MASKA E “FTYRZUME”!

0
1175

AV. XHABIR ZEJNUNI

Porsa çohem nadje heret,
gjâja e parë qi m’vjen n’mend me bâ,
âsht me ja hjek maskën ftyrës tême,
e n’pasqyrë shpejt me u pá.

Shifem n’pasqyrë tue u zgurdullue,
vedit têm tue ja bâ me sŷ,
por edhe koha shpejt asht tue m’kalue,
vrap ftyrës maskën me ja vu.

N’rrugë pa maskë s’kam si me dalë,
se njikshtu njerzit i kam msue,
vlerën mâ shumë ata me m’dhanë,
veç me maskë due me m’shikjue.

Shumë e gjatë m’bâhet kjo dita,
kudo me maskë unë tue u futë,
tanë gjinden me nji dorë tue e lmue,
e me tjetrën maskën fort me e shtërngue.

Iku dita e po afron nata,
unë n’shpi tash duhet me shkue,
menjiherë sa t’mbylli derën,
te pasqyra vrap me u shikue.

Herë me maskë e herë pa maskë,
ftyrën tême tue e admirue,
por prapë maskën duhet me e vu,
se me ketë maskë tash jam msue.

Tash po shkoj edhe unë me fjetë,
me maskë n’ftyrë n’shtrat me u futë
e n’gjumë t’randë me e u lshue,
qi ftyrën tême (mos) me e harrue (…)!