ÇAMËRI, EDHE UNË JAM ÇAM

0
600
Atdhe Rrustem Geci

Motër e gjakut, motër e shpirtit, motër e zemrës, dhimbjen tënde e ndjej, e kam në gji. Kraharori i tëri më digjet. Motra ime, shpirti im, edhe unë jam çam. Yllneshë e Epirit, e Zeusit dhe e Homerit, e Pirro Burrit, dhe Aristidh Kolias, mbahu ! E di s´e këmisha në trup të kullon gjak, por, mos u jep. Je në vendlindjen tënde, në tokën stërgjyshore shqiptare, në tokën e prindërve tu.

Çamëri, pemë e gjuhës shqipe, qytetërim shumë i lashtë. Falë njerëzve tu të zgjuar, dhe mendjeve krijuese, mjeshtërit çamë të Epirit, ngritën Akropolin, Dodonën, dhe Faraonëve të Egjiptit, ( arkitektët çamë ) ia dhanë dorën dhe mendjen, të bëjnë piramida, për vdekjen e tyre poetike. Çamëri, e bukura e Atdheut, të kam bimë në zemër. Në çertifikatën tënde të lindjes ti ke 23 mijë kilometra katrorë sipërfaqe të trashëguar dhe mbi 130 shekuj ekzistencë shqiptare. Jo kot, ti je himn i shkruar i gurit të pjekur mbi argjilë.

Çamëri, Je populli krijues i qytetërimit të lashtë. Je lavdia e gjithë neve.Të gjitha krijimet në Epirin Pellazgjik kanë firmën e mendjes dhe të gjakut tënd. Arvanit, thirri mendjes, je vëlla me çamin, një ADN-ë e keni çamët dhe arvanitët. Andaj, koha s´pret, duhet filluar nga e para. Rrëmbeni abetaret shqipe, mësojeni së bashku gjuhën amtare, Bizantishtja s´është gjuha juaj. Vëllai im çam dhe arvanit, lexo Alfabetin e Lemnosit, shqipen tënde të lashtë!…

Atdheu ynë në Çamëri shtrihet deri në More. Çamëri, jehonë e Ribashkimit të atdheut, a je gati. Ora e kryengritjes dhe lirisë po
troket. Çamëri, ti je gjuha në luftë!…

Rrustem Geci – Dortmund, 2018