VIDEO: Artan Hoxha ja “përplas në fytyrë” krimet Berishës

0
564
Artan Hoxha - Sali Berisha

S’më heq dot qafe siç hoqe Remzi Hoxhën, ke 105 vrasje në Tropojë mbi supe, ke nxjerrë kufomat e tua nga varri. Do përfundosh si Pinoceti

Gazetari investigativ Artan Hoxha është përplasur me ish-kryeministrin Sali Berisha në emisionin “Studio e Hapur”.
Hoxha i ka numëruar publikisht disa prej krimeve të Berishës, duke i thënë se ai nuk mund ta zhdukë ashtu sicc zhduku biznesmenin Remzi Hoxha.

Gazetari i njohur i përmendi Berishës dosjen “Tropoja” duke i kujtuar se i rëndojnë mbi kurriz 105 vrasje në atë qytet të cilat nuk janë zbardhur ende dhe se kanë vetëm një porositës.

Sali Berisha: Së pari dëshiroj të theksoj se ky informacion është botuar direkt në të gjitha mediat. Është konfirmuar sot nga Sali Berisha, Oficer madhor dhe gjeneral të ushtrisë shqiptare e kanë konfirmuar. Por në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes sot. Nga ana tjetër e konfirmoi edhe vetë i akuzuari, sepse ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor.

Artan Hoxha: Ashtu siç gënjen ti edhe për atë dëshmitarin e kanabisit. Je ti në atë video që thua dua gjallë a vdekur dhe s’iki nga Tropoja pa e marrë me vete. Je ti Berisha që u kape duke manipuluar prova në 21 janar. Nëse unë dy herë nuk të kam kthyer përgjigje të premtoj se do ta bëj. Dhe Haklaj u vra më para. Dhe ke 150 vrasje në Tropojë. Siç zhduke Remzi Hoxhën, t’i kam nxjerrë kufomat nga varri. Më lë mua në ngarkim vrasjen e një personi që unë kam akuzuar Policinë e Shtetit.

Sali Berisha: E ke vrarë.
Artan Hoxha: Zoti Berisha nuk më tremb dot mua.
Sali Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.
Artan Hoxha: Po, po, jam…

Sali Berisha: Po ti ke vrarë dëshmitarin. Ti je hjeksi i dëshmitarit.
Sali Berisha: Je i pafytyrë që përdoresh nga çdo bandë dhe flisni për çdo bandë…

Ish kryeministri ka tentuar t’i ushtrojë presion herë pas here për të heshtur, ndërkohë Hoxha ka shkuar më tej duke sjellë ngjarje të cilat pakkush ka guxuar të ngrerë gishtin drejt Berishës.

Le të kujtojmë që gazetari kurajoz ka qenë peroni që ka filmuar me zë dhe figurë vrasjet e 21 janarit ku pamjet e sjella prej tij nxorrën blof ish-kryeministrin i cili deklaroi se vrasjet ishin kryer me çadra pistoletë dhe thika me helmë.

Ndër të tjera Hoxha ka sjellë në emisionin “Xhungël” edhe dosjen “Tropoja” dhe ekzekutimet njëri pas tjetrit të Haklajve. (TemA)