7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

Donikë Jusuf Gërvalla – emër i respektuar në LDK, të cilën e ndëshkoi ideologjia komuniste e Isa Mustafës

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

(Donikë Gërvalla: “TË VËRTETAT E HIDHURA TË LDK-së“, Facebook, 11 shkurt 2018. https://www.facebook.com/donikagervalla/posts/10210956412683249)

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Më 11 shkurt 2018, Donikë Gërvalla, dha dorëheqje nga posti i Kryetares së Degës së LDK-së në Gjermani, kurse për opinionin e gjerë, ajo i shprehi shqetësimet e saj të përmbledhura nën deklaratën publike “TË VËRTETAT E HIDHURA TË LDK-së”. Shih: Profili i saj në Facebook, 11 shkurt 2018.

Pa dashur të lëshohem në zbërthimin e kësaj deklarate, paragraf për paragraf, dhe të analizojmë qëndrimin e saj politik, e shoh më të udhës reagimin tim ta përqendroj tek heshtja morbide e strukturave udhëheqëse të LDK-së, dhe heshtja e anëtarësisë së gjerë të cilëve nuk po iu bë përshtypje asnjë veprim politik i veprimtarëve të LDK-së, madje as edhe deklarata për dorëheqje e Donikë Gërvallës, për të cilën bile strukturat e Degës së LDK-së në Gjermani nuk është dashur ta kalojnë në këtë heshtje në shkallë marrëzie.

Pas një deklarate të tillë, shqetësuese madje qëndrim kriminal dhe krejtësisht antidemokratik, duket pozicionimi kaq oportunist i kreut të tanishëm politik dhe i strukturave udhëheqëse të LDK-së në Prishtinë, qofshin ato nga Klani “LIDHJA” që përfaqësohen nga prof. dr. Avdullah Hoti, e qofshin ato nga i ashtuquajturi “Brezi i Republikës”, që përfaqësohen nga prof. dr. Vjosa Osmani e dr. Haxhi Avdyli, ose nga ata që erdhën me mision në LDK nga Shtabi “RIINVEST-it”, siç është Lumir Abdixhiku dhe nga Shoqëria Civile, që përfaqësohet nga analisti Driton Selmanaj, të cilët nuk e panë të arsyeshme ta thonë një fjalë të vetme publike, ndonëse të gjithë çirren për demokraci dhe thirrën pa pra në vlera dhe në emrin e dr. Ibrahim Rugovës.

Kjo e listë që përmendëm ma lartë, ka kohë që publikisht kanë shfaqur jo vetëm fobinë por edhe qëndrimin e hapur kundër Diasporës, kundër familjarëve të Heronjve të Kosovës, kundër themeluesve të LDK-së, kundër familjeve të personaliteteve të shquara të LDK-së, të cilët kanë rënë për idealin e demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ky “Brez i Republikës”, këto struktura nga “LIDHJA”, këta përfaqësues nga Shtabi famëkeq “RIINVEST” dhe ata që erdhën nga Shoqëria Civile pa qenë kurrë në strukturat e LDK-së, janë strukturë në MISION për ta luftuar Elitën Intelektuale që themeluan LDK-në, për t’i luftuar të gjitha strukturat e mirëfillta që ishin dhe janë brenda LDK-së, gjeneratë kjo që shkatërroi Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë, dhe gjenerata që ndërtoi të gjitha strukturat dhe Institucionet Shtetërore të sistemit paralel në Kosovën e okupuar gjatë viteve 1990 -1999.

Pse askush nuk reagoi për rastin e Donikë Gërvallës?! Për njohësit e mirë të rrethanave në LDK, nuk është vështirë për tu kuptuar, por pse heshti edhe i ashtuquajturi “Heroi i Gjallë” i Luftës në Koshare, Anton Quni, i cili ishte në Gjermani me ftesën e Donikë Gërvallës, dhe atje para shumë të pranishmëve premtoi se personalisht ai do të angazhohet për ta zgjidhur ngërçin politik në Degët e LDK-së, në Gjermani dhe Zvicër, por epilogu i shkatërrimit të këtyre degëve, tashmë e bënë Anton Qunin njeriun ma përgjegjës, dhe njërin nga strukturat më të dëmshme të nëntokës në duart e Isa Mustafës, i cili po ashtu si të tjerët, në LDK, ka ardhur me mision të caktuar, vetëm pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës.

Në këtë plan, një obligim të veçantë moral, për të reaguar e kanë pasur edhe kushëriri i Ibrahim Rugovës, kryetari i tanishëm i Istogut, Haki Rugova, i cili e pat ftuar nga Gjermania për të ardhur në Kosovë, Donikë Gërvallën, ku bashkë me Anton Qunin dhe Salih Morinën e kanë mashtruar atë dhe anëtarësinë e gjerë, se çështja e kontestimit në Degën e LDK-së në Gjermani do të merr kahen pozitive, por me kalimin e kohës u dëshmua se edhe këta burra Dy metra të gjatë, paskan qenë struktura të Isa Mustafës, për ta shkatërruar jo vetëm Degën e LDK-së në Gjermani, por për ta shkatërruar politikisht Donikë Gërvallën, vetëm pse është bija e Heroit të Kosovës Jusuf Gërvalla, të cilin e pat vrarë ideologjia komuniste e Isa Mustafës.

Tashmë “Rrethi i katërt i UDB-ashve të Kosovës”, kështu i quajti një analist, po ekzekutojnë familjet e viktimave nga sistemi komunist Jugosllav, baballarët e të cilëve zyrtarisht janë shpallur Heronj të Kosovës. Ky konflikt kaq i ashpër ka dal në pah brenda strukturave të LDK-së, të cilët po zbatojnë urdhrat e shefit të tyre i cili ia qiti pelikorin (qefinin) e vdekjes LDK-së, ndërsa Zoti atë e mallkoi, duke e mbuluar me qefin të vdekjes karrierën e tij, për të cilin ne po lutemi të mos vdes, por as kurrë të mos ngritët në këmbët e tij për ta shkelur tokën e Kosovës dhe për ta shkatërruar edhe më tej LDK-në.

Nëse brenda strukturave të këtij mishmashi që ka pushtuar në mënyrë antidemokratike LDK-në, ka ndonjë individ i cili e ndien veten të pafajshëm dhe nuk është pjesë e këtyre shkatërrimeve, të gjithë duhet të distancohen për të marrë iniciativa për ta shpëtuar LDK-në, nga këta sojnik ideologjik, të cilët e kanë katandisur partinë dhe me këtë janë duke shkatërruar edhe Kosovën.

Në shkatërrimin e Degëve të LDK-së në Diasporë, janë implikuar drejtpërsëdrejti edhe Doruntinë Maloku, e bija e Enver Malokut, Armend Zemaj, nipi i kolonel Tahir Zemajt, Salih Morina dhe Sokol Haliti, të cilët bartin mëkatin për shkatërrimin e Degës së LDK-së në Zvicër, natyrisht bashkë me ata mercenarë të shitur për interesa të Isa Mustafës, tashti përgjegjësia e shkatërrimit në Zvicër rëndon mbi qafën e tyre të majmur. Kësaj përgjegjësisë nuk mund t’i ikin as sekretari gjeneral i LDK-së Ismet Beqiri, por as nënkryetarët e LDK-së Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

Ka edhe mjaftë të tjerë që shtrihen në nivel kryetaresh të degëve, pastaj tellall të Isa Mustafës, në këtë fushatë është komplet kryesia e LDK-së në Prishtinë, deputet nga radhët e LDK-së, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe deri tek Delegatët e LDK-së të cilët kanë heshtur me rastin e Donikë Gërvallës dhe për të gjitha deformimet tjera në LDK, të gjithë kanë përgjegjësi historike për shkatërrimin dhe degjenerimin e LDK-së.

Tashmë shihet qartë, se për dorëheqjen e Donikë Gërvallës, nuk është shqetësuar fare as Vjosa Osmani as Haxhi Abdyli, as Naser Rugova, as Arben Gashi, e për fat të keq askush në Kosovë?! Por për tu shqetësuar është e dhëna se këta janë ai “Brezi i Republikës”, të cilët paskan pasur hallin me i rehabilituar Isa Mustafa, për tu bërë pastaj edhe më të egër dhe më përmbysës se sa vet padroni i tyre.

Tashmë për Donikë Gërvallen nuk u hëngër palla, as atyre që dikur bënin selfie me Donikën, por as ata të cilët për marketing politik shkonin e fotografoheshin tek varri i babait të Donikës – Heroi i Kosovës Jusuf Gërvalla. Tashmë në krimin politik kundër Donikë Gërvallës, kundër Degëve të LDK-së në Diasporë dhe kundër Diasporës në përgjithësi janë lëshuar me yrysh Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, si dhe fëmijët e atyre që ne nga diaspora i kemi ndihmuar prindërit e tyre në krizat më të mëdha që kalonte Kosova.

Pa dyshim kundër Donika Gërvallës, dhe kundër Heroit të Kosovës Jusuf Gërvalla, ishte ideologjia e komunistit të konvertuar në demokrat, Isa Mustafa, i cili bashkë me shefin e tij të dikurshëm Bujar Bukoshi, kur bashkëvepronin me strukturat serbe në Beograd dhe bashkëpunonin me udhëheqësit stalinist të LPK-së në Perëndim, për ta shkatërruar LDK-në dhe për ta rrëzuar dr. Ibrahim Rugovën, dallaveret e tyre ua prishte pikërisht Donikë Gërvalla!
Gjeneza e kësaj armiqësie lidhet me atë kohë kur Donika ua prishte planet nëpër tribunat e shumta publike dhe nëpër debatet e famshme në televizionet e Gjermanisë dhe të Austrisë. Donika ishte autoritet i pakontestueshëm të cilin nuk e kanë pasur së bashku të gjitha strukturat e cekura më lartë, të gjithë sojnikët e Isa Mustafës së bashku, nuk kanë pasur fuqi e kapital intelektual për ta zhveshur gjenocidin serb në sy të botës ashtu siç e bëri fillikat vetëm Donikë Gërvalla, në mediumet e podiumet gjermanofolëse.

Isa Mustafa bashkë me strukturat nga “LIDHJA”, nga “Brezi i Republikës”, nga Shtabi “RIINVEST”, ardhacakët nga rruga e Shoqëria Civile, janë përgjegjës për shkatërrimin e LDK-së dhe për pushkatimin politik të Donikë Gërvallës, të cilës babin ia pushkatoi ideologjia komuniste e Isa Mustafës të cilit po i shërbejnë sojnikët e cekur më lartë. Çuditërisht në vend se të reagonin strukturat politike të LDK-së, ato zgjodhën heshtjen, ndërsa për dallim nga të tjerët, prof. dr. Avdullah Hoti dhe prof. dr. Vjosa Osmani, po vazhdojnë aventurën tjetër për ta shkatërruar politikisht prof. dr. Shpejtim Bulliqin, i cili, është i vetmi nga të gjithë strukturë e rregullt e LDK-së, karriera politike e të cilit do të nis qysh në Aktivin e LDK-së në fshatin e lindjes, për të vazhduar aktivitetin e tij në Nëndegën e LDK-së në Lluzhan e për të vazhduar me sukses edhe në Degën e LDK-së në Podujevë. Pastaj duke u zgjedhur anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e LDK-së, e bëjnë personalitetin e tij të famshëm dhe shumë të mjerë disa që si hiena lehin kundër tij.

Në planin profesional, Shpejtim Bulliqi është profesor universitar dhe në të njëjtën kohë është studiues, shkencëtar dhe punonjës i lartë shkencor ndër më populloret në Republikën e Kosovës, i cili me punën e tij shkencore ka bërë emër nga i cili tashmë janë trembur strukturat e Isa Mustafës të kapërthurur në LDK në mënyrën ma antidemokratike që njeh demokracia Evropiane! Në planin heroik, mbrojtja e tokave të Kosovës është patriotizëm, falja e tyre është tradhti, prandaj fatin e tyre dhe të fëmijëve të tyre e përcakton qëndrimi dhe veprimi politik i secilit në këtë situatë!

Pavarësisht këtij ndëshkimi ideologjik, Donika Jusuf Gërvalla do të mbetet emër i respektuar brenda strukturave të LDK-së, dhe padyshim edhe në tërë mendimin pozitiv që vepron në Kosovë!

St. Gallen, 27 shkurt 2018

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit