Pse të besosh në Zot? Përgjigjet Kierkegaard

0
636

12 SHTATOR 2017

Një prej filozofëve danezë më të njohur, e i cili konsiderohet edhe si themelues i ekzistencializmit bashkëkohor, Soren Kierkegaard (1813-1855), përgjigjet në pyetjen pse ti besosh Zotit?

Sipas tij, njeriu mund të jetë vetvetja vetëm para Zotit.

Njeriu vjen në jetë me gjithçka, i pajisur me jetë materiale dhe me shpirt. Gjithçka na është dhënë që mendja jonë të pasurohet sa më tepër që është e mundur. E vërtetë, supozohet që do të vuajmë, por në asnjë moment unë nuk e kam humbur shpresën. Fuqishëm i kam bërë ballë jetës” tregon Kierkegaard.

* * *

France Culture po e transmeton një dokumentar radiofonik ku tregohet më shumë mbi këtë diskutim. Kierkegaard thotë se si i vogël i është bindur gjithçkaje, por asnjëherë idesë që të mos jetë një zog i lirë.

I kam kërkuar kohë më parë Zotit të më japë zellin dhe durimin e nevojshëm, që unë ta kryej detyrën, të cilën ai vetë ma ka dhuruar. Unë arsyetoj nga ekzistenca, jo përreth ekzistencës. Duhet ta kërkojmë Zotin, por ndonjëherë mëkati ynë na pengon që ta bëjmë këtë” pohon filozofi danez.

* * *

Kierkegaard e ka thënë moti se ekzistenca e Zotit nuk mund të vërtetohet. Ai gjithmonë e ka potencuar se Zoti është përtej nesh, njëjtë edhe ekzistenca e tij. Ai thotë se megjithatë, vendimi më i mirë në jetë është të jetojmë të mbështetur tek Zoti. / KultPlus.com