DIALOG
Unë dhe një mik pak më i vjetër
Përditë takoheshim në kafe
Për të pirë nga një raki
E për t’ i bërë ca llafe
Temë e jonë ishte poezia
Na shoqëronte dhe rakia : –
Ma ftohe më thoshte
Ti djalë i ri me atë poezi!
Unë i buzëqeshja
E i cakërronim gotat
Cdo ditë rrinim n’ kafe
E i bënim ca llafe
Gotat i cakërronim
Dhe të dy mendonim :
-A do të jetë një ditë kësmet
Që të bëhemi ndo herë poet?!
Miku një ditë u bë poet
Dhe iku në amshim
Kurse unë vazhdova jetën
Dhe mbeta poet n’gjakim.
POETËT ATËDHETARË
Poetët dhe shkrimtarët
I dua dhe i çmoj
Po në rend të pare
Poetët atdhetarë!
POETËT JANË TË ZGJUAR
Poetët janë të zgjuar
Ditë edhe natë
Janë rojë e atdheut
Janë pallë e Skënderbeut
Që vringëllojnë mbi atdhe
Janë shkreptimë
Janë rrufe.
POEZINË E KAM GJITHCKA
Poezinë e kam shok
Poezinë e kam mik
Poezinë e kam
Më të madhin çiflik
Ajo më shoqëron
Ajo më këndon
Kjo është poezia
Mu sikur rakia
Qysh kur isha fëmijë
Shkrova poezi
Vazhdova në rini
Por edhe në pleqëri.
Për vete të mban
Kurrë nuk të lëshon
Gjithë jetën të shoqëron
Dhe të dashuron
Pa ty së bashku
As në varr nuk shkon.
ME INFUZION DO SHKRUAJ POEZI
Me infuzion do shkruaj poezi
Për atdheun tim
E për liri
Për miqësi e dashuri
Poezi do shkruaj
Edhe n’ amshim
Për shpirtin e bardhë
E shpirtin e zi, o njeri!
DIASPORË
Diasporë, ti rojë e atdheut
Ju stërnipat e Skënderbeut
Kur atdheu po digjej flakë
Ju vrapuat turravrap
Gjithë shqiptarët u ngritën në këmbë:-
Jo, nuk të lëmë vetëm moj nënë!
S’je jetim pa babë e nënë
S’duam t’i shohim lotët në fytyrë
Ja të vdesim ja të rrokmë është më mirë.
Të përqafojmë nënëloke të kemi
Bijt e tu Kosovë jemi.
S’ka për të shkelë këmba e barbarit
Sa të jetë gjallë zogu i shqiptarit!
Asgjë s’kurseve, ti nderi i kombit
As bukën e gojës, as djersen as gjakun
Vëllezërve n’Kosovë për t’u dalë hakut.
Ti i solle atdheut-kurorën e lirisë
Ti je simbol i atdhedashurisë
Nëna Kosovë ju përkëdhelë me mall
Se nënëloken e dashur e mbajtët gjallë
Ti je shpirti- je vet liria
Je zemra e kombit – je krenaria
Je vet flijimi – je pavarësia
Diasporë ty të bekoftë zoti
Ti shkëlqeve kur i keq ish moti!
Jeni shpëtimtarë, jeni guximtarë
Zot i dolët atdheut, jeni faqebardhë!
Dërgoi për publikim, Milazim Kadriu, gazetar