Triumfon “Dua të të bëj të lumtur”, debuton si regjisor malësori Eduart Grishaj

0
3438

AUDIENCA E TË SHTUNËS

E shtuna shoqërohet gjithnjë me garë mes televizioneve në vend për shikueshmëri. Ndërkohë ABACUS ka publikuar se kush ishte televizioni më i ndjekur mbrëmë.

Nga përfundimet del se “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, që prezantohet nga Arbana Osmani tashmë me një risi përsa i perket regjisë, ishte emisioni më i shikuar. Mbrëmë ka debutuar regjisori i talentuar shkodran nga Malësia e Madhe, Eduart Grishaj, i cili prej vitesh është pjesë e TCH, por që të shtunën ka qenë për herë të parë në rolin e regjisorit.

I dyti është “Al Pazar” nga Agron Llakaj në Vizion Plus. Ndërsa në vend të tretë është Ermal Mamaqi me emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Siç vihet re Ermali ka rënë nga renditja duke qenë se konsiderohet një nga emisionet më të ndjekura të së shtunës.