Prijësin e tyre si shpëtimtarë të Evropës dhe të Krishterimit.
Kuvendi i Lezhës dhe mesazhi historik që ai la janë bërë në shekuj burim frymëzimi për shqiptarët në betejat e tyre për liri e pavarësi.
Kuvendet e mëdha të shekulit të 16-të të Dukagjinit e të Kucit.
Kuvendi i Arberit, Lidhja e Prizerenit, Lidhja e Pejes.
Kuvendi i Verrave te Llukës, Kuvendet e Junikut, Ferizajt e Shkupit.
Kuvendi Kombëtar i Vlorës, Konferenca e Pezës, Konferenca e Bujanit në Tropojë janë monumente historike Kombëtare në rrugën e të ardhmes.
Harku i Triumfit është atje në Lisusin e lashtë Ilir, selinë e mbretërve ilirë e te burrave të randë të racës shqiptare, të cilët me 2 Mars 1444 vendosën me besën e Zotit, fuqinë e mendjes, forcën e shpirtit dhe tehun e shpatës te ardhmen tonë.
2 Marsi 1444 hapi epokën heroike në historinë e popullit shqiptar.
Ne 550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombetar Gjergj Kastriotit, Kryeministri Edi Rama ka shpallur vitin e Skënderbeut, në fakt ka çertifikuar epokën e Hashashit, Kanabisit, Mariuanes, Heroinës, Kokainës dhe të tradhëtisë Kombëtare.
Ne bisedimet e fshehta me greket u ka dhuruar pjese nga deti Jon e pasurite e tij kolosale prej miliarda tonelatash nafte e gazi.
Rama ju bari dhurate turqeve Portin dhe aureportin e Vlores.
Me planin e fshehtë me Vuçiçin kërkon ta ndajë Kosoven dhe me tregun e përbashket ballkanik kërkon të krijojë Jugosllavinë e Re, por sigururisht ka barrikadë të pakapercyeshme Kryeministrin Haradinaj.
Me këto projekte të ideuara nga Kryeministri Rama i vërteton Putinit dhe Erdoganit se ai është pjesë integrale e katerkëndeshit Moske-Ankara-Athinë-Beograd.
Ky kuartet po thur prej 200 vjetësh ricopëtime të tjera të trojeve shqiptare.
Ringjallja e fuqizimi i Aleancës Ortodokse-Otomane dhe përpjekja e Edi Ramës për të përmbushur detyrimet që rrjedhin prej saj është përpjekje e dëshpëruar dhe donkishoteske ngaqë ajo drejtohet jo vetëm kundër shqiptarëve por më tepër ndaj atyre Fuqive të Medha të cilat janë flamuri i Lirsë, Demokracisë e Qytetërimit.
SHBA , Franca, Anglia, Gjermania, Italia, pra hapësira Euro-Atlantike janë më të vendosura se kurrë më parë për të marrë në duart e tyre fatet e Ballkanit Perëndimor.
Investimi i tyre afatgjatë për demokracinë, paqen e presporitetin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi e Bosnje-Hercegovinës ka një qellim dhe emërues të përbashket:
Europianizimin e këtyre vendeve.
Shkeputjen e tyre nga influenca e politikes shoviniste Rusomadhe e ajo Neootomane permes procesit te integrimit ne NATO e BE.
Teksa po shkruaja këto radhë në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës e të Burrit të pavdekshëm që e organizoi dhe udhëhoqi Gjergj Kastriotit, mendja më shkoi tek një paralele historike që është mesazh për sot.
Para qindra vjetësh falangat e Car Dushanit i binin kryq e tërthor trojeve Shqiptare me zjarr e hekur.
Kadareja i madh shkruan:
Ish kohë e zymtë dhe e egër
Po vdekje s’kishte Atdheu
Se pas Dushanit Car të frikshëm
Mbërrin Rrufeshëm Skënderbeu.
“Të lidhim besen për shpëtim “.
Është ky postulat që na vjen si testament historik nga Lezha e Besëlidhjes.
Ripërtëritja e saj në këtë Jubile historik është detyra e patriotëve të vërtetë, të kësaj toke, e familjeve fisnike të cilat i dhanë lavdi historisë e flamurit të Skënderbeut.
Zëri i Atdheut po na thërret si në Kohën e Gjergj Kastriotit në Besëlidhjen e Lezhës
Sot duhet të ngrihemi fuqishëm në një Aleancë Kombëtare përballë Laboratorit të kuartetit Moskë-Ankara-Athinë-Beograd dhe qeverisë Rama si pjesë integrale e tij.
Shqiptarët të udhehequr nga e djathta fisnike, duhet të lidhin besën edhe njëherë si në vitin 90-të.
Partia Demoratike si misionare e Kombit e udhehequr nga z Basha duhet të shpallë aksionin referendar të shpëtimit nga qeveria Rama pikërisht me 22 Mars, ditën e fitores së saj,
Ka ardhe koha që Rama te ikë.
Shqiptarët duhet të ngrihen në protesta masive paqësore për të rrëzuar qeverinë Despotike të Edi Ramës.

Dërgoi për publikim, Denis Hata