Poezi nga YIÀNNIS YFANTÌS

0
471

1. MREKULLIA

Ç’dhi të përkryera, dhitë.
Lindën dje, por si ka mundësi të dinë
me kaq saktësi
gjithë gjërat e dhive.
Duket sikur kanë studiuar gjithë gjërat e dhive
përjetësishtë.

2. MIQTË E MJERË

miqtë∙
nuk mjafton që unë të vlerësoj vetëm këta,
po ata duan që të vlerësoj edhe gratë e tyre
duan të bëj shoqëri edhe me gratë tyre
domethënë
me çdo kusht ata duan
bashkëfajtorë.

3. NDRIÇIMI

Drita i ndan gjërat.
Errësira i bashkon…
Shfaqja e parë e gjërave,
vdekja.
Megjithatë
në dukjen e dytë
gjërat
janë
dritë.

4. KONTAKT

Mbështetur
në shtyllën
prej alumini
të autobusit urban
unë të prekja shpinën me krahun tim.
Prej aty shihja
prej aty dëgjoja
prej aty nuhasja.
Ishte dritarja ajo që prekja
ishte plagë kënaqësie dhe unë lumi
ujëvarë e elektrizuar nga e cila hidhesha
mbi trupin tëndë.

5. DO TË THOTË

Tani unë hap dyert që janë vetëm të miat
Secili tani hap dyert e veta
Secili tani sheh
gjërat e veta.
Dhe nëse ndodhë të gjëndemi përballë të njëjtave gjëra
Secili i sheh ato
me ngjyra dhe forma të
ndryshme.
Dhe nëse ndodhë t’i shohim
me të njëjtat ngjyra
dhe me të njëjtat forma
i shohim, jo në të njëjtin pozicion
jo nga i njëjti vend
jo në të njëjtën kohë.
Dhe nëse shohim saktësisht të njëjtat gjëra
në të njejtin pozicion
nga i njëjti pozicion
me të njëjtën ngjyrë
dhe në të njëjtën figurë
në të njëjtën kohë saktësisht
do të thotë
do të thotë që hapëm
derën
e fundit.

Përktheu nga origjinali: Krisa Ruli, student në Ahinë

Dërgoi për publikim, Faslli Haliti