KORRUPSIONI KRIMI DEMASKIMI DHE NDESHKIMI

0
466

Për dijeni zonjes nderuar Arta Marku kryeprokurore e republikës së Shqipërisë
Z. Fatmir Xhafaj ministri i punëve të brendshme.
Dhe z. Edi Rama kryeministri i përkushtuar për Vetingun dhe drejtësinë reforma kryesore juridike me përmasa kombëtare historike.

SALI LEKA

Tregimin duhet ta lexojnë punonjësit e dikastereve të shtetit, zyrtarë, titullarë dhe funksionarë të bashkive dhe ministrive që janë ngulur në karriget e zyrave që nga viti 1993 dhe nuk shkulen deri sat ë thahen dhe të kalben si krande. Kanë 25 vjet që ulurasin dhe skermiten nëpër studio televizive: “Do ta zhdukim korrupsionin!” por korrupsionin nuk mund ta zhdukin as sot as neser ata zyrtarë zuzarë të molepsur që e kanë bërë vetë korrupsionin.
Tregimin duhet ta lexojnë gazetarët e redaksive të gazetave dhe televizioneve. Se nuk lexojnë dhe nga mos leximi janë bërë shurdh memecë dhe nuk i dëgjojnë fjalët dhe ankesat e popullit për telashet dhe padrejtësitë makabre që u shkaktohen nga titullarë dhe funksionarë injorantë obskurantë negativë regresivë me afera korruptive galopante skandaloze monstruoze.
Këta gazetarë langarë, shtrembalarë as nuk shikojnë as nuk bëjnë investigim mediatik, as demaskim artistic publik, për të kontribuar dhe ndihmuar hetimin juridik në verifikimin dhe zbulimin e ingranazheve sofistike të kusarëve, mizorëve dhe zuzarëve.
Fatmirësisht për popullin shqiptarë, për rininë fidanishte me filiza dhe trëndafila shkëlqimtarë të Atdheut, ka gazetarë me etikë dhe kulturë shembullore të admiruar, me kontribut të çmuar. Janë dhe do të jenë të palodhur, të papërtuar dhe kanë botuar tregimin “GURGULJA DHE POTERJA E GAZHULEVE”.
Tregimi ishte produkt i dobishëm, i shtatë intelektualëve dhe shkrimtarëve ish të burgosur, të përsekutuar nga mizorizmi i tërbuar i shekullit XX, që kurrë mos u ktheftë…
Fatkeqësisht duan me e rikthyer reziluckit e gelbosur, duke thurur zgërdhecka, dhe tjerrur mysibecka, për të matufepsur dhe tromaksur llogjikën e njerëzve me psiko-ilmike të dobët, të mangut.
Kurse neve me vullnet sublim krijimet tona letrare artistike i bashkojmë me tregimet vizionare eposike të shkrimtarit dhe poetit Sali Leka me ngjarje të vërteta, fakte konkrete dhe demaskime të drejta.
Do të kemi akoma tregime sarkastike stigmatike për ata zuzaristë sharlatanistë, që duan me i gërryer edhe kockat popullit të shumëvuajtur shqiptarë, ashtu si kanë gërryer pyjet, livadhet, kodrinat me pemë frutore dhe luginat klimatike pjellore Arbanike, Xhersike, Arbnore, Iliro-Pellazgjike.
Jemi të obliguar me falenderuar stafin e merituar artistik mediatik për botimin e tregimit jetik i titulluar: “GURGULJA DHE POTERJA E GAZHULEVE”. U botua nga stafi i talentuar fisnik i dituruar, filozofik i nderuar me taban në rrafsh Baçallik ngjit me Taraboshin beden Dalmatik historik, dorë për dore me Rozafinën kushtrimtare legjendare.
Dhe tani me shumë admirim po vazhdojmë tregimin në vijim me debat dhe bashkëbisedim, por debatin e urrejnë ata langarucë që kanë mizën në ballë dhe mushkonjën në bark.
Bashkëbisedimin sublim nuk e duan shtrembalucët, gënjështarucët, injorantët dhe obskurantët e maskaradave lukuniste.
Analistë dhe publicistë reziluck shtrembaluck sharlatanistë kanë mbushur mijëra faqe gazeta dhe miliona fjalë me trillime dhe gënjeshtra neveritëse duke stisur dhe sajuar kusarë, mizorë dhe zuzarë imagjinarë, që nuk shikohen asgjëkundi. Kurse mizorët, zuzarët, kusarët dhe kriminelët e vërtetë kanë 26 vjet që bëjnë kërdi, batërdi dhe tragjedi në Shqipëri, që nga viti 1992.
Dhe akoma nuk pakësohen, por shtohen, se nuk investigohen, nuk demaskohen dhe nuk ndëshkohen.
Njerëzit e mirë, të drejtë, fisnikë të sinqertë humanistë ishin dhe janë në mëshirën e kusarëve, mizorëve, zuzarëve dhe kriminelëve të egër, që nuk duan as nënat e tyre që i kanë lindur dhe rritur.
Kusarët, zuzarët, spekullantët, mizorët, fallsifikatorët dhe gënjeshtrarët kanë të drejtë të vjedhin të grabitin, të fallsifikojnë, të gënjejnë, të shpifin sa më shumë, por kanë edhe të drejtën tjetër: “Të japin ultimatume mediatike nëpër studiot televizive: Mos na pengoni! Do të vjedhim akoma më shumë! Do të gënjejnë sa të duam! Do të shtrembërojmë dhe fallsifikojmë dokumentacionin e aferave korruptive derisa të mbushemi se jemi mangut.
Del pyetja: Pse ka ndodhur kështu?
Pse populli shqiptar duhet të qëndrojë nën komandën e mizorëve, kusarëve, zuzarëve, të gënjështarëve , spekullantëve, dhe të fallsifikatorëve monstruozistë.
Përgjigja: Ka ndodhur se në Shqipërideri tani nuk kishte organ juridik ekzekutiv, as dikaster inventari verifikimi invenstigimi as financier kontabiliteti, por kishte zyra dhe menxyra ibreti rremeti dhe mysibeti, si në kohën e otomanizmit obskurantist.
Titullarët dhe funksionarët e shtetit, liderët, aktivistët dhe militantët partiakë nuk e kishin zemrën dhe mëndjen për tu dituruar dhe kulturuar, por si e si për tu pasuruar duke vjedhur, grabitur, rrënuar e shkretuar.
Sot Shqipëria ka shumë parti politike, por asnjëra nuk kanë financier dhe revizorë, për tu bërë inventarin kusarëve dhe mizorëve të zhytur dhe të përlytur në llumzhumin e korrupsionit.
Militantët dhe mitingashët e protestave dhe demostratave langaruce me katrahurë dhe baterdi gazhulucke, rezilucke i ka mbërthyer psikoza e lukunizmit, sat ë jeshë në funksion shteti, sa të keshë post e zyrë në bashki dhe ministri, vidh, grabit, mbushu, plotësohu me kapital e pasuri sa të mundesh, se nuk të jepet më rasti i volitshëm.
Ky mentalitet dhe kjo llogjikë mendimi dhe veprimi nuk janë dituri as kulturë njerëzore shembullore, por janë katastrofë dhe katrahurë mizore.
Kjo katrahurë katastrofike e tmerrshme ka nisur në vitet 1996-1997, kur u formuan firmat piramidale kusare me përmasa kombëtare.
Komandën e sundimit të popullit e morën kriminelët dhe mizorët, duke organizuar banda terroriste dhe vranë 2500 djem dhe burra, vajza dhe gra. Më shumë vranë në Vlorë, Lushnjë, Fier dhe Berat.
Masakrat vazhduan dhe në 15 mars 2008 dogjën fshatin Gerdec, vranë dhe përvëluan 26 njerëz edhe fëmijë.
Në 21 janar 2011 në bulevardin e Tiranës u vranë katër burra të pafajshëm. Kryeprokurorja Ina Rama nisi proçedurat e hetimit të kriminelëve, por iu versulen e diskriminuan e ofenduan me fjalë të pista brutale dhe vulgare. E diskretituan e poshtëruan publikisht.
Në Shqipëri ata që kanë kontribuar për drejtësinë dhe demokracinë janë anatemuar, janë urryer, janë përndjekur egërsisht dhe tmerrësisht.
Me ndëshkuar kriminelin, mizorin dhe kusarin është drejtësi shembullore, por edhe demokraci triumfatore. Drejtësia e forcuar është demokraci e konsoliduar, por deri tani demokracia nuk ka triumfuar, ndërsa drejtësia është dobësuar dhe lëngon rrënkon.
Demokracia gurgullon në zemrat dhe mendjet e djemve, burrave, vajzave dhe grave shqiptare, por në jetën e përditshme njerëzore ka vazhduar batërdia, anarshizmi dhe padrejtësia makabre monstruoziste.
Njerëzit indiferentë injorantë obskurantë, nuk e kuptojnë që jeta e çdo njeriu aq sa është vetjake personale po aq është edhe e përbashkët kombëtare.
Njeriu i vetmuar në pyellin me kafshë të egra i lejohet të bëjë si të dojë ai si person, por në shoqëri dhe qytet dhe fshat nuk i lejohet të bëjë si të dojë me qejfin e tij, as të vjedhi të grabisi sipas oreksit që ka.
Injorantët, indiferentët dhe obskurantët janë me keqbërës së vetë keqbërësit e jetës njerëzore. Fatkeqësisht janë shtuar. Shkolla është masivizuar dhe janë pajisur me diploma pa mësuar, por nuk janë pajisur me dituri dhe kulturë se diplomen e kanë paguar.
Prandaj kriminelet, mizorët dhe kusarët nuk janë ndëshkuar, por janë graduar, janë shpërblyer, janë ngritur lart në poste dhe funksione politike, juridike dhe publike.
Tani obskurantët skandalozë monstruozëe i janë vërsulur kryeprokurores Arta Marku.
Kurse unë e kam obligim të flas të drejtën, të shkruaj të vërtetën. Zonja e nderuar arta Marku e lindur e rritur në familje fisnike Atdhetare kombëtare tradicionale nga plejada e familjeve të deklasuara, të diskriminuara tmerrësisht dhe padrejtësisht nga ingranazhet makabre të diktaturës mizoriste.
Arta Marku juriste juridike e arsimuar e kulturuar duhet ta dijë: akoma sot njerëzit demokratë të vërtetë, liberalistë, modernistë të kulturuar dhe antikomunistë të betuar urrehen më shumë sesa në vitet kur sundonte Enver Hoxha dhe Ramiz Alia. Urrehen me ligësi dhe egërsi intelektualët dhe shkrimtarët e kulturuar dhe mendimtarë vizionarë të admiruar.
Arta Marku juriste mendimtare vizionare duhet të bëhet dhe guximtare. Mendimi vizioni dhe guximi duhet të jenë paralel.
Nëse mendimi vizioni dhe guximi nuk janë ne unison njeriu bëhet frikacak sakat dhe çalon. Frikacaku pa guxim bëhet injorant i rëndomtë dhe mediokër naiv. Ai bëhet sherbëtor i zellshëm i çdo mizori, krimineli, zuzari dhe kusari.
Me naivitet dhe pa guxim nuk mund të bëhet as gjykim, as drejtësi as ndëshkim të fajtorit. Bariu nuk frikësohet kur shikon ujkun dhe nuk largohet nga delet, por ish kryeprokurori Adriatik Llalla, u frikësonte kur shikonte kriminelin, mizorin dhe kusarin, u largonte dhe zhgarraviste dosjet penale sipas oreksit të tyre lubist dhe lukunist të pangopur.
Unë i kam përsëritur shpesh fjalët mizori, kusari, zuzari, krimineli dhe përsëri do ti shkruaj, por e di që zyrtarët, punonjësit, titullarët dhe funksionarët e dikastereve të shtetit të bashkive dhe ministrive nuk i lexojnë tregimet me fjalë të vërteta.
Për të lexuar duhet kulturë dhe dituri me diapason filozofik, por zuzarët, langarët, shtrembalarët dhe gënjeshtarët reziluck, nuk kanë dituri as kulturë, as vision sublim jetik.
Dy persona të njohur më thanë: “Dëgjo shkrimtari Sali Leka! Edi Rama që ti e don dhe e ledhaton shumë, është kurvi i kurvit. Shkrimet e tua nuk i lexojmë kurrë! Janë të ashpra dhe të forta. Neve duam shkrime të buta të ëmbla si mjalti dhe sheqeri ashtu si kishte Enveri”.
Edhe unë u fola: Tregimet e mia nuk janë të ashpra as unë nuk jam i egër, por ju të dy ishit dhe jeni zuzarë, langarë dhe kusarë të zyrave, por edhe mizorë të baterdive dhe menxyrave.
Ata më thanë: “Nuk të kemi vjedhur ty Sali Leka por shtetin e kurvit dhe mos guxo të shkruash emrat tonë në gazetë, se të pin e zeza”
Edhe unë u tregova: Nuk frikësohem nga zuzarët, langarët dhe kusarët, por emrat e tyre nuk i shkruaj, se nuk i botojnë shtrembalarët emrat e kusarëve, as nuk i demaskojnë veprimet dhe zullumet e mizorëve, as trillimet dhe korruptimet e langarëve të gelbosur të ndyrosur.
Prandaj vidhni kusarë, grabisni shkretoni mizorë dhe zuzarë të llumzhuar deri sa Edi Rama të hapi në publik gazetën kombëtare tw betuar antikusare, antimizore dhe antikriminale për mirëqënien e popullit shqiptarë.
Edhe juve gënjeshtarë zgerdhec shtrembalarë gelboc, dhe spekullantë sharlatanistë, gënjeni sa të doni, shtrembëroni dhe fallsifikoni dokumentacionet e popullit të shumë vuajtur derisa të ngrihen nga varri Todi Lubonja , Fadil Paçrami, Xhemal Broja, Ibrahim Uruçi, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Petro Marko, Ismet Cibaj, Eqrem Biba, Dhimitër Fullani, Minush Jero, Fatbardha Spahiu dhe të hapin televizionin publik kombëtarë historik, për të demaskuar delenxhijt reziluck, maskarenjt gazhuluck dhe obskurantët e tërbuar skandalozë monstruozë.
Me shumë nderim dhe kujtim për Todi Lubonjën dhe Fadil Paçramin dy korifej të kulturës, por u masakruan nga mizoristët e diktaturës makabre tragjike.
Ka 45 vjet që Shqipëria nuk ka organ mediatik për të bërë debat jetik me vision humanist demokratik, por kishte dhe ka slogan demagogjik skurrik shtrembalik rrakitik.
Me shumë admirim për Edi Ramën mendimtari, vizionari reformatori, shkëlqimtari, modeli, shembullori, guximtari.
Sali Leka Cel: 068 38 55 304
Shkrimtar dhe poet, erotik dhe eposik që nga viti 1967 me poezi brilante të mahnitshme dhe tregime të mrekullueshme shembullore të dobishem për jetën njerëzore, por nuk i botuan, i vodhën i censuruan redaksitë e gazetave “Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori” 40 vjet këto gazeta antihumaniste kanë botuar trillime langare zuzariste revolucionare.
Enver Hoxha gjeniu i madh i komunizmit shtyp, zhduk dhe vret armiq e tradhtarë të socializmit dhe marksizmit madhështorë.