Juncker i drejtëpërdrejtë: Erdha t’ju inkurajoj për reformat dhe jo për premtime boshe. Vettingu po jep…

0
731

TemA

Në konferencën e përbashkët Rama tha se kjo vizitë vjen në një kohë pak para se të çelen negociatat dhe se në Shqipëri kanë ndodhur shumë gjëra.

E ndërsa presidenti Juncker tha se nuk ka ardhur në Tiranë që të japë një datë për çeljen e negociatave, por për të inkurajuar Shqipërinë në nismat dhe reformat që ka ndërmarrë.

Po ashtu Juncker bëri thirrje për ti dhënë fund konflikteve territoriale me fqinjët deri në datën e çeljes së negociatave.

“Kam ardhur që ti shpëtoj Brukselit por më pëlqen Brukseli në Tiranë. Është një moment që e tregon ndryshimin, duke përfshirë faktin që Shqipëria, për mua nuk ka asgjë të habitshme që të mos jetë pjesë e BE. E njoh nga larg, por jo mjaftueshëm dhe mund të jap një gjykim për atë që përbën forcën në këtë vend.

Janë bisedime të një kohe të gjatë. Kur erdha në vizitën e parë Rama ishte bashkiak, dhe dëgjova dyshimet për Shqipërinë. Për ne Shqipëria dhe Ballkani kanë persektivë evropiane dhe Shqipëria është evropiane por jemi ndarë nga historia, por nuk duhet humbur aq shumë kohë sa na është dashur. Duhet të rishikojmë historinë përmes pajtimit.

Konstatoj që Shqipëria po akumulon progresi se ka nisur shumë reforma dhe kështu Komisioni Evropian do të hapë negociata. Nuk kam ardhur për premtime bosh, por s’është ky qëllimi, por dua të inkurajoj Shqipërinë për reformat kundër krimit, Vetting, Gjykatat.

Duhet ti jepet fund konflikteve rajonalë dhe e mbështesim Shqipërinë në përmirësimi me vendet e Ballkanit Perëndimore. Vendi i Shqipërisë është në BE”, deklaroi ai.

“Sa për vettingun konstatoj që procesi po jep rezultate mbresëlënëse, ne jemi të siguruar dhe procesi do të vijojë edhe kur Komisioni do të publikojë rezultatet. Pastaj ka raste që i interesojë opinionit shqiptar që mund të ndikojnë në këtë lloj diskursi, por mendoj që i takon drejtësisë shqiptare që të bëjë punën e saj, dhe mendoj që do ta bëjë. Nuk mund të them unë se cili është fajtor dhe cili jo. Përsa i përket vendeve anëtare është shumë e vështirë të japësh një gjykim final, kam një përvojë të gjatë, kam kryesuar KE në 1997, kam qenë pjesë e traktateve të anëtarësimit me Rumaninë dhe Bullgarinë”, deklaroi Juncker.

Ata do të qëndrojë në Shqipëri deri mesditën e së hënës, ndërsa do të zhvillojnë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Juncker dhe Hahn do të vendosin theksin gjatë vizitës në Shqipëri te zbatimi i reformës në drejtësi në prag të rekomandimet të hapjes së negociatave, që pritet të marrë dritën jeshile në qershor.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë do të përmbyllet me sukses dhe do të jetë një tjetër arsye që BE të vlerësojë Shqipërinë si një shtet serioz.

Në konferencën e përbashkët me Presidentin Juncker, Rama tha gjithashtu se beson se Presidenti Meta do të bëjë detyrën e tij dhe brenda prillit kur do të jepet dhe rekomandimi për negociatat, do të kemi të përmbyllur këtë proces.