Ministri i Diasporës Pendali Majko është dashtë të vizitoj Odën Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago

0
520
Pandeli Majko

SHSHA në vend të reagimit:

Si shkas për reagimin e SHSHA-së në Çikago u bë vizita e Ministrit të Diasporës Pendali Majko në Amerikë,i cili sot nisi takimet e tij me diasporën shqiptare në Detroit dhe sipas agjendës ai i shoqëruar nga Ministri i Kosovës Dardan Gashi do të vizitojnë Nju Jorkun dhe Teksasin. Na habit fakti se si e kanë lënë anash Odën Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago, që për ekonominë e të dyja vendeve Shqipëri-Kosovë ka shpreh interesim për politikat ekonomike të investimeve.

Kështu thuhet në fillim të këtij reagimi të SHSHA-së dhe me këtë rast ia përkujtojnë ambasadores së Shqipërisë në Uashington Floreta Faber, ndonëse kemi qenë në dijeni për ardhjen e delegacionit të dy ministrive gjegjëse nga Tirana dhe Prishtina për vizitë zyrtare në Amerikë,që në agjendën e kësaj vizite të jetë Oda Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago,për çka me kohë i jemi drejtuar me shkrim në e-mail zyrtar të Amabasadës së Shqipërisë në Uashington që Ministri i qeverisë shqiptare Pendali Majko të vizitoj këtë institucion të biznesit dhe të politikave të investimeve në Amerikë dhe në botë.

Mirëpo, për habinë tonë për kërkesën e SHSHA-së në Çikago ata në zyrat e kësaj ambasade dhe ambasadorja Floreta Faber as që e pa të udhës të paktën të përgjigjet me mundësitë ose jo të kësaj vizte të mirëpritur të Ministrit Pendali Majko në këtë institucion të rëndësishëm të biznesit dhe të investimeve në Amerikë dhe në botë, thuhet me tej në reagimin e SHSHA-së.

Vlen të theksohet se Ambasadorja Floreta Faber mori pjesë në pritjen solemne që pati organizuar Oda Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago për ish presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani dhe interesimi pos tjerash që të nisin projektet për investime në ekonominë shqiptare, ndonëse stafi profesional i këtij insitutucioni me kohë kishte njohuri të bollshme për resurset e pasura që disponon nëntoka e Shqipërisë dhe ato njerëzore për klimën e mirë për investime nga Amerika.

Në këtë takim të ngrohtë në Çikago,presidenti Bujar Nishani pati falur gjerësisht për marrëdhëniet shqiptaro-hebreje për praninë dhe shpëtimin e tyre në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore nga orët vrastare të holokaustit të Nazi-fashizimit duke kërkuar që nga Amerika mike të vijnë në Shqipëri bizneset dhe kompanitë kapitale për investime, kështu thotë SHSHA.

Për ardhjen e delegacionit dypalësh nga Tirana dhe Prishtina,zyrtarët e këtij institucioni të biznesit dhe të investimeve në Çikago të udhëhequr nga Daniel Shure, këshilltar i lartë dhe “Ambasador Nderi” i Shqipërisë e kanë mirëpritur që të vizitojnë Odën Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago.

Për fund po theksojmë se Ambasadorja Floreta Faber në Uashington e harroi Çikagon dhe anashkaloj SHSHA që me kohë e kishte bërë me dije për kërkesën që Ministrat Pendali Majko dhe Dardan Gashi të jenë mysafirë në institucionin e përmendur më lartë, thuhet ndër të tjera në reagimin e SHSHA-së.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]