Luigj Gurakuqi, (Shkodër, 20 shkurt 1879 – Bari, 2 mars 1925) – atdhetar shqiptar
Vrasjen e Luigj Gurakuqit e organizoi Ahmet Zogu nepermjet bashkëpuntorit të tij të ngushtë, konsullit shqitar në Bari Çatin Saraçi. Kush ishte ky konsull?
Paskal “Çatin” Saraçi, (Chatin Sarachi) i biri i Gjok Saraçit, lindi më 1902 në Shkodër. Çatini ishte fëmija i pestë i familjes dhe kishte tre vëllezër me emrat Patuk Saraçin, Sandër Saraçin, Tonin Saraçin dhe një motër me emër Adelajde Saraçi ( e martuar Muzhani).
I lindur në një familje tregtare, që në moshë të re rritet kolegjeve të Europës, dhe pjesën më të madhe të studimeve e kryen në Vjenë. Vdiq më 1974 në Londër.
VRASJA e Luigj Gurakuqit:
Duke dalur nga restoranti i hotelit në Bari, Luigj Gurakuqi u pa me Balto Stamollën, kushëri i largët 4-5 breza me Gurakuqët, i cili i zbrazi tri plumba. Në xhepat e shqyer të ish-Ministrit të financave, policia italiane gjeti vetëm 350 lira. Nisi të hante një herë në ditë me të dalë refugjat.