Emrat/ Ja cilët do të jenë negociatorët për marrëveshjen e detit me Greqinë

0
466
Shqipëri - Greqi

Opinion.al

Në kuadër të tranparencës në lidhje me marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar mëngjesin e sotëm dërgimin e disa materialeve të detajuara në Presidencë për këto negociata.

Sipas kërkesës së Metës, në këtë përgjigje janë listuar gjithashtu edhe emrat e negociatorëve. Vizion Plus ka mësuar se do të jenë dy bashkëkryetarë Armand Skapi nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare. Emrat e tjerë jane Artur Meçollari, i larguar nga ushtrua ne vitin 2012. Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna dhe drejtori i AKBN Ardjan Bylyku.