Demarkacioni nuk duhet votuar, se është i paligjshëm

0
785
Ramushi - Demarkacioni

Elena Kocaqi

Te dashur Deputet të Kuvendit të Dardanisë,
Te dashur Kryetar të Partive Politike Parlamentare.
I nderuar President, Kryeminister dhe Kryetari i Kuvendit,

Mos e votoni marrëveshjen e Delimitimit me Malin e Zi, sepse jo vetëm do mbani përgjegjësi penale por edhe pergjegjësi historike dhe me besoni se do ju marri rrota e historisë për tradhëti. Shqiptarët i meritojnë vizat por është sjellja juaj e papërgjegjshme qe i ka izoluar ata deri tani. Mos i mashtroni edhe me tej, duke ju premtuar viza në shkëmbim të tokës, se vizat nuk u jepen po nuk plotesuat ju si politikan kushtet. Atdheu është çështje nderi dhe kushdo qe e jep atë, në shkëmbim të një favori, jo vetëm ka bërë vepër penale, por ka bërë tradhëti. Atdheu nuk negociohet.

Marrëveshja qe ju u afroni si politikan popullit tuaj, është jo vetëm poshtruese por e turpshme. Eshtë çnderim kombëtar të japësh tokën për premtime boshe. Fajin për këtë nuk e ka faktori ndërkombetar por e keni ju. Mos iu ngarkoni të tjerëve pikërisht përgjegjesit tuaja. Miqtë tanë stategjik mbi të gjitha shteti Amerikan, është treguar edhe me shqiptar se shqiptarët. Sigurisht ata do donin qe ju te bënit demarkimin me fqinjet sa me shpejt por ju nuk po bëni demarkim, ju jeni duke ndryshuar kufijtë në mënyrë të paligjshme dhe ne dizfavorin e shqiptarëve. Vendet e ish Jugosllavisë nuk kanë berë delimitim por demarkim dhe ju e beni ketë për herë të parë.

Arsyet pse nuk duhet votuar por duhet të negocioni nje marrëveshje te re, janë te aspektit juridik dhe nuk mund te kuptohen nga kushdo qe nuk njeh ligjin. Ju lutem konsultohuni me jurist të fushës Publike dhe sidoms te ligjit Ndërkombëtar Publikë, për të kuptuar së çfarë krimi jeni duke bërë. Lerini mënjan opinionet politike të atyre qe dinë gjithçka, se nuk u vlejnë per asgjë, por konsultohuni me juristët, para se te ndërmerrni një hap qe do tu sjell precedent shumë të rënd për të ardhmen e shtetit.

Te dashur deputetë,
1- Marrëveshja është nul nga ana juridike, sepse është bërë nga nje Komision qe nuk ka pasur mandatin dhe kompetencat për ta bërë atë. Eshtë njesoj sikur çdo qytetar shqiptar të bej marrëveshje me Malin e Zi per kufirin dhe tua sjelli juve per votim në Kuvend dhe ju ta votoni. Arrini ta kuptoni se sa shkelje rënd ligjore është kjo apo jo? Komisioni ka vepruar me kokën e vet dhe për ketë duhet te mbaj pergjegjësi penale. Ju ftoheni te votoni nje marrëveshje të paligjshme dhe kjo do ju ngarkoj me përgjegjësi penale edhe juve. Ju ftoheni te votoni një marrëveshje qe është absolutisht e pavlefshme dhe pavlefshmëria absolute edhe me votimin tuaj nuk behët kurrë e vlefshme dhe kjo do te shkoj me vite nepër gjykata dhe ju do penalizoni shqiptarët me ketë. Nuk ka pse kjo zgjidhet nëpër gjykata, kur ju e keni ne dorë ta zgjidhni atë me një marrëveshje te re ne bazë te ligjit.

2- Ky Komision nuk ka pasur mandat delimitimin por vetem demarkimin dhe ka bërë ne fakt delimitim. Komisoni mirë qe ka tejkaluar kompetencat por nuk ka zbatuar as ligjet ndërkombëtare për delimitimin. Derisa kufiri administrativ ka egzistuar nuk kishte pse komisioni caktonte një kufi të ri. Per delimitim nuk merren kadastrat por kufiri administrativ, automatikisht kthehet në kufi shtetëror, sipas te drejtës ndërkombetare qe ju e kishit dhe nuk kishit pse e hapnit ketë çështje. Pikerisht ky Komision ka krijuar nje precedent tepër te rrezikshëm dhe ne tejkalim te kompetencave te tij. Mirë qe delimitoj pa pasur kompetencën por,

a-Nuk ka konsideruar dhe marrë hartat zyratare qe tregojnë se ajo pjesë është juaja.
b-Nuk ka konsideruar dhe marrë me qindra dokumenta qe tregojne se kush e ka administruar territorin dhe keto shihen nga vendimet e komunave, juridiksioni i gjykatave, drejtoria e rrugeve, drejtoria e pyjeve qe tregojen qe ky terriror ka qenë ne administrimin e shtetit tuaj dhe jo te Malit te Zi. Si mundet Komisoni te injoroj keto fakte qe jane kryesoret. Komisioni është nisur per te berë demarkim dhe ka bere delimitim kufiri qe jane dy gjera krejt te ndryshme dhe e ka berë ketë nga injoranca, apo nga gjerat e tjera, mbetet për tu vërtetuar.

Ky Komison
Me kokën e vet, ka injoruar kufirin egzistues.
Ka vendsour nje kufi te ri, duke shkelur te gjitha ligjet ndërkomëtare për vendosjen e kufijve.
Nuk ka asnjë kompetence per ti berë këto qe ka berë me sipër.

3- Marrëveshja e Thacit me presidentin e Malit te Zi, sërish nuk e bënë dotë të vlefshme, pavlefshmerinë e kesaj marrëveshje. Presidenti nuk ka asnje autoritet te bej te vlefshëm nje veprim juridik absolutisht të pavlefshem, se ketë nuk e benë dot as Gjykata dhe jo me presidenti.

Ju nuk keni bere demarkim por delimitim dhe lexoni ju lutem se sa ndryshojnë ato nga njera- tjetra. Ju po i jepni Malit te Zi një territor qe nuk ua mori dotë as osmanëve dhe as serbëve. Malit të Zi i ka interesuar delimitmi dhe jo demarkimi se keshtu ua merrte ate pjesë dhe me plotë gojen ua ka hedhur se ky delimitim nuk është berë ne ish Jugosllavi, veçse po e beni ju. Fqinjët tanë keto punët e kufijve i marrin seriozisht, se janë te përgjegjshëm dhe gjithmon dalin te fituar karshi nesh dhe kjo është merita e tyre qe pa asnje fakt edhe me kadasterin qe as nuk e kanë, po u marrin tokën. Demarkimi me Malin Zi do berë dhe sa më shpejt, se marrëdheniet tona me të jane relatitivisht të mira dhe do te jenë se jemi fqinj, por secili shtet mbron pasurinë e vet dhe unë e mirëkuptoj atë qe është treguar i zoti tua hedhi juve.

Mos e votoni këtë marrëveshje, por ngrini një komision të ri, te bej demarkimin dhe jo delimitimin dhe zgjidhni aty profesionist dhe sidomos jurist. Na bëni të ndihemi krenar për Ju. Na bëni të besojme tek Ju dhe te shpresojmë qe fëmijët tanë do kenë te ardhme ne vendin e tyre.

Prof. As. Dr. Elena Kocaqi