Surpriza, origjina e Rita Orës nga Shkodra dhe jo nga Kosova

0
1679

Rita Ora në foto me gjyshen, Besa Sahatçiu

Rita Ora njihet në gjithë botën si këngëtare shqiptare nga Kosova, por Kopi Kyçyku, biografi i gjyshit të saj Besim Sahatçiut zbulon në një intervistë për “Shqiptarja.com”, se origjina e saj e vjetër është nga Kazazët e Shkodrës. Orëndreqës të njohur, paraardhësit e Rita Orës kanë shkuar në Pejë të Kosovës, ku mbizotëronte kultura dhe tregëtia turke dhe mbiemri u mbeti në këtë gjuhë Sahatçiu. Rita Ora tashmë e mban mbiemrin në gjuhën e saj shqipe, si artiste e njohur me famë botërore.

Gjyshi i Rita Orës, regjizori i mirënjohur i Kosovës, Besim Sahatçiu, “është konsideruar si një korife i skenës teatrore televizive dhe filmike”. Kështu shkruhet nga Prof. dr. Akil Mark Koçi në parathënien e librin biografik “Një jetë për ekranin dhe skenën”, të shkruar nga Kopi Kyçyku. Besim Sahatçiu që në rininë e tij shfaqi prirje për muzikën, më vonë u bë një nga pesonalitet më të mëdhaja të Kosovës.

Regjisor i filmave artistikë, i spektakleve dhe emisioneve televizive, por edhe dramaturg, gjyshi i Rita Orës me veprën e tij ishte dhe mbetet një nga personalitet më të mëdha të kulturës kosovare. Në këtë intervistë, përveç zbulimit të rrënjëve të familjes së Rita Orës, Kopi Kyçyku zbulon vlerat e trashëguara intelektuale dhe patriotike në familjen e Sahatçiut të madh. Ky rrëfim dhe këto foto, të bëjnë që lidhja emocionale e shqiptarëve me Rita Orën të bëhet edhe më e fortë. Rita Ora tashmë është një artiste e madhe, me famë botërore dhe pinjolle e një familjeje fisnike shqiptare.

Gjyshërit e Rita Orës, Besim e Besa Sahatçiu dhe Rita me motrën e saj Elena

Intervista

Ju keni bërë një libër për Besim Sahatçiun, gjyshin e Rita Orës (Sahatçiu). Pse e morët këtë nismë për biografinë, kur ju jetonit në Shqipëri dhe gjyshi i saj ka jetuar në Kosovë?
– Është një pyetje shumë me vend. Nuk ka qenë nisma ime për të shkruar këtë libër, sepse edhe kur m’u tha për ta shkruar, reagova si me gjysmë shakaje, “more do të thonë njerëzit në Kosovë se çfarë do ky jugor të merret me një personazh të Veriut të Epërm, i një feje tjetër, e të bëjë këtë biografi, përveç ndonjë interesi banal”.

Ideja dhe këmbëgulja ka qenë e kompozitorit Akil Koçi. Ky ka qenë miku im që e kam njohur në konferenca ndërkombëtare në Zagreb, dhe u miqësuam. Ishte Akili që më njohu me Besnikun të atin e Rita Orës dhe me Bekimin djalin tjetër të Besim Sahatçiut dhe u miqësuam. Familja e babait të Ritës është edhe familje tradicionale, edhe moderne. Fëmijët e Besnikut janë edukuar dhe kanë edhe një artiste moderne në familje, siç është Rita Ora, por edhe ajo është shumë e thjeshtë në komunikim, shumë e dashur dhe e edukuar.

Familja Sahatçiu (Ora) i përshtaten shumë mirë jetës në Angli. Gratë e kësaj familjeje janë zonja të vërteta shqiptare. Po ashtu edhe fëmijët e Bekimit, xhaxhait të Ritës janë të edukuar. Besniku ka mbaruar dy fakultete, një për anglisht dhe një për ekonomi. Ndërsa Rita, mbesa ka edhe një motër tjetër Elenën, që merrte me biznes dhe një vëlla Donin që është i vogël, rreth 17-18 vjeç.

Si nisën kontaktet e para me familjen e tyre?
– Unë takova disa njerëz, me të cilët më duhet të bashkëpunoja, por me një kusht që të më lejonin të bëja sa më shumë takime, që të më vinin në lidhje me sa më shumë njerëz për të biseduar me ata që kanë punuar Besimi, me ata që e kanë takuar gjyshin e Rita Orës. Pra edhe miq edhe krushq e me radhë, sepse synoja që të bëhej sa më e plotë dhe e besueshme biografia e tij. Pra që secili që do të takoja, të vizatonte sa më shumë tipare dhe cilësi të tij, njëri imazhin, tjetri mënyrën si punonte, tjetri zemrën, njëri familjen dhe origjinën, që të dilte pra sa më i plotë portreti i tij fizik e shpirtëror.

Besim Sahatçiu fëmijë ëndëronte të bëhej muzikant

E kishit njohur ju vetë gjyshin e Rita Orës, kishit folur ndonjëherë ballë për ballë me të kur ishte në Kosovë?
– Jo në asnjë mënyrë. Besimi vdiq në moshën 75-vjeçare në 2005-n. Ai kishte lindur në vitin 1935 në Pejë, atje ku bë kuvendi i famshëm i Pejës. Familja Sahatçiu nuk është nga Kosova me origjinë, zanafilla e tyre është nga Shkodra.

Vërtetë, hera e parë që dëgjoj këtë?
– Familja Sahatçiu e ka origjinën nga familja Kazazi e Shkodrës. Më shumë se 100 vjet më parë ata shkuan përtej Drinit dhe mbetën andej, por ruanin komunikimin. Kur u ndanë tokat e Shqipërisë më 1913-n, ata mbetën përfundimisht jashtë kufirit. Pra, këta i shkëputën lidhjet me Shkodrën dhe më pas shkuan edhe në Prishtinë, ushtruan zejen e orëndreqësit që në atë kohë përdorej turqisht Sahatçiu. Tani Rita Ora e ka bërë mbiemrin në shqip, një fjalë që dhe ne, dhe shumica e botës e kemi marrë nga latinët. Shumë të dhëna i plotësova nga intervista e të shoqes Besës, e cila u bëri një përshkrim me shumë modesti, por me shumë vërtetësi.

Çfarë të tha tjetër Besa, gjyshja e Ritës për origjinën?
– Nuk e zhvillova gjatë këtë bisedë, sepse nuk ngula këmbë. Ka ndodhur kjo shpërngulje më shumë se 100 vjet para. Është diçka normale, ashtu si familja ime, Kyçyku, që 200 vjet më parë ka qenë nga Mokra. Shqiptarët kështu kanë lëvizur gjithmonë.

Besim Sahatçiu me Kadarenë dhe aktoren Myfarete Ajeti, 1971

Në librin tuaj biografik është edhe një foto e Besimit në Kosovë me Ismail Kadarenë në vitin 1971. Si ka ndodhur ky takim?
– Ka vajtur Kadareja atje dhe ata kanë bërë takime miqësore, të gjithë kosovarët ishin kuriozë të njihnin Kadarenë, sepse që atëherë ai ishte i njohur. Besimi kishte mik edhe Azem Shkrelin e Naum Priftin nga Shqipëria. Besim Sahatçiu ka ardhur edhe në Shqipëri në atë kohë. Në profesionin e tij ai marrë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Unë në vitet ’70 isha pedagog në PRishtinë, në kuadër të shkëmbimeve të pedagogëve që u bë atëherë me Kosovën, por nuk pata kontakt vetë me Besimin.

Por emri i tij ishte shumë i njohur sepse ai njihej si poliglot, si krtik arti dhe estetet e rejosr i ekranit dhe skenës. Prandaj unë e kam shkruar titullin Një jetë për ekranin dhe skenën. Besmi kishte studiuar në Beograd, ku ishin kokat e Sllovenisë e të Kroacisë që ishin të zhvilluar kulturalisht sepse kishin pasur marrëdhënie me Austrinë, ndryshe nga vendet e tjera t ëish-Jugosllavisë që ishin nën ndikimin e Turqisë. Ka qenë shumë prodhues Besimi dhe ka zhvilluar shumë filma. Në libër janë të gjitha.

Po djali i Besimit, Besniku, ka dhunti artistike?
– Besniku nuk ka dhunti artistike, nuk është marrë me artin, por është konsumator i zellshëm i artit.

Si ta ka treguar ai vetë fëmijërinë e Rita e Orës?
– Rita kur ka qenë e vogël, ka qenë një fëmijë çapkën dhe i zakonshëm, si gjithë fëmijët, ajo nisi gradualisht të shquhej me këngët që këndontë. U bëri përshtypje zëri dhe ky zë u dëgjua nga specialistët dhe ajo u ngjit shuëm lart me artin e saj, ende pa mbushur 20 vjeç. Pavarëisisht kësaj edhe Rita i ruan traditat e familjes, dhe ruan kontakte të ngrohta me shqiptarët. Në familje ajo është ndryshe nga ajo që del në skenë me veshje ekstravagante.

Shumë specialistë të muzikës vunë re dhuntitë e saj, dhe më pas ajo u bë mjaft e njohur në botë. Në familjen e Rita Orës më treguan se gjyshi Besimi, u ka thënë fëmijëve, se “me të gjithë shqiptarët jemi i njëjti gjak. Ju duhet të ecni në jetë, por duhet të mos harroni lidhjet dhe rrënjët nga i keni”. Kështu gjyshja e saj Besa jeton herë në Londër herë kthehet në Kosovë tek rrënjët.

Po vetë gjyshja e Rita Orës, Besa si ta ka fëmijërinë e Ritës?
– Besa natyrisht që tregon për dashurinë që ka pasur për të. Kur ajo flet të bënë përshtypje me pasurinë e gjuhës shqipe. Të dy gjyshërit e Ritës flisnin me normën letrare përsosur. Besa është një grua e hijshme. Ajo të shoqin Besimin e ka përshkruar si baba të dhembshur, të lidhur me familjen.

Dhe Rita është shumë e lidhur me gjyshërit. Por Besa ishte shumë modeste, dhe unë duhet ta ngacmoja të fliste më gjatë, sepse ajo fliste vetëm kështu, 2 e 2 bëjnë katër. Ajo më ka thënë se ai ishte i lidhur dhe i preokopuar për të ardhnen e kombit dhe për këtë unë kam shembuj e dokumenta në libër.

Kur ke shkuar në shtëpinë e Rita Orës si je ndierë?
– Shumë komod. Ata kanë një shtëpi të thjeshtë, edhe pse nuk u mungon asgjë, atje nuk ka superluks. Dhe për Ritën flasin rrallë, u vjen zor se mburren. Besniku, babai i saj më tha. “Flitet aq shumë për të, sa nuk ngelet se çfarë të themi më”.

Burimi: http://shqiptarja.com/