“Shqipëria pret pranimin në BE, në dhjetë vitet e ardhshme”

0
409

Unë mendoj se është realiste që Shqipëria, dhe vendet e tjera të rajonit të bashkohen me BE-në brenda një 10 vjeçari”.

Kështu tha ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në një intervistë për Reuters, të botuar të mërkurën.

Ai paralajmëroi në të njëjtën kohë se në BE, diskutohet gjithnje vetëm kostoja e Zgjerimit të Bashkimit me vendet e Ballkanit Perëndimor:

Nuk kam dëgjuar qe të flasë dikush për koston e moszbatimit.”

Në sfond qëndrojne rezervat e disa shteteve të BE-se kundër pranimit të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Por ne po flasim këtu për një rajon që është gjeografikisht qartësisht pjesë e Evropës“, tha Bushati.

Në fillim të shkurtit, Komisioni i BE -se i ka hapur gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë për t’u bashkuar me BE-në, deri në vitin 2025, por në të njëjtën kohë ka bërë thirrje për përpjekje më të mëdha për reforma. Bisedimet janë hapur tashmë me Serbinë dhe Malin e Zi. Sipas informacioneve të Bushatit, Shqipëria qëndron pak para fillimt të çeljes së bisedimeve të pranimit.

Perspektivat e pranimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor theksohen edhe në Marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU, CSU dhe SPD.

Megjithatë, gjatë disa muajve të fundit ka patur raporte mbi ndikimin për shembull, të Rusisë, Turqisë apo Kinës, të cilat mund të pengojnë afrimin me BE.

“Ballkani Perëndimor konsiderohet një fushë gjeostrategjike shahu”, pranoi Bushati. Rajoni, është për shembull i rëndësishëm për sigurinë e Europës, për shkak të luftës kundër terrorizmit islamik, dhe si pasojë e të qënit si itinerar për refugjatët, që drejtohen për në veri.

Kina gjithashtu po investon aktualisht në sektorët strategjikë të vendeve, veçanërisht në sektorin e minierave dhe të energjisë. “Ne vërejmë se edhe Japonia është angazhuar së fundmi,” tha Ministri i Jashtëm shqiptar. Këto investime janë gjithashtu të mirëpritura. “e rëndësishme është se askush nuk e sheh këtë, si një alternativë për anëtarësimin në BE, por vetëm si një shtesë ndaj procesit të pranimit,” thekson Bushati.

Në të njëjtën kohë, ai i bën thirrje Gjermanisë dhe BE-së që të rrisë angazhimin e saj në rajon.

Gjermania ka iniciuar të ashtuquajturin proces të Berlinit për rajonin, i cili synon të nxisë bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet organizimit të Samiteve të rregullta.

“Por unë do të doja të shihja veprime më konkrete,” tha ai. Nevojiten investime ndërkufitare në infrastrukturën e shumicës së vendeve të vogla. “Kjo do t’i lidhë vendet e Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin, por edhe me BE”.

Bushati nuk pret që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të bashkohen në BE në të njëjtën kohë.

Ai i referohet ende mosmarrëveshjeve mes të vendeve të veçanta, kryesisht ndërmjet ish -republikave jugosllave.

Edhe ministri i Jashtëm federal Sigmar Gabriel sapo ka theksuar se Serbia mund të bëhet anëtare e BE -së, vetëm nëse njeh pavarësinë e ish-provincës së Kosovës.