Kafeneja

0
1050

Azem Deliu

U hap në lagjen time një kafene
Ku mblidhen dijetarët tash
Flasin për art, e për shkencën e re.
Për libra të gjelbër me kapakë të trashë.

Ndreqin kollaret dijetarët e tokës
Dhe flasin: pozitë, opozitë, pushtet.
Shankisti u bën kafenë si pikturë
Kamarieri është i njohur si poet.

Muzikë e lehtë, biseda të rënda
Dhe një kuartet i Shubertit.
Veç t’i dëgjosh njëherë ta ka ënda
Disidentët që i ushqen oborri i mbretit.

Kjo është kafeneja që zëvëndëson dijet.
S’ka nevojë për libra, gazetë a revistë.
Shkencëtarë të rinj janë bërë klerikët
Kritika e artit është plot me taksistë.


Loading…