Besa është kodi i nderit për kombin shqiptar

0
779

Hebrenjtë në Çikago duartrokitje për Shqipërinë dhe Kosovën

Filmi dokumentar “Besa” – (The Promise)me regji të Rachel Goshins është një projekt disavjeqar i drejtuar nga fotografi amerikano-hebroik Norman H.Greshman, që në vete përthekon orët e kujtesës historike në kohën e pranisë dhe të shpëtimit të refugjatëve hebrenjë në Shqipëri dhe Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Muzeumi Holokaust në (Skokie) të Çikagos sot kishte hapur dyert për të pritur filmin dokumentar “Besa” – (The Promise) dhe për të parë nga afër kujtesën historike se si shqiptarët e tre besimeve fetare(muslimanë, katolikë dhe ortodoksë) kishin dhënë besën për të pranuar dhe shpëtuar refugjatët hebrenjë që kishin ardhur në Shqipëri dhe Kosovë nga vendet e Evropës në flakët e luftës nga Nazi-fashizimi dhe aleatët në kërkim të shfarosjes së tyre deri në substancë.

Për të parë filmin “Besa”-(The Promise) kishin ardhur një numër i madh i qytetarëve hebrenjë, amerikanë dhe shqiptarë si dhe përfaqësuesit e SHSHA-së Mahmut Skenderi, Skënder Karaçica dhe Nazim Alimi që për bibliotekën e këtij muzeu dorëzuan dy publikime shkencore të përkthyera në gjuhën angleze “Shqiptarët dhe Hebrejtë” (Studim Monografik)të prof.dr. Shaban Sinani të botuar në Tiranë si dhe Librin e Arkivit të Shtetit të Kosovës “Krimet serbe në Kosovë” (1998-1999)të prof.dr. Jusuf Osmani të botuar në Prishtinë. Këto botime i mirëpriti Drejtoresha e Programit Publik Lilliana Polus Gerstner.

Ndërkaq, në këtë manifestim kulturor për orët e kujtesës historike për dy popujt shqiptaro-hebrejë morën pjesë udhëheqja e OGSHA-së Lirie Mehmeti, Ria Ismajli dhe Arjana Jaupi që të dyja këto organizata shqiptaro-amerikane në Çikago ishin pjesë e organizimit të këtij programi për kohën kur shqiptarët shpëtuan hebrenjtë nga dora vrastare Nazi-fashiste të kohës.

Kur filloi shfaqja e filmit “Besa”-(The Promise)në sallë u krijua një heshtje e thellë dhe të gjithë me vëmendje përcillnin personazhet shqiptare në Tiranë dhe ato hebreje në Amerikë dhe Izrael.

Filmit i kishte dhënë dritën për të afruar të dhënat historike për shqiptarët dhe hebrejtë bashkë në Tiranë dhe Shkodër, fotografi amerikano-hebroeik Norman H.Greshman, i cili edhe vetë kishte përjetuar orët e Holokaustit ai përmes aparatit të tij dhe xhirimeve me syrin e kamerës,përthekoj kohën kur hebrenjtë erdhën në Shqipëri dhe përmes kodit të besës shqiptare ata u strehuan dhe u bënë anëtarë të familjeve shqiptare, duke mos rënë në duart vrastare të ushtrisë Nazi-fashiste.Në këtë kohë shpëtuan 2.000 hebrejë gjatë orëve të Holokaustit.

Besa është një prej virtyteve të kombit shqiptar, kishte veneruar në rrugëtimin e tij në Amerikë, Shqipëri dhe Izrael, fotografi amerikano-hebreik Norman Greshman.Ky fotograf me temën e tij bosht “Code of Honor” kishte nisur mesazhin e tij për kombin shqiptar si i vetmi komb në botë që u dolën në mbrojtje hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fotografitë e tij me personazhe shqiptaro-hebroike kishin udhëtuar në Kongresin Amerikan në Uashington, Shqipëri, Bruksel dhe Prishtinë.

Për 90 minuta sa zgjati filmi “Besa” – (The Promise) pika më kulmore ishte rrëfimi i Rexhep Hoxhës nga Tirana,ku babai i tij para se vdiste i pati lënë amanet tre librat e shkruara në gjuhën hebreike të dërgonte Aronit në Tel Aviv pas gjashtëdhjetë vjetësh të ruajtura mirë nga regjimi komunist. Kulmi i ngjarjes historike ishte se si u takuan dy familjet në Tel Aviv dhe kthimi i kujtesës në kohën kur nëna shqiptare e kishte rritur Aronin tashti burrë i moshuar dhe, saherë që niste rrëfimin e tij për kohën e jetës e të rritës në Shqipëri, lotët ia ndalnin bisedën e tij.

Tre librat amanet nga Tirana dorëzohen në Tel Aviv dhe Rexhep Hoxha dhe Aroni pas kaq vitesh e bëjnë kulmin e ngjarjes për filmin “Besa” –
(The Premise)që u përcoll me vëmendje dhe lot nga të pranishmit në sallë. Pas shfaqjes së filmit në sallë u organizua debat i lirë për mesazhin e filmit dokumentar dhe për shpirtin human me kodin e traditës shekullore të besës për kombin shqiptar, ata i duartrokitën Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fund po theksojmë se SHSHA në bashkëpunim me bordin udhëheqës të Muzeut Holokaust në (Skokie)në Çikago,së shpejti do të vendoset Pllaka Përkujtimore me mbishkrimin: Prania dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore Shqipëri-Kosovë.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]