Thirrje për ta ndihmuar shërimin nga kanceri të regjisorit Bekim Lumi

0
707
Bekim Lumi, vdes 30.07.2018

NDIHMONI REGJIZORIN BEKIM LUMI QË TË SHËROHET…

Një njeri e shqiptar i mirë, intelektual dhe regjisor i talentuar, Bekim Lumi, tani po e mësoj me mjaft keqardhje, se vuan nga kanceri, dhe se ka shpenzime tepër të mëdha, për trajtimin e tij në Gjermani.

Bëj thirrje edhe unë, si një mik i vjetër i tij, ashtu si kolegët e tij, që të jepni kontributin tuaj, për ta ndihmuar atë. Shpresoj se Bekim Lumi​ ose ndonjë afër tij, do të publikojë një numër llogarie diku, që njerëzit që duan të kontribuojnë, përfshirë edhe mua, të kenë mundësi që ta bëjnë këtë.

I uroj Bekimit fat në këtë fatkeqësi të madhe, dhe shpresoj të gjendet edhe ndihma financiare e duhur, që Bekimi të trajtohet e shërohet! /AÇ

PRISHTINË | 22 SHK 2018 | Nga Ekonomia Online

Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, që prej dy vitesh është duke u përballur me sëmundjen e rëndë të kancerit. Meqenëse një periudhë e gjatë kohore dhe shpenzime marramendëse, të cilat i kishte mbuluar vetë dhe me ndihmë të miqve, e një pjesë Ministria e Shëndetësisë, tashmë është bërë e lodhshme që të përballojë me vetë financim gjithë këto shpenzime. Artistë të skenës teatrore, muzikore dhe filmike kanë bërë së fundi një thirrje për të dalë në ndihmë regjisorit Lumi, raporton gazeta Shneta.

Më poshtë gjeni thirrjen e plotë si dhe të dhënat e kontos dhe të tjera, nëse dëshironi të ndihmoni.

Të dashur miq, Ne, të poshtëshënuarit artistë të skenës teatrore, filmike, muzikore dhe televizive, miq dhe bashkëpunëtorë të regjisorit Bekim Lumi, jemi nismëtarë të kësaj letre, përmes të cilës apelojmë te njerëzit e vullnetit të mirë për ndihmë, mbështetje dhe solidaritet financiar. Që prej dy vjetësh regjisori i mirënjohur dhe Profesori i Fakultetit të Arteve të UP-së, Bekim Lumi, është duke u përballë me sëmundjen e rëndë të kancerit.

Gjatë kësaj kohe, shpenzimet e trajtimit të gjatë mjekësor në Gjermani kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha dhe ato, me sforcim të madh, janë përballuar vetëm nga familja e Bekimit. Në ndërkohë, pjesërisht, ai është ndihmuar edhe nga disa artistë, miq të tij të ngushtë, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës. Por, përballë kostos marramendëse të trajtimit të deritashëm mjekësor, ato ndihma tashmë janë shpenzuar. Tash ka ardhë një moment kritik, kur, për shkak të shpenzimeve të mëdha financiare, atij i duhet mbështjetja jonë më e madhe për ta vazhduar përballjen me sëmundjen e kancerit. Shërbimet mjekësore në Gjermani kanë marrë përmasa të papërballueshme.

Ndaj tij, për shkak të specifikave të kancerit, veç tjerash, tash po zbatohet një terapi e veçantë, e cila, krahas analizave të shpeshta mjekësore, nënkupton trajtimin mjekësor me një ilaç, i cili kushton jo më pak se 8.500 (tetëmijë e pesëqind) Euro në muaj. Trajtimi mjekësor me këtë ilaç zgjat të paktën një deri në dy vjet, që don të thotë se vetëm për një vjet shpenzimet për të kapërcejnë shumën e 100.000 (njëqindmijë) Eurove. Praktikisht, shpenzimet e këtij trajtimi mjekësor individualisht nga Bekimi dhe familja e tij janë të papërballueshme”.