PIKTORI I REBELIMIT ARTISTIK

0
1387

ipresione

nga ekspozita personale e Piktorit të Popullit
Skënder Kamberi

nga: FASLLI HALITI

Zakonisht përfytërimet janë pa ngjyrë, por përfytërimi im i takimit me Skënderin ka mbetur me ngjyrë, atë mbrëmje të vitit 1956.
Në dosjen e nxënësit të liceut, një dosje e thjeshtë prej kartoni do të kishte vazhdimisht perla akuarelistike. Ashtu si perla krijohet nga një kokrizë rëre akuarelet e Skënderit krijoheshin me një fije letër, me pak ujë, pak ngjyrë dhe shumë talent…
Në vaj Skënderi ishte edhe më magjistral. Ai ishte princi i ngjyrës në gjithë liceun, kurse në skica dhe
krokira s’i gjendej shoku. Më thotë që ta lija

valixhen në studion e tij gjer sa të rregullohesha në konvikt. Studio?! Ç’ishte kjo studjo?! Po, po… Skënderi kishte studio. Askush s’ia kishte dhënë. Askush s’ia merrte. Ai e përdorte për të punuar dhe kjo i dukej gjithkujt normale.
Skënderin e përpinte dëshira për punë. Punonte me shumë dëshirë “Vetë dëshirën për punë unë e quaj talent”. Këto fjalë të Gorkit më kujtoheshin shpesh, kur shihja Skënderin kur punonte aq dëshirueshëm.

Vizatim nga S.Kamberi

Por, talenti i Skënder Kamberit dhe vetë Skënderi ishte sui generis. Skënderi ishte një nxënës i vështirë për pedagogët. Ai e eksperimentonte në ngjyrë, vizatim… Syri Skënderit evidentonte. Pedagogët këtë e quanin deformim. Skënderi interpretonte. Pedagogët këtë e quanin pazotësi, mungesë vizatimi. Mëkati i mungesës së vizatimit do ta ndiqte Kamberin gjatë viteve të liceut, akademisë, në jetë… Vitet e liceut u bënë për Skënder Kamberin vite punë dhe eksperimentesh sistematike. Ndërsa ditën punonte me ngjyra, natën gjer vonë, ai punonte vizatime anatimike, studionte perspektivën, duke vizatuar objekte të pambarimtë. Eksperimentonte guximshëm, organikisht, sinqerisht duke iu përgjigjur thirrjeve të brendshme misterioze të shpirtit.

“Venusin” e Milosit e pikturonte me jeshile? Venusi më shumë se një statujë dukej si një trung i veshur me dredhëza të blerta?
Në studio Skënderi po pikturonte një vajzë. Gjysma e portretit oranxhe, gjysma e blertë. Ishte periudha kur ai eksperimentonte në ngjyrë. Portretë të tjerë i kishte blu-roz. Dukej sikur portretet ishin si ca lëndina të ndritura përgjysëm nga një diell oranxh ose rozë. “Kryevepër”, i thashë për portretin që po bënte. Ne shokët i pëlqenjm eksperimentet e Skënderit, por ato nuk u pëlqenim profesorëve, disiplinës akribike shkollore.

Skënder Kamberi – pikturë

Ndaj vlerësimeve, Skënderi, nuk reagonte, por harlisej përbrenda. Kjo kuptohej nga mënyra se si e vazhdonte punën me temperament, me forcë krijuese më të freskëta. Ndaj vërjetjeve reagonte menjëhere me një “ po, po ke të drejtë, po nuk ndryshonte asnjë gjë. Vazhdonte në të tijën. Ndërsa të tjerët punonin në vende s’i shihte njeri, Skënderi punonte kudo, edhe në mes të sheshit “Skënderbej” afër policit. Mjafton që t’i pëlqente pejzazhi. Skënder e pikturon Venusi me një koncept të ri koloristik. Arrin një të bardhë brilante të një cilësie sipërane e cila do të shfaqej e pranishme në pikturën e Skënderit gjatë gjithë jetës krijuese. Ma tregoi. E dëgjova fjalën e shokëve, më tha. Tani po, i thashë, më pëlqen shumë Venusi i pikturuar me një të bradhë ajkë, të ngrohtë, është gibs, por jo e ftohtë si gipsi. Kur profesori i pikturës hyri në klasë dhe pa Venusin të pikturuar iu ngrohën sytë nga ajo mrekulli e bardhë, e rroku studentin në qafë. “Po ja kështu more Skënder…


Loading…


Ajo e bardhë e Venusit do të përsosej më tej në punën e diplomës. Dhe më vonë në viti 1966 ai e përsosi me bardhësinë e borës në tablonë e “Ndihma e shokut”. Këtu përdorimi i së bardhës i kishte kaluar kufitë e onirikes. Ajo ishte një habi koloristik. U fol se kur shuheshin dritat e ekspozitës ajo dritësonte errësirën si një prozhektor drejkëndësh. Por s’ishte prozhektor, zbardht bora e tablosë së Skënder Kamberit. Por zbardhin kristalet e tablosë koloristike “Ndihma e shokut”. Si ka mundur ta arrij këtë piktori? Kush ishte ky piktor ky me penel mag? Po “Vrana Konti” edhe këtu kolori i piktorit vlonjat do të bënte çudira për të dhënë epikën shqiptare. Nëse pena e Kadaresë e kishte bërë çudinë e saj për të dhënë qëndresën shqiptare, të njëjtën çudi po bënte dhe peneli kaberanë për të dhënë këtë qëndresë epike.

Po pse s’u ekspozua kjo habi artistike?! Pati dhe vite të tëra që piktori nuk po i ekspozohej as edhe një tablo. Megjithatë ai nuk hoqi dorë nga eksperimentimet e guximshme dhe rezultati nuk vonoi. Lindi tabloja “Buka e duarve tona”. Nëse dikur piktori vlonjat kishte bërë habira me të bardhën perlore, tani ai po habiste me të gjelbrën, të blertë. Eshe fusha s’e kishte kaq të bukur gjerbrimin grunor, mjeshtria që asnjëherë s’e eklipsonte artisti te piktori Kmberi, bënte që ai të realizonte jo tallora, por mrekullira që shpërthenin konizat. Dukej sikur gruri kishte mbirë në tablo. Gjithandej flitet për një tablonë “Vajza e valëve” e pikturuar si me petale e pikla vese. Ku është ajo? Është në Galeri? Por të mos e lëndojmë më tej piktorin… E para ekspozitë personale kjo e hapur para pak kohësh në Galerinë Kombëtare? Rrebelimi dhe dhimbja bridhnin nëpër tablotë e tij. Rrebelimi ishte edhe artistik edhe politik. Piktori rrebelonte kundër gjithë imitimeve dhe snobizmave, epigonizmit mënjanimin e traditës. Në ullishte e

NUDO, 1995

famshme artistike të Vlorës, shikoni se si ka mbetur, ulliri më vajor artistik
vetë piktori Skënder Kamberi…

1996