Korrupsioni për Autostradën nga Qeveritarët e Kosovës, po nxisin zbrazjen e Gollakut dhe përforcimin e Serbisë!

0
691

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Përplasjet e fundit mes zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli dhe Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj lidhur projektin e autostradës “Prishtinë-Gjilan” me nxiten të shkruaj këtë artikull dhe të reagoj mesa vijon:
– Autostrada e mëhershme Morinë-Merdare dhe ky projekt është përcaktuar nga “qeveritarët e famshëm kosovarë” dhe kanë ndarë shumë fonde për ta realizuar atë“! Ka pas edhe afera (korruptive, keqpërdorime dhe ma në fund stagnim për disa vite )!?.

Autostrada e Kosovës Morinë-Merdare, plan sipas projekteve të ekzekutivit kosovar ishte i gabuar në destinacion dhe i pa kuptimtë!. Ai segment ka përfunduar në veriun e Prishtinës pa „vizion të mëtutjeshëm“ se kah t’ja mbajë?!.. Kuptohet se ky aks rrugor nuk ka ndonjë rol dhe dobi për shqiptarët përtej kufirit nga se pika kufitare e Mendarës drejtimi i Prokuples në Serbi, edhe se ishin vendbanime shqiptare, ma nuk ka, nga që u përzunë në viti 1878 e këndej nga terrori dhe gjenocidi serb!

Ju “Qeveritar apo okupator” me pasivitetin tuaj politik dhe pa ndonjë vizion kombëtar politik jeni në përshkallëzimin e të keqes edhe në këto krahina shqiptare?

Kosova Lindore është e Kosovës dhe e shqiptarëve edhe tani aktualisht por me një trend të madh ikje . Ju “Qeveritar apo okupator” me pasivitetin tuaj politik dhe pa ndonjë vizion kombëtar politik jeni në përshkallëzimin e të keqes edhe në këto krahina shqiptare? Ju e keni degraduar këtë vend të Malësisë së Gollakut që dikur ishte magje e Prishtinës, por edhe sot është e banuar me mbi 70 % me gollakas Prishtina. Pra edhe pjesët tjera që ndërlidhen historikisht me territoret shqiptare te Medvegjës deri të Leskovci e nxisin këtë projekt të realizohet.

Autostrada e Kosovës të vazhdoj për Malësinë e Gollakut dhe Kosovën Lindore?
– Këtu po e ndërlidhi edhe me çështjen e Autostradës së Kombit që shihet se për një arsye apo një tjetër, jeni duke e gabuar dhe stagnuar këtë projekt. Ju zotërinj qeveritarë nuk duhet destinacionin e saj ta vazhdoni në drejtim të“Lipianit për Gjilan”kur veç atje ka rrugë rajonale, bpor duhet të lidhet për Malësinë e Gollakut, Keqekollës, Dabishecit, Kapitit, Medvegjës dhe zonat e Kosovës Lindore që shtrihen në Gollak-Karadak dhe pjesët tjera të banuara me shqiptarë, më në fund të lidhet me aksin rrugor Beograd-Shkup.

Kjo vijë nuk i lenë të anashkaluar vëllezërit tanë në “Kosovën lindore” që të lidhen me rrugën e Kombit dhe me trungun e Kombit. Shumë domethënëse do te ishte dhe me rëndësi te veçanet, nëse kjo autostrade do të kishte kaluar nëpër Gollak, dhe Kosovën Lindore. Kështu qe me kalimin e autostradës në këtë drejtim, do ti lidhte trojet shqiptare në veçanti do t’ju ndihmonte “Banorëve te Kosovës Lindore që të rikthehen në tokat e tyre, por edhe ne ato gjysheve dhe stërgjysheve sipas konventave ligjeve ndërkombëtare qe i kanë aprovuar për rikthimin e serbëve në Kosovë”.

Asgjë mos të kërkohet ma shumë se sa aprovimi i ë drejtave të shqiptareve atje sikurse serbet që i gëzojnë në Kosovë. Këtyre zonave të Malësisë së Gollakut, do tu ndihmohet jashtëzakonisht në aspektin e zhvillimit ekonomik, bujqësore, e sidomos të turizmit, për arsye së “Banja e Sjarinës” dhe vargmalet e kësaj anëve më bukuritë e veta përrallore mund të shndërrohen në pika turistike e jo te boshatisen siç është duke u realizuar qëllimi i Serbisë me spastrimin te asaj zone të banuar me shqiptaret.

Qeveritarë Kosovar pse e praktikoni “regjimin e Mbretëria serbo-sllave për Gollakun”.
Boll ma ishte e bojkotuarzona e Gollakut nga Mbretëria serbo-sllave, që pikërisht këto anë ishin si mburojë e Kosovës në rezistencën për mos pushtimin e Kosovës. Pikërisht, për ketë as regjimi ish jugosllav edhe një qindarkë nuk e ka investuar kurrë ne këto anë!?.

Prandaj mos hezitoni, por duhet të jeni në krahun e interesave kombëtare dhe strategjike. Ky artikull le të jetë si mesazh, thirrje dhe apel i të gjitha forcave politike, të organizatave qeveritare dhe jo qeveritare, qytetarëve të komunitetit shqiptarë që jetojnë në Kosovën Lindore Medvegjë,Preshevë dhe Bujanoc, intelektualëve, krijuesve, biznesmenëve, veprimtarëve, shoqatave, klubeve, organizmave dhe veteranëve të vlerave tona kombëtare të Kosovës. Thirrje i bëjmë veçanërisht Malësisë së Gollakut që të kontribuoni për realizimin e këtij projekti sipas përshkrimit të nevojshëm dhe të domosdoshëm për Kombin tonë!

Duke pasuar parasysh se “Evropa shpesh ka vepruar në interesat e Serbisë, apo planeve të saja”, edhe sot ndikon negativisht edhe në faktorët tanë politik të Kosovës. Ata kanë pengesa si në zbatimin e donacioneve të ndryshe, apo edhe projekteve të tilla siç është rasti i Autostrade, por edhe i lakmitarëve politik të Kosovës që (interesat personale i vene para atyre kombëtare), siç është rasti i Pal Lekajt, Lutfi Hazirit. Edhe këto bien si teza të pa baza kur kemi parasysh se Presheva dhe Bujanoci, po thuajse janë të lidhura me Autostradën aktuale të Shkupit.

Tezat e ministrisë se infrastrukturës se po „shpëtojmë buxhetin e Kosovës për 12 milionë euro“, janë shumë absurde dhe të pa qëndrueshme?. Këta, me këto qëndrime i japin Behxhet Pacollit përparësi shumë me reale qe këtë segment rrugor të realizohet nëpër Gollak. Korrupsioni për Autostradën nga Qeveritaret e Kosovës, po nxisin zbrazjen e Gollakut dhe përforcimin e Serbisë!